Në një letër dërguar Agjencise Qendrore të Inteligjencës në SHBA(CIA-s), avokati amerikan Edgar M.Church, shpjegon në detaje vizitën e tij në Egjipt në vitin 1949 dhe ofron një tablo për të gjithë personazhet që njohu atje. Në këtë letër avokati amerikan shprehet se ai personalisht nuk ka parë apo takuar asnjërën prej motrave të Ahmet Zogut, por shton se kunata e Zogut, i ka rrëfyer atij mbi marrëdhënien që kishte Zogu me të motrën e vetë. Më pas avokati amerikan raporton dhe informon se gjatë një shëtitje me Geraldinën në rezidencën e re që po ndërtonte Zogu, kjo e fundit i bëri të ditur se motrat e Zogut do të jetonin veçmas çiftit, por la të nënkuptohej se përjashtim bënte Senija, e cila do të qëndronte pranë dhomave të Zogut. Avokati amerikan përshkruan në detaje dhe arkat me florinj që mbante Zogu në shtëpi dhe historinë e një shërbëtoreje të shtëpisë që u dyshua se kishte vjedhur flori. Më pas Edgar M.Church, detajon dhe të dhënat mbi motrën e Geraldinës dhe bashkëshortin e saj amerikan të cilët thekson se nuk mund të konsiderohen “veçanërisht të besueshëm”. Por përtej këtij fakt, në dosjen e de-klasifikuar amerikane të CIA-s, avokati amerikan në disa letra të njëpasnjëshme që i ka dërguar kësaj agjencie të inteligjencës ka theksuar faktin se edhe ai vetë besonte dhe kishte krijuar bindjen se Zogu dhe motra e tij Senije(të cilën amerikani herë e shkruan Xenida dhe herë Xeneia,) kishin një marrëdhënie intime mes tyre dhe se Geraldina, gruaja e Zogut, ishte në dijeni të plotë të këtij fakti.
Avokati amerikan nga ana e tij u afrua pranë oborrit të Mbretit Shqiptar në Ekzil nga vetë gruaja e Zogut, pasi ai ishte i martuar me kushërirën e saj. Më poshtë dokumenti i plotë i datës 11 Maj 1949 i de-klasifikuar nga CIA dhe i përkthyer në shqip:
SEKRET11 Maj 1949
-Memorandumi i dosjes: (me shkrim dore) Info nga Edgar M. Church, bashkëshorti i kushërirës së Geraldinës dhe avokat i Zogut
1. Mbreti Zog jeton në adresën 16 Rue Ekbal, Ramleh, Alexandria
2. Me aq sa konstatova unë gjatë vizitës ku takova mbretin, të ftuarit e tij dhe familjarët e tij, janë këto të dhëna të mëposhtme:
a) Kemal Bey Messari: Messari është një kujdestar i cili me sa duket kujdeset për punët e grupimit të Zogut dhe protokollin. Ai ishte personi që u dërgua për të më takuar mua kur mbërrita në hotel, hoteli ishte shumë pranë rezidencës së Zogut dhe në këtë hotel ai akomodon të gjithë të ftuarit e tij. Ai nuk mundi dot të hynte në bisedë me mua dhe më mbajti nën survejim për 2 orë përpara se të prezantonte veten. Unë e kuptoj këtë qëndrim të tij, si diçka të paramenduar që ka lidhje me protokollin e sigurisë. Ai hyn tek krahu i të fortëve, mban syze-teke, ai duket se thjesht rri kot aty dhe bën relativisht një jetë boshe.
b) George Gog: Gog është një ish-ushtarak i lëvizje së rezistencës në Shqipëri. Ai është i ri, diku tek 30 vjeç, ka flokë të zinj, sy bojëqielli dhe shtatlartë. Ai duket në një formë të përkryer fizike sa që nuk gjej fjalë ta përshkruaj. Nga ajo që kam kuptuar unë, ai ka mbërritur në shtëpinë e Zogut, përpara 6 muajsh(Tetor 1948), pasi ka qenë shumë aktiv me rezistencën dhe organizimin e rezistencës kundër komunizmit në Shqipëri.
c) Sater Martini: Martini duket se ka qenë Kryeministri i Zogut dhe miku më i besuar i tij, në kohën kur Zogu ishte zyrtarisht Mbret i Shqipërisë. Ai me shumë gjasa ka qenë njeriu më besnik në krahë të Zogut që përpara se Zogu të bëhej Mbret. Ai është afërsisht 60 vjeç, me flokë gri dhe me kaçurela. Ka sy bojëqielli dhe është shtatlartë. Ai është shërbëtori më i besuar i Zogut, sikundër është mëse e qartë se atij i janë lënë për administrim nga Zogu të gjitha punët e natyrës politike. Besnikëria e tij ndaj Zogut as që mund të vihet në diskutim dhe përshtypja që më la mua nga kontakti që pata me të është se ai do e jepte menjëherë jetën e tij për “Mbretin e tij”.
