Dita! Në datën 23.06.2013, ndodhi një ngjarje e madhe që do të ngelet në historinë e gjithë shqiptarëve. Kjo ngjarje ka të bëjë me vullnetin e të gjithë popullit, përfshirë edhe njerëz me bindje të djathta. Edhe këta njerëz të zhgënjyer nga ish-partia në pushtet i dhanë një mësim të mirë arrogancës vrastare të një pushteti të shterpëzuar. Në 29 nëntor është Çlirimi i Shqipërisë mbi fashizmin. 29-a është numri ynë me fat. Nëpërmjet kësaj SMS-je do t’i uroja të gjithë ata që kanë ditëlindjen më 29, qofshin ata me bindje të djathta apo të majta. Me këtë rast do t’u bëja thirrje të gjithëve pa përjashtim, se e ardhmja është e të gjithëve dhe jeta do vazhdoj për të gjithë. Kokat e nxehta do të ftohen shumë shpejt, por mbi të gjitha njerëzit duhet të çojnë logjikën para ambicies. Mos të bëhen preh e retorikave të njerëzve që kërkojnë pushtet me dhunë. Faleminderit, M.Veshi.
SMS në DITA në 0689073730
