Ngjela: Arrestuan Xhelal Mziun, por jo Shkëlzenin. Këtu luhet teatër, Llalla të ikë

anazapta
gazeta dita cover

Të gjitha janë lodra. Nuk ka drejtësi në Shqipëri. Pushteti juridik në Shqipëri është në duart e krimit. Kështu shprehet avokat Spartak Ngjela në këtë intervistë dhënë mbrëmë në ‘DITA’. Shkas janë bërë disa qëndrime të njëpasnjëshme të avokatit në Facebook, ku shigjeton në mënyrë të ashpër drejtësinë në vend dhe sidomos ritmin e qeverisë aktuale për të reformuar sistemin e drejtësisë. Ekspresiv dhe i prerë, Ngjela flet për një reformim rrënjësor të sistemit të Drejtësisë. Përse avokati i njohur kërkon largimin urgjentisht të Kryeprokurorit Llalla?…

 

Zoti Ngjela, përse jeni kaq skeptik ndaj Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë në Shqipëri?

Sepse ky është realiteti. Këtu luhet teatër. U arrestua Kryetari i Bashkisë Kamëz, domethënë në Bathore. Kishte vjedhur me grushte… por opozita bëri protestë. Nga brenda PD-së më thanë se në korrupsionin e kryebashkiakut Mziu ka bashkëpunim edhe djali i Saliut. Më erdhi për të qeshur, sigurisht me protestën në fillim, por edhe me vijimin e akuzës më pas. “Vërtet mendoni ju se do të bëjnë gjë për Djalin e Saliut?”, i thashë atij që më tha… dhe kam të drejtë. Asgjë. Vetëm fjalë dhe kalim kohe, kapërcim momentesh, dhe gjithmonë do jetë e njëjta gjendje. Sot po shohim gjënë më qesharake: Po iu kërkohet hajdutëve që të gjykojnë dhe të dënojnë hajdutët. Por nuk është vetëm për të qeshur, sepse është edhe e dhimbshme për të gjithë ata që votuan kundër vjedhjes shtetërore në Shqipëri. Gjithsesi, lufta do të vijojë sërish, menjëherë, kur të gjithë ta kenë kuptuar se kjo që po ndodh është lojë…

 

Lojë nga kush?

Nga ata që drejtojnë sot drejtësinë. Këtu hyn jo vetëm Kryeprokurori, por edhe Presidenti. Sa të jenë ata në krye të punëve të gjyqësorit, mos prisni drejtësi. Ata po tallen me popullin…

 

E çfarë duhet bërë në këto kushte, sipas jush, zoti Ngjela?

Ai duhet të ikë, pra Kryeprokurori. E kuptoni apo jo, drejtësia është në duart e krimit në këtë vend. Si mund të bëjnë ata drejtësinë, si mund të arrestojë hajduti hajdutin? Jo mor zotëri, kjo nuk është drejtësi. Prandaj thashë se këtu luhet teatër. A mund të luftohet krimi apo abuzimi shtetëror që ka ndodhur me këtë Prokuror të Përgjithshëm? Me këtë Gjykatë dhe me këtë President? Kurrë mos e mendoni se do të ndodhë. Këto janë konglomerate njerëzish që i ka vendosur krimi në këto pozicione ligjore. Prandaj lë të kthehemi atje ku e nisëm: Na duhet një jetë shoqërore kompakte dhe me arsyen e krijimit të jetës dhe fatit të përbashkët, që të shpëtojmë nga një gjendje si kjo. Por ne flasim, por nuk bashkohemi; e njohim të keqen por nuk dimë ta luftojmë, dhe më në fund: e dimë të vërtetën, gjithmonë e kemi ditur, dhe gjithmonë kemi pasur frikë prej saj. Duhet ta lëmë jashtë derës këtë frikë, nëse do të duam që të ndërtojmë një të ardhme tjetër. Ndonëse kjo duket pak si ideologjike dhe ndoshta edhe si predikim, por, në fakt, është e vetmja rrugë.

 

Çfarë do të bënit ndryshe nga zoti Llalla, po të ishit në vendin e tij ju zoti Ngjela?

Kjo është një pyetje hipotetike. Nuk është koha për pyetje të tilla. E para e punës ai (pra Llalla) duhet të ikë. Kam kohë që e kam thënë këtë dhe e përsëris, ai duhet të ikë. Nuk bën drejtësi ai. / Bisedoi: Xhevdet Shehu

 