d) Konti Alexander(Skënder) De Villa: Villa ka nënën franceze ndërsa të atin shqiptar. Me sa kuptohet, babai i tij ka qenë ambasador në Paris për disa kohë, përpara vitit 1940. Villa është një nga anëtarët e hyrë së fundmi në të ashtuquajturin “Grupi Mbretëror”. Ai duket se merret me problemin e financave të Mbretit Zog dhe të transaksioneve Financiare. Ai shpesh në aksin Aleksandri-Paris. Gjatë kohës që po ndërmjetësonte së bashku me Zogun transferimin e fondeve nga “Guaranty Trust Company” e Nju Jorkut, për në “National City Bank”, Villa e mori atë me vete për të përgatitur prokurën e nevojshme të përfaqësimit në emër të tij, e cila i krijonte mundësinë për të ekzekutuar transfertën e fondit. Gjatë kohës që isha në Aleksandri, gruaja e Zogut, Geraldina, më kërkoi që unë t’i bleja asaj një automjeti Cadillac limuzinë me kapacitet për shtatë pasagjerë. Ndërsa isha duke përgatitur blerjen e këtij automjeti, në mënyrë indirekte më thanë se Villa do të ishte në gjendje që të kryente të fondeve që do më duheshin mua për blerjen e këtij automjeti.
Në gjykimin tim, Villa përdoret nga Zogu, pak a shumë si një shoqërues i gruas së tij, si dhe për ta përdorur për transferua apo transaksione fondesh në tregun e zi ndërkombëtar.
3. Nga të gjithë emrat që kam renditur, do theksoja që Alexander De Villa është njeriu më pak i besueshëm. Ai duket se është jashtë loje për sa i takon angazhimeve dhe punëve të mia me Zogun në Shtetet e Bashkuara. Zogu e ka urdhëruar atë që të bëjë siç unë i them. Villa herë shfaqet i ngathët e herë këmbëshpejtë për punët që ai vetë ka në dorë, këtu do të shtoja se kam një respekt të konsiderueshëm për nivelin e intelektit të Gog dhe Martini.
4. Pesë motrat e Zogut duket se jetojnë në rezidencën e tij së bashku me të. Më poshtë po rendis emrat e tyre sipas moshës, duke filluar nga më e moshuara.
a. Majide
b. Musezan
c. Xeneia
d. Naphia
e. Adele
Unë kurrë nuk jam takuar me ndonjërën prej tyre, e me sa duket në përputhje me ligjet Muhamediane ato jetojnë në një tjetër hapësirë të pallatit. Mbretëresha ma ka lënë të nënkuptuar në mënyrë indirekte, ndërsa motra e mbretëreshës, Virginia, ma ka shprehur në mënyrë fare të hapur, se motra e tij Xeneia, ka një ndikim të fortë tek Zogu. Është më se e kuptueshme dhe e dukshme se Zogu po jeton me motrën e tij në fjalë si burrë e grua dhe me shumë gjasa Villa përveç detyrave zyrtare është marrë edhe për të argëtuar gruan e Zogut. Sipas informacionit më të mirë që munda të siguroj dhe jam përpjekur shumë që ta siguroj këtë informacion, motrat e kanë mendjen që i vëllai t’i mbajë me lekë, me sa më shumë lekë që të jetë e mundur. Asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë nivel intelekti të spikatur, me aq sa munda të kuptoj unë.
5. Zogu dhe gruaja kanë një djalë të moshës 11 vjeç. Ai njihet si Leka. Ai është biond, me sytë e zinj, shumë i afrueshëm dhe flet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe shqip. Leka është shumë më i pjekur për moshën që ka. Zogu mundet të braktisë gruan dhe djalin duke menduar për rikthimin në Shqipëri, duke i lënë ata që të kujdesen për njëri tjetrin dhe Mbretëresha më tha se ajo dhe i biri duan që të shpërngulen për në Amerikë përpara se të jetë shumë vonë.
6. Ndërsa isha duke vizituar Zogun dhe gruan e tij, ajo më shëtiti tek rezidenca e re që ata janë duke e ndërtuar. Shtëpia është shumë e madhe dhe është shtrirë në një terren me hapësirë të konsiderueshme. Trualli ka kushtuar 20 mijë paund egjiptian ndërsa godina ka kushtuar rreth 10 mijë paund egjiptian. Kjo rezidencë e re është në pozicion diagonal me rezidencën ku banon aktualisht Zogu. Të gjitha motrat, me përjashtim të Xeneia, do të jetojnë në një tjetër shtëpi e cila ndodhet të paktën 300 yard më tej. Sipas planifikimit që kanë bërë, Xeneia do të akomodohet në dhoma pranë dhomave të Zogut ndërsa Mbretresha do ketë dhomat e saj disi më të shkëputura prej Mbretit.
7. I biri Leka ka një governante angleze që kujdeset për të dhe kjo governante me sa duket gëzon një besim të fortë në të gjithë familjen përfshirë dhe Mbretin dhe Mbretëreshën. Motra e Mbretëreshës më ka thënë muajin e fundit se kur ajo kishte ikur për disa kohë në SHBA, ndodhi që governantja ishte pushuar nga puna ose ishte duke u pushuar nga puna. Unë vetë nuk e kam parë e as nuk e kam takuar ndonjëherë këtë governante.
Kjo governante është punësuar nga Zogu, diku nga viti 1943 në Angli dhe është shpërngulur në Aleksandri së bashku me familjen, në kohën kur familja shkoi atje në vitin 1946. Duke marrë shkas nga pakënaqësia që kishte me infermieren Zogu i mban të ardhurat e tij në sasi floriri’ dhe me ç’kuptoj unë ai ka një shumë prej 800 mijë dhe i ka fshehur në arka që i mban në dhomat e tij të gjumit. Në këto arka ai mban dhe bizhuterisë e gruas së tij apo bizhuteritë e kurorës. Është një rregull i qartë për të gjithë se vetëm Mbreti dhe Mbretëresha mbajnë çelësat e këtyre arkave dhe se vetëm shërbëtorët apo njerëzit më të besuar mund të ndodhen në këto dhoma kur nuk ndodhet Mbreti dhe Mbretëresha. Me sa duket dikush tjetër ka pasur akses tek këto arka dhe që ka lidhje me vjedhjen që nënkuptova më lart. Pas hetimeve që kanë kryer ata kanë dalë në përfundimin se governantja ka qenë fajtore dhe kjo ka shërbyer për pushimin e saj nga puna.
8. Messari, Martini dhe Villa flasin që të tre një frëngjishte shumë të mirë, si shqiptarë që janë. Gog nuk di të flasë tjetër gjuhë përveç shqipes me sa kuptoj unë. Mbreti flet një frëngjishte mediokre, flet mirë gjermanisht, anglisht s’di fare, merret vesh turqisht dhe sigurisht që flet shkëlqyeshëm shqip. Motrat flasin një frëngjishte të çalë, me theks të fortë shqiptar. Mbretëresha flet anglishte perfekte, frëngjishte perfekte, gjermanishte perfekte, hungarishte perfekte, shqipe perfekte dhe pakëz gjuhë arabe.
9. Diku nga viti 1947, duket se motrat e Mbretëreshës së Shqipërisë bënë një vizitë në Romë për një takim me Papën. Nuk mund ta marr dot vesh arsyen e kësaj vizite. Mendoj se Mbretëresha dhe Mbreti janë të prirur drejt një divorci mes tyre dhe mund të ndodhë që Mbretëresha është e prirur për një edukim katolik të birit të saj ndërsa Mbreti synon një edukim Muhamedan. Jam i prirur të besoj se një divorc do të vinte vetëm si një vullnet i Mbretit se sa si një vullnet i Mbretëreshës. Mendoj se ajo e gjen veten më mirë në këto pozita si gruaja e Mbretit, se sa si një shtetase amerikane me të ardhura të kufizuara.
10. Mikesha më e ngushtë e Mbretëreshës jashtë familjes është Mbretëresha e Bullgarisë, Giovanna. Mbretëresha e Shqipërisë dhe ajo e Bullgarisë pijnë rregullisht çaj mes tyre të paktën 3 herë në javë, e me sa kam kuptuar nga bisedat me Mbretëreshën e Bullgarisë ajo është shume e kujdesshme ndaj Geraldinës. Duke qenë më e moshuar dhe me më shumë përvojë, Mbretëresha e Bullgarisë nuk rresht së këshilluari Geraldinën për problemet që ajo ka si gruaja e mbretit Zog. Kam një përshtypje se Giovanna është më e zgjuar nga ç’duket.
11. Mbretëresha Geraldine, ka një motër, të cilën e kam përmendur dhe më parë( Zonja Virginia Aponnyi Blackburn) e cila është e martuar me amerikanin Joseph Blackburn. Blackburn ka lindur në Denver, Colorado, është i shkolluar në “YALE” i diplomuar në vitin 1943 dhe punon aktualisht në “TMA Airlines”, 101, Champs Elysses, Paris, France. Blackburn vjen cik si i papërgjegjshëm, është i këndshëm, tip optimist dhe shok i komunikueshëm. Virginia, gruaja e tij, ka ndikim tek Geraldina më shumë se çdokush tjetër. Me ç’kuptohet ajo ka punuar me G-2 në Hungari gjatë luftës. Ajo është shumë e dobët mendërisht dhe fizikisht edhe për shkak të eksperiencës së saj me nazistët gjatë luftës në Hungari. Virginia është shumë e kujdesshme ndaj së motrës dhe bën çdo gjë për t’iu gjendur pranë. Asnjë prej të dyve, as Zoti dhe as Zonja Blackburn, nuk mund të konsiderohen veçanërisht të besueshëm megjithëse ata ekspozohen si persona me integritet të madh.
Letërkëmbimi mes zyrtarëve
Si e shikonte CIA avokatin amerikan që raportonte për Zogun
Dokumenti i deklasifikuar që zbardh korrespondencën mes dy zyrtarëve të CIA-s dhe interpretimin e tyre mbi statusin që avokati Edgar M.Church kishte në raport me Zogun dhe në raport me vetë CIA-n.
Më poshtë ofrohet letërkëmbimi sekret ndërmjet dy zyrtarëve të CIA-s, të cilin e kemi përkthyer pjesërisht. Përzgjodhëm vetëm pjesën ku sqarohet raporti i CIA-s me avokatin Edgar M.Church dhe roli i tij në planet e CIA-s për të inkuadruar dhe Zogun. Sipas këtij letër-këmbimi del e qartë se Church nuk është një punonjës mirëfilli i CIA-s por duke qenë se ka pasur marrëdhënie të afërta me familjen e Mbretit Zog, është vënë në dispozicion të kësaj agjencie për të informuar mbi të gjitha detajet dhe mbi gjithçka që kishte dijeni mbi Zogun. Nga ana e saj CIA kishte interes në përfshirjen e Zogut, dhe influencës së tij brenda Shqipërisë, për të realizuar operacionin OBOPUS/BGFIEND që synonte rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.
SEKRET
MEMORANDUM PËR: (….)
SUBJEKTI: a) Propozimi për Operacionin Shqiptar
b) Edgar M.Church, c/o Sherman, Sterling&Wright, 20 Exchange Place,Neë York
City(residence: 16. E, 72nd St., New York City)
1. Në vijim të bisedës sonë, mëngjesin e sotëm, po ju rendis të dhënat për subjektin tonë dhe karakteristikat e tij. Zoti Church është një avokat i cili punon në një firmë të njohur ligjore, i diplomuar në Universitetin e “YALE” dhe i angazhuar për të na ndihmuar në lidhje me ç’të mundet duke marrë shkas nga rrethanat e tij. Ai nuk ka kërkuar punësim nga CIA apo ndonjë agjenci tjetër shtetërore por ka shprehur gatishmërinë e tij me aq sa mundësi i paraqiten. Atë e solli për të më takuar mua zoti Presçot Childs, pasi dëgjoi historinë e zotit Church ai i bëri të ditur se OPC dhe OSO do donin të lidheshin dhe të flisnin direkt me të. Momentalisht nuk besoj se ata të OSO-s kanë kontaktuar me të, por e kam referuar emrin e tij tek ( e fshirë ) dhe tek (e fshirë) si dhe informacionin në fjalë, nëse OSO do të kishte interes.
2. Zoti Church, ka bërë të qartë se ka lidhje të mira me Mbretin Zog të Shqipërisë. Ai thotë se është përfaqësues ligjor i Mbretit dhe se kaloi një javë me Mbretin dhe Mbretëreshën gjatë një vizite në Aleksandri. Mbretëresha është një kushërira e gruas së avokatit Church, dhe sipas Church-it, vjehrra e tij ishte mblesa e martesës mes Zogut dhe Geraldinës. Zogu i besoi Church-it mbylljen e 120 mijë dollarëve në bankë në emër të gruas dhe të birit të vetë. Church pretendon se Zogu ka një besim të madh tek ai dhe se është i vëmendshëm ndaj këshillave dhe rekomandimeve të tij.
(materiali vijon me të tjera të dhëna për planet e Zogut, shën. redaksi)
Me poshte faksimilet e raportit sekret të CIA-s
Bukur!
Malok i ndyre ky zogu. Spiun i serbit, hajdut, imoral , krminel. Te gjitha te keqijat i ka njesoj si Saliu.
KISHA NJE PYETJE DHE NUK PO E GJEJ PERGJIGJEN ? A MUND TE ME PERGJIGJET DIKUSH : SI SHPJEGOHET QE MALOKET E MBAJNE VETEN SI NJEREZ TE BESES DHE NE FAKT JANE NJERZIT ME TE PA BESE. ZOGU GJITHASHTU I BERI PABESINE ME TE MADHE VENDIT TONE I MORI FLORINJTE DHE U LARGUA. NUK PO I FUTEM KARAKTERIT TJETER TE NDYRE TE TIJ QE ELEMINOJE KUNDERSHTARET DHE U BE MBRET DUKE QENE SHPELLAR. KESHTU KETE AKTIVITET PABESIE BENE DHE PINJOLLET E ZOGUT DUKE U BASHKUAR ME REGJIMIN ANTI POPULLOR BERISHJAN.
KISHA NJE PYETJE DHE NUK PO E GJEJ PERGJIGJEN ? A MUND TE ME PERGJIGJET DIKUSH : SI SHPJEGOHET QE MALOKET E MBAJNE VETEN SI NJEREZ TE BESES DHE NE FAKT JANE NJERZIT ME TE PA BESE. ZOGU GJITHASHTU I BERI PABESINE ME TE MADHE VENDIT TONE I MORI FLORINJTE DHE U LARGUA. NUK PO I FUTEM KARAKTERIT TJETER TE NDYRE TE TIJ QE ELEMINOJE KUNDERSHTARET DHE U BE MBRET DUKE QENE SHPELLAR. KESHTU KETE AKTIVITET PABESIE BENE DHE PINJOLLET E ZOGUT DUKE U BASHKUAR ME REGJIMIN ANTI POPULLOR BERISHJAN, NATYRISHT DUKE MOS U THELLUR ME TEJ ME INCESTET.
Gazeta DITA qe i ka hyre nje pune te veshtire per te hulumtuar arkivat e CIA-s per floririn qe kishte grumbulluar Ahmet Zogu ne vitin 1939 per afro 10 vjet ne drejtimin e shtetit kapitalist, le te zhbiriloje arkat me flori ne dhomat e Enverit per afro 50 vjet ne drejtimin e shtetit bolshevik, sepse do ta kete shume me te lehte investigimin e tij. Nuk do t’i duhet te sajoje dokumenta TOP SECRET per te yshtur miletin, por mjafton te shkoje dhe te pyese BOSIN e firmes “Biznes Albania”, krushkun e Enver Hoxhes Luan Bregasin. Pasi te kete mbaruar kete investigim te lehte palo gje gazeta DITA mund ta vazhdoje hulumtimin edhe tek dhomat e Ilir Metes qe eshte sot Kryetar Famoz i Kuvendit te Edi Rames, sepse do te zbuloje shume te VERTETA pa patur nevojen e dokumentave konfidenciale te CIA-s se ku ka perfunduar FLORIRI albanez.
PER KE MOTER “DASHNORE” E KA FJALEN GAZETA DITA?
Sepse tani gazeta TEMA e quan motren “dashnore” te Ahmet Zogut XENEIA me pare gazeta DITA e quajti ZENIE apo edhe me emera te tjere ne dokumentin autentik te CIA-s nga nje kallezim alla enverist i ngjashme me ato te Sigurimit te Shtetit. Per ke moter te Ahmet Zogut behet fjale? Sepse po te jete fjala per SENIJEN kjo ka qene e martuar me djalin e Sulltanit te Turqise, Abdul Hamid II-te dhe kjo mund te verifikohet lehte nga faqja e internetit me poshte:
http://en.wikipedia.org/wiki/Zog_I_of_Albania
Ahmet Zogu ka pasur gjate jetes se tij 55 atentate me arme dhe vetkuptohet qe ka pasur shume armiq qe i kerkonin koken. Nuk eshte cudi te kete pasur edhe nga ata, te cilet nuk kane perdororur armet, por kallezimet alla enveriste te Sigurimit te Shtetit qe paguante shume LEKA per te sajuar histori ne dobi te pushtetit kriminal te ANTIKRISHTIT Enver Hoxha, i cili njihej per pederastine e tij. Prandaj ketu lind nje pyetje krejt normale:
PER KE MOTER “DASHNORE” E KA FJALEN GAZETA TEMA?
MORE PROFESOR MOS U MERR ME EMRAT SE SI NDRYSHOJNE SE JASHTE SHTETIT SHQIPTARET BEHEN SI TE JASHTEM P.SH. GEZIMI quhet XHIM , LUANI quhet LEONE,n XHEMOLI quhet XHJMS DHE KESHTU ME RRADHE . PRANDAJ MOS U KAP TEK EMRI , MOS MENDO SE KE BERE NDONJE SHPIKJE . NJE NGA MOTRAT E ZOGUT QUESH ME TE VERTETE SANIE. POR SE SI E THERRISNIN APO SI E KA NDRYSHUAR EMRI KETE NUK E DIT TI.
PARA DISA KOHESH ISHIN PUBLIKUAR KUJTIMET E NJE PROSTITUTE FRANCEZE QE KISHTE JETUAR ME ZOGUN. ATY AJO E TREGON FARE QARTE INJORANCEN E ZOGUT. KUR NUK E LEJONTE QE TA VIZITONTE DOKTORRI SE DESHTE ME U ZHVESH APO KUR SHIKONTE VETEN NE PASQYRE DHE NUK I BESONTE VETES QE ISHTE MBRET ETJ.ETJ.
PO KU DOLI KULTURA NE BURGAJET DHE VICIDOL KU POSHTE KOKES PER TE FJETUR VENDOSNIN NJE KERCU DRURI. SHPELLARET E KANE SHKATERRUAR SHQIPERINE HISTORIKISHT.
Nastradin, une jam nje nga ata qe nuk e besoj, panvaresisht se keto dokumente dolen ne kohen qe po diskutohej i vetshpalluri mbret.
Nuk i marr per baze se e di qe CIA, ne shume raste ka bere edhe pune te flliqta dhe nuk eshte cudi, qe personi qe i ka cuar keto fjale a telegrame, te jete i inplikuar ne skajin tjeter te mbretit te vetshpallur.
Por ti ben nje gabim qe akuzon Dite-n, se gazeta jep vezem disa dokumente reale sekrete, a jane te sakta apo jo, kete se ben gazeta dhe ska dhene asnje mendim, se cfare eshte e sakte dhe cfare eshte genjeshter.
Gjithashtu ben gabim per te disaten here, qe permend Enver Hoxhen vend e pavend, ta kam thene njehere, shtete te varfra, ne nje periudhe mbi 20 vjecare, kane kapur majat e suksesit.
Po te donte Enveri te vetshpallej mbret, te jesh i sigurte, qe jo vetem kuvendi popullor, por me teper se gjysma e shqiptareve do ta jepnin voten per mbret, por se beri.
Saliu nuk eshte kryeminister, ku jeton me thuaj, a eshte kthyer tek pallati ne Brake apo eshte ne vile me dhjetra bodigarde, po Nexhmija ku jeton, me thuaj, ne vile apo ne nje apartament diku nga Lapraka, epo Nastradin Nexhmije Hoxha ka qene per 45 vjet zonja e pare dhe gjate gjithe kohes qe kishte te gjitha pushtetet, nuk privatizoi vilen ku jetuan.
Ku jetojne sot pinjollet e mbretit te vetshpallur, besoj se e di, ne ish pallatin e pioniereve, qe as pronen e vet se kane, por e kane vjedhur.
Nastradin, me behet qejfi kur ketyre palo qeveritare si Zogollit dhe Berishes, i dalin keto pislleqe, qofte edhe genjeshtra, por une dua ti besoj, se nga tre udheheqesit qe kishte Shqiperia, vetem familja e Enver Hoxhes jeton ne nje apartament ne nje pallat si gjithe shqiptaret.
Kur behet fjale per nje mbret te vetshpallur dhe nje pis si Berisha, me mire do te doja te me quajne enverist, megjithese nuk kam perfituar asnje gje, sevsa te me quajne zogist a berishian, se sipas meje si zogist si berishian, i barazoj me nevojtoren.
Horr mor horr, e ke shumë mirë kur i barazon me atë vëndin berishianët dhe zogistët, por mos harrë se enveristët janë si ajo gjëja që njerëzit lëshojnë përditë tek ai vendi…
Pellazgian, mos te ishin zogistet dhe berishianet, me gjith qejf do te isha me ty per komunistet, se edhe enverianet jane njesoj si te paret, njeri nga keta eshte saliu.
Saktë!
Krahasimi i Zogut me Saliun eshte pa llogjike dhe e ul nivelin e diskutimit, sepse keta kane drejtuar me ideollogji te ndryshme shtetin. Njeri me ate te Kapitalit Privat te huazuar nga Perendimi dhe tjeteri me ate te Partise se Punes te huazuar nga Moska dhe Beogradi. Saliu mund te krahasohet me Enver Hoxhen pernga menyra e drejtimit te shtetit, sepse eshte PJELLA origjinale e tij.
Degjo o Horr Miku se njehere te shkruajta qe mos e ul steken e diskutimit se debati perfundon per faqe te zeze. Anglishtja e shkruar ne keto dokumenta qe perdor DITA eshte per faqe te zeze per nje njeri qe pretendon te jete edhe avokat anglo-sakson. Nga ana tjeter dukumentat te paraqituara si te CIA-s nuk permbajne emblemen me shqiponje te detyruar te ketij institucioni ne te gjithe dokumentet e saj, bile edhe ne letren higjenike qe perdor. Kjo organizate eshte krjijuar me vendim te Presidentit Truman ne vitin 1947 pikerisht per te mbrojtur shtetet perendimore nga spiunazhi i KGB-se bolshevike dhe te sateliteve te tyre. Eshte mjaft qesharake qe si detyre te pare kjo organizate inteligjente pas Luftes t’i kete vene detyre vetes qe te merrej me PENISIN e Ahmet Zogut kur dihen perpjekjet e jashtezakonshme te amerikaneve per te shpetuar Vatanin nga thonjte e Moskes dhe Beogradit. Prandaj edhe zgjojne mjaft dyshime perpjekjet e gazetes DITA per te yshtur shqyptaret me mllefe te paargumentuara ndaj Ahmet Zogut, ne nje moment kur po perjetojne momente tragjike te zhvillimit te tyre dhe kur kane mbetur ne bishtin e kavallit te prosperitetit ekonomik si rezultat i lakmise per pushtet dhe idiotesise intelektuale te BOSAVE qe kane qeverisur vendin pas Ahmet Zogut.
Nastradin, nuk barazoj Saliun me Zogun, se do beja gabim, se e di qe truri i Saliut, eshte sa gjysma e trurit te Zogut, por bashkepunimi i zogisteve, me Saliun, ste jep tjeter mendim, vecse duke i barazuar ne nje.
@nastradin
Ka martesa, por ka edhe divorce mor nastradin efendia!
Vërtet princesha katunare burgajetase Sanije është martuar me Shehzade Mehmed Abid Efendi, të birin e Sulltan Abdyl Hamidit II, më 12 janar 1936, në Tiranë, por atë që nuk thotë ajo lidhje e Wikipedias, përmes së ciklës ti rrekesh si qyqar t’u kundërvihesh dokumenteve të CIA-s (Për të mbrojtur një njeri po aq maskara sa Enver Hoxha??!!), është fakti se ata janë divorcuar në vitin 1949.
Meqë të pëlqen vetja dhe në komentet e tua bën pyetje të “thella”, si të ishte ti shefi i CIA-s, po ta lë ty t’i japësh përgjigje si detyrë shtëpie:
A mos vallë Shehzade Efendia ka mësuar që gruaja ishte një buçe aq e ndyrë sa shkonte me vëllain e saj, ndaj shporri nga jeta e tij?
Po të paralajmëroj! Përgjigju mirë pyetjes se do ngelesh në klasë po gabove!
A mor nastradin, më vjen shumë keq për ty. Nuk ke asnjë ndryshim nga “qorrat” e kuq, që trajtojnë Enverin u duket sikur trajtojnë mirësinë. Kështu bën edhe ti kur trajton katundarin e Burgajetit.
Ti more pellazg fill pas majmunit nuk merresh vesh cfare lloji je: Me Salen apo me Lalen? Se me duket je si Ilir Meta Ryshfeti: Nga perjashta jeshil laro-laro si shalqini dhe nga perbrenda i kuq flake. Shko dhe pyete sa flori vodhi ne tynelet e Enverit qe ta krahasojme me floririn e Ahmet Zogut.
@nastradin
Unë të quajta edhe efendi, por ti qenke veçse për gjynah, pasi gjykon njësoj si Enver Hoxha.
Siç duket edhe nga ato të pavërteta që më ke veshur mua, – motoja jote qenka “o me ne, o me ata”. Nëse do të arsyetoja si ty, i binte të thosha që, për të më kategorizuar mua, në koment ke përdorur citatet e idhullit tënd, shokut Edi Rama, aleatit të atij që ti e quan Ilir Meta Ryshfeti, ndërsa udhëheqësi Rama e quante “si ajo gjëja e ngjitur pas këpucës së Saliut”.
Ti ndoshta nuk e di, sepse qysh në vitin 1991 mund të kesh qenë duke kërkuar informacione që hedhin poshtë incestin e qelbësirës nga Burgajeti, për t’i shpëtuar atij “nxirjen e surratit”, ndaj edhe mbase s’ke pasur kohë ta dëgjosh, por Edi Rama, në një miting të zhvilluar në atë që më pas u quajt “Sheshi Italia”, “jeshil nga jashtë edhe të kuq nga brenda” ka cilësuar ekoloqikasin Namik Hoti. Prandaj mos kopjo.
Tani merre vesh njëherë e mirë. Sapo të shohësh një koment timin në të ardhmen, kujtohu që jam dhe do të jem kundër të gjithë atyre që e kanë vrarë, masakruar dhe vjedhur këtë popull. Unë nuk kam idhuj dhe jam kundër të gjithë atyre që kanë drejtuar në Shqipëri, por ama idhulli yt katundar nga Burgajeti meriton të urrehet ndoshta më shumë edhe sesa vetë Enveri. Jo vetëm për faktin se ishte ai që shkatërroi demokracinë shqiptare, me grabitjen e titullit mbret (Në vitet ’20 Shqipëria kishte sistemin më të mirë që ka treguar koha, republikën parlamentare, ndërkohë që fqinjët tanë dallkaukë, si dhe gati gjysma e Evropës kishin monarki.), duke shtruar udhën që në periudhën e turbullt të Luftës II Botërore të fitonin terren komunistët, pasi jeta politike shqiptare në Incest-mbretin ishte e vdekur, me parti servile dhe në shërbim të tij. Me një fjalë, ishte regresi që shkaktoi incest-katundarit, çka krijoi kushtet për diktaturën e egër të Hoxhës.
Unë mor nastradin nuk jam me asnjë politikan, të shkuar e të tanishëm. Unë jam vetëm me ty, me Horrin dhe me të gjithë ata komentues të kuq apo jo, që më kundërvihen këtu duke menduar se jam berishist. Unë jam me të gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë vuajtur në këto ato periudha sfilitëse dhe në këta 23 vite gjoja demokracie. Jam me Shqipërinë time dhe me popullin tim të dashur; e assesi ma ata që e kanë drejtuar dhe e drejtojnë!
Duke u kthyer tek komenti im i parë, po të them se nuk u përgjigje, por po ta vë një pesë me hatër. Ndoshta me gjithë mend nuk e ke ditur që princlesha Senije, në kohën kur bën fjalë dokumenti i CIA-s, jetonte me vëllain-dashnor dhe kishte disa vite që nuk jetonte më me djalin e vogël të Sulltanit Abdul Hamidit II, të lindur me sulltaneshën e 7-të dhe të parafundit Saliha Naxhije Haseki Kadin Efendi, me të cilën u lidh në vitin 1904, një vit para se të lindte Shehzade Mehmed Abid Efendiu. Nga nëna e vet Mehmed Abidi kishte edhe një motër 3,5 vjet më të vogël, por nuk e punonte, siç bënte harabeli yt, sepse ishte i ndershëm. Madje, me sulltaneshën e 8-të dhe të fundit pati vetëm tetë motra e asnjë vëlla, por edhe në këtë rast nuk veproi si harabeli i Burgajetit, me asnjërën prej tyre.
Tani po të bëj një nder. Mos e lexo Wikipedian nëse do të jesh i saktë. Wikipedia është enciklopedi e hapur, ku çdokush mund të shkruaj si t’i dojë qejfi. Aty nuk gjen informacion zyrtar.
Sa egosit ky Zogolli , edhe motren nuk ua linte te tjereve , por e donte per vete ? Atehere lind nje pyetje shume normale : A ishte “njeri” , kjo lloj qenie ?
@Llesh
Njerëzit që jetojnë me “nder”, si puna e këtij plehut burgajetas, kanë namuz dhe e ruajnë fort nderin e motrës. Madje e ruajnë aq shumë sa, për të mos ua dhënë të tjerëve, e punojnë vetë.
Ka pasur mbret Shqipëria o Llesh, jo shaka!
JO
Nje pyetje cfare e dallon SB nga A.Zogu.Besoj e njejta figure.
une per vete nuk e besoj kete version,edhe cia mund te arkivonte shpifje,qe shpifje pas shpifjesh fillojne te behen biografi e pranuar.Ne ato vite cia edhe per Shqiperine posedonte njohuri shume ndryshe nga ç’ish e verteta,ndaj e pesuan me operacionet e diversanteve.Nuk besoj qe nje shqiptar Burreli,sado legen burre,te ishte aq kaqol sa te kishte maredhenie me te motren aq hapur.Duket qe amerikanet i marin perciptaz ca zakonet tona,inçesti per nje shqiptar eshte imoralitet i paimagjinueshem.Por ne te tjerat nuk do shume fantazi,Zogu ishte nje xhambaz dhe provincial qe ra ne flori si jevgu ne def.Nje gabim tjeter beri Avni Rustemi,dhe i kushtoi koken,kur vrau dajen duhet te hiqte qafe edhe kete mut Zogu.
Ky INCESTI , ka nje monument madheshtor ne bulevardin kryesor te Tiranes ! Ia ndertoi
Saliu !