Janë botuar disa javë më parë një listë emrash që rezultojnë shtetas shqiptarë në regjistrin e Gjendjes Civile por janë identitete fantazmë të prodhuar me falsifikim. (pati edhe një debat dje në KQZ për këtë problem).
Këto identitete (janë me mijëra) gjenden në listat zgjedhore, por nuk është vetëm ky problemi. Këto karta dhe pasaporta me emra shtetasish që nuk ekzistojnë janë prej vitesh në qarkullim, madje ka një treg të zi të tyre. Një kriminel apo një person me probleme, shqiptar ose jo, mund të blejë identitete të tillë false, të lëshuara zyrtarisht nga shteti shqiptar.
Duke analizuar trungun familjar të vetë Ministrit të Brendshëm, rezulton se edhe në këtë trung renditet një person i cili nuk egziston. DITA botoi keto dy dite faksimile të regjistrit të shtetasve dhe listës zgjedhore ku shfaqet familja Noka nga fshati Novosej i Kukësit.
Në faksimile rezulton se një person i renditur në trungun familjar si vëlla i ministrit është identitet fantazëm. Ashtu si në mijëra falsifikime të tjera, metodologjia e përdorur është e njëjta: identiteti fantazëm është krijuar duke ndryshuar një karakter në të dhënat identifikuese (për të shmangur përplasjen në data-bazën e të dhënave të Gjendjes Civile). Në rastin e trungut familjar të vetë ministrit të brendshëm “vëllai fantazëm” është krijuar duke ndryshuar emrin e babait nga Dalip në Dalif. Gabim i zakonshëm në regjistrim? Jo – nëse shohim krahasimin e dy dokumentave në regjistrin e shtetasve. Rezulton që një nga vëllezërit realë dhe “vëllai” i krijuar kanë “lindur” të dy …brenda të njëjtit vit, 1965 (!).
DITA i ka kërkuar reagim publik ministrit Noka (ky është dhe përgjegjësi për listat, rendin dhe sigurinë). Por reagim nuk ka patur.
Sulmoheni perdite per “vellanë”ilegjitim!Pyeteni:Nena e ka bërë fshehtas babait,apo Babai e ka me grua tjeter?Eshte urgjente ti riperseritet cdo ditë!Sepse brenda pervec poshtersise se nenes a babait te ketij produkti bere fshehtas nga Tahir Gaxha prej Perrollaj pranë Helshanit kete e dine të gjithe ne Kukes qe eshtë dobic F.Noka dhe dobic me fare prej Helshani)që nuk mohon se è ka djal ministrin;ka fallsifikimin e votes!Pyeteni perdite,bile cfare di ministri per babin e vertet Tahit prej Helshani?….Mos ju ndan i se keni nje miniere të tere me thesare shtypi!….
Mendimi im do te ishte qe certifikata e trungut familjar se bashku me kerkesen e bere ministrit Noka , ti dergohet gjithe trupit diplomatik ne Shqiperi,Kryeministrit Sali Berisha dhe zonjes Jozefina.Mbi te gjitha zonjes amerikane qe ka ardhur si kryevezhguese.Jo se do bejne gje por ta dine se ku fillon abuzimi me listat
Sa banor ka aktualisht vendi yne?Nga listat e zgjedhesve del se duhet te jemi te pakten
pes milion banor,kjo edhe nga fakti ministri Pollo thote qe jane dyqind mije maturant.
A ka statistika ky shtet apo flitet ne hava?Duket sikur jemi nje popull nomad i pa identifikuar.
Kjo nuk ndodh as ne fiset qe rrojne ne shpella.