*  *  *

Kryeprokurori, në testin e tij më të vështirë

llalla nishaniNjë numër i konsiderueshëm dosjesh i janë dorëzuar në më shumë se tre muaj prokurorisë për hetim me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë së shkuar të Sali Berishës. Por edhe një numër tjetër fashikujsh janë duke u përgatitur për t’u denoncuar javët në vazhdim. Duket si një test i vështirë për organin e akuzës dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla. Aktualisht janë dorëzuar në prokurori dosje penale për “shpërdorim detyre” ndaj zyrtarëve të lartë të institucioneve. Asnjë prej tyre ende nuk është arrestuar. Shumë njerëz pyesin pse fjala vjen ish-ministri Arben Imami apo kryebashkiaku i Vlorës Gjika nuk arrestohen, kurse kryebashkiaku Xhelal Mziu përfundoi në pranga. Në ndërkohë, një test i vështirë është edhe dosja e Rezart Taçit, një manjat nafte i falimentuar, afër ish-kryeministrit Berisha. Problemi qëndron nëse steka do të rritet më tej. Aktualisht janë denoncuar një ish-ministër, një ish-zv/ministër dhe disa drejtorë drejtorish. Informacionet nga ministritë dhe institucionet e tjera flasin për përgatitjen e dosjeve të bujshme që pritet të dërgohen në prokurori për ish-ministra dhe zyrtarë të rangut të lartë, deri tek ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo është sprova më e madhe për organin e akuzës, nëse do i përgjigjet edhe raporteve të progresit të Bashkimit Europian, për të vijuar frymën e ndëshkimit të korrupsionit në nivel zyrtar të lartë. A do jetë në gjendje kryeprokurori Adriatik Llalla t’i përgjigjet kërkesës së BE-së dhe të mbajë peshën e rëndë të dosjeve penale të ish-mazhorancës, që e votoi atë në Parlament vitin e kaluar?. Kjo mbetet për t’u parë, teksa disa sinjale janë dhënë.

Sali Berisha

berisha femijet ne sfondËshtë vënë në qendër të akuzave nga më të ndryshmet. Por ‘karremi’ që duket se ai e ka kafshuar dhe nuk po e lëshon, është pikërisht çështja e borxhit publik. Sali Berisha është akuzuar për Gërdecin, për 21 Janarin, Durrës- Kukës, çështjen e detit dhe konçesionet. Por sipas gjasave, dosjen ia ka përgatitur dhe kopsitur më së miri Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Drejtuesit e FMN lëshuan një ‘batutë të hidhur’ pak ditë më parë, kur thanë se, “në shtator gjetëm shifra të tjera nga ato që ishin raportuar”. Dhe këto ditë po trajtohet çështja e një shume 750 milionë dollarë, deri në 1 miliardë dollarë borxh fantazmë, që ka dalë në sipërfaqe pas largimit të qeverisë Berisha. Pra dyshohet se është mashtruar vazhdimisht me shifra në të gjitha instancat, madje janë mashtruar FMN dhe BB, teksa tani audituesit kanë gjetur letrat dhe nxjerrë bilancin real. Kjo dosje do të bënte të dridhej çdo lloj kryeministri në botë. Dhe nëse depozitohet, ky është një provim i vështirë për kryeprokurorin Adriatik Llalla.

 

Ridvan Bode

Ish-ministri i Financave akuzohet se ka lejuar rritjen e tavanit të borxhit pa një ligj dhe vendim Parlamenti. Nga foltorja e parlamentit pak ditë më parë, Ridvan Bode sfidoi mazhorancën aktuale që ta çojë në prokurori nëse ka fakte. Por deklarata e fundit e FMN-së, duket se ka zbehur entuziazmin e ish-ministrit. Ndërsa pasardhësi Cani, në parlament, javën e kaluar, e pyeti ish-kryeministrin se si do përgjigjej për gjendjen e krijuar me borxhin dhe nëse përgjegjësinë do ia kalonte Bodes. Dosja është në përgatitje e sipër dhe duket se ish-ministri dhe ish-kryeministri i kanë ‘fatet’ e lidhura së bashku. Bode akuzohet edhe për shpenzime të tejkaluara dhe shpërdorime fondesh në ministrinë që ka drejtuar.

 

Shkëlzeni-Argita

Çfarë do të ndodhë nëse Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë materiale të reja për dosjen “Gërdeci” dhe rihapjen e saj? Po nëse Ministria e Drejtësisë rifreskon informacionin për kontaktet e Bumçit me Shkëlzen Berishën dhe këtij të fundit me Fatmir Mediun ditët që bëhej projektligji për Gërdecin? Mbi të gjitha bisedat telefonike të djalit të ish-kryeministrit pak minuta pas shpërthimit të fabrikës në Gërdec? A do të mundet prokuroria ta hetojë në rast të një dosje të re për djalin e ish-kryeministrit, por edhe për vajzën e tij, Argita Malltezi, e cila është denoncuar publikisht nga një biznesmen i huaj disa muaj më parë se i ka kërkuar ryshfet që leja e tij të miratohej në mbledhjen e qeverisë?

 

Genc Pollo

Mori përsipër të zhvillonte një tender dy herë. Skandali është denoncuar edhe nga opozita e djeshme dhe madje përgatitur një dosje. Bëhet fjalë për tenderin e fibrave optike, me vlerë 40 milionë euro, që i është dhënë një kompanie që u përfol se ishte afër ish-kryeministrit. Pollo pranoi të kryente një tender, duke shkelur procedurat dhe madje pati një përplasje me Ministrinë e Transporteve dhe të ndjerin Sokol Olldashi. Skandali ishte se tenderi u zhvillua dy herë, nga institucione të ndryshme, për shkak të shkeljeve dhe fituesi doli i njëjtë. / E. H

Share This Article
4 Comments
  • o spartak ti je njeri i zgjuar por kete nuk e di base .Sate jet ilir meta ose ilir kraba qe volli floririn bashk me sali serbin dhe me fatos pianecin na nuk arestohet as nje peshk i madh vetem peshqit e vegjel dmth cironat e vegjel fare .ti e degjove cfar tha edi qe ilirin e votuan 100000 veta por aron se dhe ti ishe o spartak ne kualicjon me ps dhe ty te votuan 1000000 veta pse nuk te dha pushtet apo ti ishe e njerkes dhe ai ishte i mamit te edit prandaj ketu as njeri nuk arestohet per korupsjon po nuk u arestua dhe ilir meta me te tijn qe ka ne parti se ka fajen llalla po e ka fajen edi frikacaku se me ilir meten ban pushtetin o spartak trimi

  • Shume komentuesve nga e majta nuk i vjen mire
    kur Ngjela leshon ndonje thum ne trejtim te qeverrise
    qe nuk po ben gje me sistemin e drejtesise .

    Shume here e gjykojne Ngjelen qe kritikon per arsye
    se deshiron te behet kryeprokuror!!!! Perse cfar ka
    ketu per tu cuditur edhe sikur Ngjela te kete ket
    ambicje, Ngjela eshte njeri qe e njef shume mire
    sistemin gjygjsor dhe kur flet per drejtesi, flet me
    kopetenca por do te shtoja qe eshte edhe shume
    i guximshem qe pa qene ne ndonje post qeverritar
    arrine te deklarohet ne kete menyre.

    Keto deklarata te Zt Ngjela duhet te jene nje kembane
    alarmi edhe per Ramen, qe do te thote qe nje pjese
    e shoqerise shqiptare nuk pranojne nje qeverrisje
    me publicitet duke treguar qe po permisojme ketu
    apo aty si nje fasade, por pretendojne qe te behet
    ajo qe nuk eshte bere keto 20 vjet domethene
    ” shtet ligjor” Reforme e thedhe ne drejtesi dhe
    shembull te mire mund te marrim nga vendet skandinave,
    ku ligji drejton shtetin.

    Ja nje shembull qe nuk ka te beje me artikullin.

    PS e ka me shtatus qe kryetari i partise nuk duhet
    te jete me shume se dy mandate, ketu do te shofim
    se sa demokratik eshte Edi Rama, ne qofte se Rama
    rikandidon perseri do te thote qe edhe ne kete parti
    qe mun te jete shembull per te gjitha partite e tjera
    nuk mund te kete demokraci. Ky arsyetim nuk ka
    te beje me figuren e Edi Rames, por me sistemin
    qe mund te themeloje ne jeten e politikes shqiptare
    vendimi i nje politikani qe mund te behet shembull
    per elitat e reja ne shqiperi.

    Ketu do te permendja shembullin e presidentit te
    pare amrikan George Washington qe mbas dy
    mandate qe qeverriste u largua nga kanditimi
    i mandatit te trete edhe pse ne ate koh nuk
    ishte ne kushtetuten amerikane e shkanzionume
    dy mandate, duke thene ” QE NUK LARGUAM
    NJE MBRET PER TA ZEVENDESUAR ME NJE
    MBRET TJETER” kjo thenie e George Washington
    ne vitin 1797 eshte nje shembull i mire per
    politikanet shqipetare te vitit 2014.

    Ne qofte se dikush kundershton duke thene qe shiko
    se berisha ka qene kryetar partie 22 vjet, do te thoja
    qe berisha eshte akoma kryetar partie de fakto, por
    ne qofte se PS do te justifikohej me veprimet e
    berishes,,, ATEHERE KU QENDRON NDRYSHIMI????

  • PO U NDESHKUA SALIU DHE BANDA E TIJ KORRUPSIONIT PUSHTETAR I VJEN FUNDI.

    Sepse ASKUJT me nga pushteti nuk do t’i shkoje nemendje te vjedhe dhe te vrase njerez pa u ndeshkuar nga Drejtesia. Kjo do te ishte KTHESA ne politiken shqyptare qe do te hapte rrugen e nje ndryshimi te VERTETE ne vendin tone. Kjo do te ishte nje pergjigje per AVOKATET e krimit ne Shqypni qe i justifikojne zullumet e pushtetit mafioz me “gjueti shtrigash” dhe hakmarrje politike, me predikime per moskthim prapa sepse Shqypnise i duhen investime dhe jo ndeshkime e shume brockulla te tjera kesisoj, tecilat kane nje qellim te vetem:

    TE MBAJNE ME CDO KUSHTE HEGJEMONINE E KRIMIT NE DREJTIMIN E SHTETIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *