Kriza e emigrantëve / Qindra mbërrijnë në stacionin e trenit në Vjenë

anazapta

Qindra emigrantë kanë mbërritur me tren në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, pasi u mbajtën për disa orë në kufirin hungarez. Shumë prej tyre morën menjëherë trenat për Gjermani, raporton BBC.

Austria ka kryer kontrolle në automjetet që hyjnë nga Hungaria pas tragjedisë ku 71 emigrantë vdiqën në një kampion javën e kaluar.

Ndërkohë, dje qindra njerëz kanë protestuar në Austri për trajtim më të mira për emigrantët.

Numri i emigrantëve që futen në Europë ka arritur nivele rekord, me 107 500 që kanë hyrë vetëm gjatë muajit korrik.

Gjermania është vendi i përzgjedhur nga emigrantët. Këtë vit, pritet që në këtë vend të hyjnë 800 000 vetë, 4 herë më shumë sesa vitin e kaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *