“Ne do e presim me Kushtetutë në dorë Ramën, në sheshet dhe rrugët e vendit, për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm”,– deklaronte dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë, ku në objekt ishte takimi i tij me Edi Ramën dhe kushtëzimi për Reformën Territoriale. Në këtë fjali, paralajmëruese të Bashës, bën përshtypje sidomos, përemri vetor i përdorur prej tij: “NE”. Çfarë ka parasysh Basha kur thotë NE? Çfarë mendojnë demokratët kur dëgjojnë Bashën që artikulon “NE”?
Mes asaj që ka parasysh Basha dhe asaj që kuptojnë demokratët mund të ketë një diferencë të rëndësishme. DITA prej kohësh është investuar në kontaktimin e zyrtarëve të lartë në PD, funksionarëve të mesëm në këtë parti, në përpjekje për të gjetur receptorë që japin të dhëna mbi situatën në radhët e PD-së, sidomos raportin e lidershipit të Bashës me partinë e vetë. E gjithë situata duket se identifikon shqetësime dhe probleme brenda demokratëve e cila mund të ndahet në tri kapituj kryesorë : 1. Klientela 2. Bllokskema Organizative 3. Raporti me LSI.
Klientela
Nëse nëpër televizione dhe gazeta kryeqendër e aktivitetit politik të Bashës javën e fundit është qëndrimi dhe vendimi i tij për takimin me Edi Ramën, ky realitet i përcjellë nga mediet, mund të mos ketë fare të bëjë me pritshmëritë e vërteta të strukturës së PD-së. Zyrtarë të rëndësishëm në PD, por edhe funksionarë të mesëm të kësaj partie, prej disa muajsh kanë identifikuar një rreth të gjerë klientele të afruar pranë Bashës, që për ta është një tregues pesimist për kryetarin e ri.
Ky rreth klientele është i shpërndarë në tri drejtime, në Bashki, në Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe në SHQUP, tek partia. Një zyrtar i lartë në PD, shpjegoi këtë situatë për DITA-n: “Sinjalin e parë ne e morëm kur pamë organizimin që Basha po bënte në Bashki, në fillim të mandatit të vetë. Ai përdori një skemë që përjashtoi kontrollin dhe ndërveprimin e PD-së me institucionin e Bashkisë. Që në ditët e para të punës së Bashës në Bashki dhe deri më sot që ne të dy po bisedojmë, në Bashki janë tre njerëz që kontrollojnë të gjitha punët. Florian Pustina; Etion Kapedani dhe Taulant Zeneli. Dy të parët dihet, janë prurje dhe investim direkt i Bashës ndërsa i treti, Zeneli, është dhe lidhje farefisnore e tij. Praktikisht nuk ka fare PD në Bashkinë e Tiranës, por ka një rreth vicioz me miq të besuar ose lidhje gjaku, të një personi, që quhet Lulzim. Sinjalin e dytë e morëm pasi PD-ja humbi zgjedhjet më 23 Qershor dhe nisën ndryshimet në administratë. Disa nga njerëzit koifident me Bashën, ose lidhje miqësore direkte të tij si Flamur Gjymyshka, Bernard Çaushaj, Besnik Çobaj, Avdi Mataj, morën me shpejtësi poste në ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës ose në Bashki. Nga ana tjetër kjo dukej edhe si një përpjekje e këtyre ish-zyrtarëve për tu dukur si fukarenj dhe si njerëz që kanë nevojë për një rrogë. Nisur nga postet që ata kanë mbajtur, bëhet pak qesharake kjo histori, pasi vështirë që demokratët të besojnë se njerëz që kontrollonin doganat, policinë apo lojërat e fatit, të jenë në pikë të hallit për një rrogë. Është tepër e bukur kjo histori për të qenë e vërtetë”, – shprehet zyrtari i lartë në PD.
Nga ana tjetër të njëjtën strategji Basha duket se po ndjek edhe me personat dhe rrethin e njerëzve që ai po angazhon si kryetar i partisë. “Qarku i SHQUP-it” po etiketohet grupi i bashkëpunëtorëve të Bashës të angazhuar “në punët e partisë” dhe pjesë e kabinetit të tij të ngushtë si kryetar partie.
“Ka një neglizhencë demonstrative tashmë të kryetarit të partisë Basha, ndaj grupit parlamentar, kryesisë së partisë dhe figurave kryesore të kësaj partie në 8 vite pushtet. Basha po punon kryesisht në SHQUP me “shokët e rinisë” dhe po investon mediatikisht njerëz dhe persona që janë instaluar prej tij nga biznesmenë ose botues si prurje ekskluzive e këtyre të fundit. Është gjëja më normale që kryetari i ri të synojë një rifreskim të establishmentit demokrat, por mënyra si e bën këtë ka shumë rëndësi. Ai nuk mund t’i ikë dot me vrap të kaluarës së afërt të kësaj partie, rifreskimi është i mirë, e pranojmë të gjithë, por Lulzim Basha nuk mund të përdorë thjesht makijazhin me emra apo fytyra të reja dhe të na bëjë të gjithëve të besojmë se ai nuk është edhe kryetar i Kastriot Islamit, por vetëm kryetar i këtyre fytyrave të reja. Në fakt, edhe këto prurjet e reja edhe Kaçi edhe garda e ish-ministrave, janë realitete në PD, ndaj Basha duhet të gjejë ekuilibrat, se makijazhi del shpejt”, – u shpreh për DITA, një drejtues i një forumi të rëndësishëm në PD-në e Tiranës.
“Bllokskema Organizative”
Një tjetër aspekt problematik në PD aktualisht duket se është dhe ndarja e punëve. Aksionin real dhe operativ rezulton se e ka ende monopol ‘deputeti’ Berisha, ndërsa dekori i është lënë domen kryetarit Basha. Një zyrtar i lartë i kësaj partie shpjegoi në mënyrë të përmbledhur atë që ndodh realisht me organizimin e punëve në PD. “Në partinë tonë, çështja organizative nuk ka qenë asnjëherë diçka që mund të vinte spontanisht. Në PD është operuar me bllokskemë, me struktura, grupime dhe hierarki të qartë, të cilat siguronin informacion dhe mblidhnin të dhëna në rrugë kapilare dhe më pas e denonconin dhe e shpalosnin këtë informacion po ashtu nëpërmjet një strukture të organizuar. Basha po tregon se nuk ka lidhje me këtë aspekt të PD-së, nuk e ka haberin fare. Në konceptin e tij, mjafton që një informacion, dosje apo skandal të qeverisë ta kesh në tryezë, cakton dikë të dalë në konferencë për shtyp për ta denoncuar dhe puna quhet e mbaruar. Në fakt funksionon komplet ndryshe, ndaj dhe ‘Doktori’ po organizon dhe kontrollon personalisht të gjithë skemën e funksionimit të kuadrove për mbledhjen e informacioneve dhe analizimit të situatave problematike, pasi Basha ka disa muaj që ka shfaqur limitet e veta në këtë aspekt. Madje dhe shumë mbështetës së tij kanë pakënaqësi, janë deputetë që kanë punuar me skemën e Berishës dhe që nuk e durojnë dot mënyrën e paorganizuar të drejtimit të punëve nga Basha”, – shprehet i njëjti burim.
Përpos mangësive të Bashës në organizimin e punëve, duket se një problem serioz i tij është kontrasti i fortë mes këshillave teorike që i vijnë nga rrethi i tij i “Qarku i SHQUP-it” dhe urdhrat që merr dhe i zbaton nga “shkolla tradicionale” e Berishës.
“Situata shfaqet edhe komike ndonjëherë, pasi këta “çunat e SHQUP-it” kanë me merak tonet e buta dhe fjalorin e moderuar. Kur u ndodhëm në një mbledhje të nivelit të lartë në PD, gjatë periudhës së valës së shpërthimeve me tritol, dikush pranë Lulzim Bashës hodhi me lezet idenë në tryezë se ndoshta do ishte më mirë për PD-në të ofronte mbështetje morale për policinë pasi problemi cenonte gjithë qytetarët. Por ndodhi që Berisha ia preu shkurt se kjo ishte diçka e pakonceptueshme dhe të gjithë e morën mesazhin. Ua dhashë këtë si shembull, për të treguar se përtej defekteve në organizim, Basha dhe rrethi i tij, kanë një autoritet të shpërfillur për çështje bazike, që normalisht janë dhe çështjet që latojnë figurën e kryetarit”, – u shpreh zyrtari i lartë demokrat.
Një ditëlindje si tregues
Shfaqen tejet interesante sidomos komentet dhe përshtypjet mes radhëve të demokratëve mbi festën e ditëlindjes së shumë komentuar të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Mes demokratëve kjo temë ka shumë “piper”, jo vetëm për shkak të një bashkëpunimi katër vjeçar me LSI-në dikur, por edhe për vetë faktin se kryetari aktual Lulzim Basha, së bashku me një grup njerëzish pranë tij, ndajnë një raport miqësie dhe simpatie të ndërsjelltë me Metën ndër vite. Në fakt, Basha ka shfaqur qëndrimin e vetë në lidhje me këtë festë në dy raste, së pari me mos prezencën e tij dhe më pas me një deklaratë publike ku e quajti ‘provokacion’ këtë festë. Gjatë fushatës për garën e kryetarit në PD, ku Basha konkurronte përballë Olldashit, ky i fundit, jo pa qëllim përmendte “gabimin me LSI-në” si tezën e vetë kryesore. Basha, konkurrenti përballë, ishte shumë i identifikuar me LSI-në. Por së fundmi, Basha ka nisur një tjetër lloj diskursi publik ndaj LSI-së, duke e atakuar rregullisht këtë parti, njësoj si me PS-në. Ndonëse ka ndryshim kursi, demokratët sërish mbeten skeptik ndaj kryetarit të tyre në këtë pikë, pasi të gjitha të dhënat tregojnë se Basha, kur ka pushtet, si në rastin e Bashkisë, njeh vetëm lidhjet dhe linjat “shoqërore personale” dhe e ka shumë të theksuar këtë aspekt. “Ajo deklaratë për provokacionin e ditëlindjes, ishte diçka, por u duk sikur Basha më shumë ishte i detyruar të artikulonte në atë mënyrë se sa ishte duke e menduar vërtetë atë që shprehte. Ne e dimë të gjithë se si reagon PD-ja me “vaskat e floririt” dhe “mamuthët” kur të vendos realisht në shënjestër. Pra, nuk bind. Nga ana tjetër, ky reagim i vakët mund të mos jetë i lidhur vetëm me raportin Basha-Meta, se i kompleksuar mund të jetë dhe vetë Berisha. Të përmendësh Gjirin e Lalzit ndërsa je duke denoncuar si demokrat nuk është diçka e thjeshtë. A nuk është vetë Argita Berisha ajo që e bëri të njohur “Gjirin e Lalzit”? Në këtë aspekt, Basha dhe Berisha ndjejnë siklet njësoj, por ama për demokratët e thjeshtë, ky lloj qëndrimi dhe kjo lloj heshtje është e pakonceptueshme. Demokratët e thjeshtë nuk kanë vila atje dhe nuk duan t’ia dinë për arsyet e Dyshes”, – tha dje për dita i njëjti burim nga selia blu.
KLIENTELA BASHKI-UJËSJELLËS-SHQUP
Klientela në Bashkinë e Tiranës
Florian Pustina
Etion Kapedani
Taulant Zeneli
Klientela në Ujësjellësin-Tiranë:
Flamur Gjymyshka ish-Drejtor i Doganave për 6 vjet, është emëruat Shef Njësie në UKT Tiranë
Bernard Çaushaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës është emëruar Shef Njësie në UKT Tiranë
Besnik Çobaj, ish-Drejtori i Lojërave të Fatit, është emëruar Drejtori i Shitjeve në UKT Tiranë
Avdi Mataj, ish-Drejtor i Pasurive të Sekuestruara nga Shteti, Drejtor në Bashkinë e Tiranës
Klientela në SHQUP, në parti:
Glori Husi
Enkelejd Alibeaj
Eris Hoxha
Artan Hoxha, analisti
Grida Duma
Fatbardh Kadilli
En(n)o Bozdo
Kreshnik Çollaku
Gerti Bogdani
* * *
Basha: Nuk ka takim, NE do protestojmë me Kushtetutë në dorë
Gjatë një interviste të dhënë dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon Kryeministrin Edi Rama se refuzoi konsensusin me opozitën. Basha thekson se letërkëmbimi që pati me kreun e Qeverisë, i jep fund demagogjisë se opozita refuzon konsensusin.
Nuk do të ketë një takim mes jush dhe z. Rama?
Mendoj se përgjigja e djeshme e z. Rama është vetë shpjeguese në këtë drejtim. Qëllimi i letërkëmbimit, gjykoj se ka qenë reforma territoriale-administrative. Kushti i konsensusit i vendosur nga praktika 23 vjeçare dhe nga kushtetuta e Shqipërisë është refuzuar nga kryeministri Rama. Mendoj se kjo flet vetë për qëndrimin që z. Rama ka për konsensusin, në veçanti për reformën dhe natyrisht edhe për dialogun.
Kryeministri tha se mazhoranca do ta miratojë e vetme reformën territoriale. Në rast se kjo gjë do të konkretizohet me votat në Parlament, cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të hedhë opozita?
Reforma territoriale-administrative për nga vetë natyra që ka, nuk mund të kalojë pa konsensusin e palëve në Parlament. Nuk ka ndodhur kjo në 23 vite demokraci dhe nuk mund të ndodhë në vitin 2014, teksa vendi troket për hapat e mëtejshëm drejt integrimit në BE, një ndër kushtet kryesore të së cilit është bashkëpunimi politik, konsensusi për çështje madhore, qëndrueshmëria e institucioneve dhe reformave. Ne do të vijojmë të këmbëngulim tek konsensusi, të këmbëngulim tek respektimi i standardit të konsensusit, tek respektimi i kushtetutës. Uroj që mazhoranca të reflektojë. Përndryshe ne do e presim me kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e vendit për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm, si të dëmshëm, të padobishëm, të pavlefshëm për demokracinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë.
Në fakt, janë disa vendime të gjykatave që nuk zbatohen nga mazhoranca. Çfarë do të bëjë opozita në një situatë të tillë?
Moszbatimi i vendimeve të gjykatave është vetë-paditja më e madhe që kjo qeveri i bën vetes në kuadër të praktikave të saj antidemokratike. Për çdo vend demokratik është absurde, kur qeveria e vendit refuzon të zbatojë e të respektojë vendimet e gjykatave, siç janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat zbatohen e nuk vihen në diskutim, siç janë vendimet e formës së prerë të gjykatave të tjera të vendit. Ky është një ndër aspektet shqetësuese të keqqeverisjes dhe cënimit të standardeve demokratike nga shumica Rama-Meta. PD e ka denoncuar dhe vazhdon të denoncojë moszbatimin e vendimeve të gjykatave, si një kambanë alarmi për shtetin ligjor dhe demokracinë në vend. Ne kemi përdorur dhe do të vazhdojmë të përdorim të gjithë hapësirën institucionale në Parlament dhe institucionet e tjera të vendit, për të insistuar që themelet e shtetit ligjor, duke nisur nga vendimet e gjykatave të zbatohen e të respektohen pikë së pari nga mazhoranca. Por ne do të vijojmë t’u drejtohemi qytetarëve, sovranit të vërtetë në këtë vend, sa herë që të zgjedhurit me votën e tij refuzojnë t’u binden rregullave të lojës që ai ka përcaktuar e që janë kushtetuta, shteti ligjor, vendimet e gjykatave. (Marre nga TV KLAN)
Basha po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale
Në shënimin e tij redaksional mbrëmjen e djeshme në “TemA”, Mero Baze ishte fokusuar në interpretimin e kësaj interviste të dhënë nga Basha. Për Bazen qëndrimi i Bashës është një e dhënë orientuese se ai është duke përgatitur bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në vijim të këtij argumenti Baze shkruan se:
“Në intervistën e tij në TV Klan ditën e premte, ai e shprehu qartë vendimin për të mos marrë pjesë në reformën administrative, dhe paralajmëroi protesta dhe bojkot në rast se ajo miratohet pa pëlqimin e opozitës. Kjo është në të vërtetë skema që të çon tek bojkoti i zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm dhe shpëtimin e nderit të Lulzim Bashës si kryetar, që nuk çon dot në fitore Partinë Demokratike. Veprimet e tij të kohëve të fundit, ideja se ai është dakord të negociojë për reformën, ka të bëjë me vendimin e tij të qartë, që ai nuk do të bëhet kjo reformë, dhe se mospjesëmarrja e tij në reformë do të jetë njëkohësisht mospjesëmarrje në zgjedhje vendore”.
Basha pa Berishen, cfare do ishte? Kjo ehste pyertja.
Nga kjo pergjigje varet dhe e ardhmja e PD.
He per he, kjo PD qe eshte sot eshte mbushur me kriminela+bandite dava plerash me ne krye nje skizofren
Kush eshte dhe sa eshte klientela e LULIT & compani. Pyetje e bukur. Por duke u bazuar tek fakti qe keta individe jane te karakterizur nga ndjenja e Megallomanit dhe i bejne llogarite sipas ekuacionit: Sala= 2000000…vete Luli = 1000000 etj. jane aq shume {me shume se dhe vete Amerika} sa qe mjaftojne per te permbysur pushtetin. Por per se tepermi keta ekzistojne vetem ne mendjet e tyre.
Me shume se cdo vendi tjeter ne kontinentin tone ne na duhet te kemi nje OPOZITE intelektualesh te afte e te ndershem qe te benin te mundur te orjentojne qeverite drej perparimit.
Deri me sot opzita e jone eshte opozite marionetash qe nuk sheh nuk din se cfare ben e nuk din cfare kerkon ,po rrreh uje ne hava ,dhe me e keqjja “ne emer te popullit” ;te kujt populli atij qe u prozval?
une uroj qe qeveria e re te vere ne vend deshiren e zjarrte popullore per denimin e kriminelit sali berish dhe koqes se tij lulit, familjareve te kriminelit berisha te zhytur me krin e korrupsion, ish ministrave hajdute e edepzese, dhe te pastroje shtetin nga debilat berishiste kriminelet ne fillim, hajdutet e te korruptuarit, e pastaj leshkot.
Ndryshe do ikni shpejt, nese kjo gje ju intereson sigurisht…
Lejlek, vetem socialistet flasin ne emer te popullit se e kane trashigim nga te paret e tyre enveriset?(komunist eshte nje fjalw shume e respektueshme ne krahasim me enveristet).demokratet nuk flasin ne emer te popullit.eshet teper hipokrite nje shprehje e tolle.
ju lutem me sqaroni kuptimin e fjales prozval
kam degjuar ne rrethe shume te ngushta qe Aurela gruaja e Lulit, ka takuar Moniken dhe i ka dorezuar nje dhurate dhe urimet e familjes Basha per ditelindjen e Metes. Nuk di sa e vertete eshte por ne PD, ne grupin e Olldashit flasin te gjithe per kete takim ne nje kafe afer kafe Venecias ne Tirane
” Nje parti duhet te hapet per anetaresime kur eshte ne opozite, se atehere ka nevoje per anetare dhe te mbylle anetaresimet kur eshte ne pushtet se atehere i vijne sahanlepires per interes “.
Kjo eshte nje fraze lapidar marre nga nje liber ndoshta me i lexuari ne planet.
Nuk e di nese Basha lexon libra apo kalon diten para pasqyres duke lepire fliket dhe duke bere stervitje per fjalime me “pushke” dhe “thika” nga ato qe shikon ne enderr Saliu
Pd asnjehere nuk ka qënë parti. Ka qënë bandë.
Basha nuk me duket aq i afte sa te nderroj ate realitet aty,
Dhe vec kesaj ka hijen e Rrruges se Kombit dhe 21 janarit perjete me vete. PRa do jete ne vijimesi i shantazhushem ne lojen politike kombetare dhe nderkombetare
Sa per te tjeret qe kane nisur ngrene zerin ne PD si PAtozi, Mesila, etj nuk kam fije respekti: Qen që leh pasi ujku ka bërë kërdiné!
Koken,koken hengershi hijena .
P.D eshte grumbulli ku eshte grumbulluar pjesa me e zeze e popullit shqiptar ,plehu ,funderrinat ,kriminelet ,te pabeset ,hajdutet arrogantet ,wagabondet ,shpellaret ,palacot ,fallsifikatoret ,ndyresirat ,tradhetaret , ata qe bejne Inceste e ku di un eme te tjera epitete qe do ti shkonin per hosh kesaj ngrehine KOLERE qe e ka emrin P.D !
basha ska cben se ai eshte akoma ne urdhrat e plakut te mare.. duhet ajo parti te ket nje udheheqs te denj qe te krijoj nje parti demokratike per se verteti se kjo parti vetem emrin ka se idet e saj jan komuniste.. ka akoma dhe brenda kesaj partie emra te denj per te rindertuar kete parti.. eshte gjynaf qe po e mbajn peng.. ca plehra pseftodemokrat..
Lulzim Basha ESHTE PJELLE E FAMILJES bERISHA.nUK KA KELLQE TE DREJTOJA pd-n DHE KJO PERBEN NJE FATKEQESI.sHIFNI SI E DREJTYON pd-nMe DHE DO TE KUPTONI SE MBRAPA TIJ ESHTE USTAI:Sali Berisha.Ska haber fare se si duhet te drejtoje Opoziten.Eshte me nivel te ulet politik ne kuptimin e drejtimit te nje partie dhe te nje opozite.
Mire do ishte qe Basha, Rama, Meta dhe gjithe burrat dhe grate e politikes se ketij vendi – ashtu sic jane me te mirat dhe te keqijat e veta – te hiqnin nga qafa e popullit shqiptar energjine negative qe percjell perdite nje figure e urryer nga populli masivisht si Saliu.
Do tu bente mire dhe atyre. Le te behen bashke per kete qellim. Loja politike pranon gjithcka, pse mos pranoj dhe kete investim qe ne rradhe te pare e beni per qetesine tuaj, e me pas per qetesine e nje mileti te tere qe eshte shushatur dhe hutuar: Nuk di me pse ka votuar dhe ku eshte ndryshimi
me shume se gjysma e deputeteve te kesaj partie, te inkriminuar dhe te shkalluar, tani qe nuk u rizgjodhen si deputet kane filluar te bejne te ndershmin brenda radheve te PD-se.
jane krejt te pabesushem kur flasin, nuk e di per ke flasin.
dhe vec te tjerave, duhet te bejne dhe kujdes se mos rrezohen me makine ne ndonje kthese te padukshme.
O DITA, mire ua beni ketyre qe i mbani ne shenjester se na kane nxire dhe vazhdojne te na nxijne jeten.
Nuk ke se cfare komenti ti besh kesaj specje
Por faji nuk eshte me i ketyre, por i atyre qe i votuam poer ti ndeshkuar keta qelbesira si Basha, Berisha e kompani. Dhe tani cafre kemi? U lutet zoti Rama per nje takim ketyre plehrave ne vend qe ti conte atje ku kane vendin.
Mjerim i madh, shoqeri impotente qe pjell politikane impotente
Ore e keni vene re kete Bashen si eshte si top-model i dale nga vitrinat e modes?
Nuk e marr vesh kete mani. Politikanet jane njerez qe perveshin menget jo kukulla me fytyra te lyera me llak kurvash
Kete edim or mik vellai po sflasim dot se na pret ajo qe priti shoket e kupton vet se sflas dot me shum
nuk ka shprese PD-ja.
Por me keqardhje mund te them qe nuk ka shprese as Shqiperia per disa dekada te tjera. Mendimi im
ne hale te gomarve shkofte pd,sali gerdalla,lul bytha dhe gjithe militantet dumbabista pdista,
Basha eshte nje kostum bosh.
Une ia qaj hallin sepse e di fare mire qe tjeter mendon dhe tjeter detyrohet te flase.
Qofte edhe vetem per kete nuk ka burrerine te drejtoj nje parti te madhe si PD-ja
Berisha, Basha, PD quajeni si te doni, eshte injoranca qe drejtonte vendin nga ngaterresa ne ngaterrese ,nga skandali ne scandal
HAPJA E DOSJEVE KA QENE SHPETIMI I SHQIPERISE ,konjuktura komuniste nuk hap dosjet pa revolucion.
Basha eshte nje cope mishi me 2 sy, po c rendesi ka kjo kur te gjithe te tjeret ne politiken e Tiranes jane te tille? E vetmja vlere qe njohin eshte Paraja?.
Cfare eshte ky pleh me gjithe keta bodyguarda… k/ bashkis Londers shkon me tren ne pune, ky vrases me benz150 mij £ ptuuuuuu rrace e poshter.& pis milet.
I shkreti, mendoi se do të ishte (goxha) kryetar partie, me zyra e me studio e biblioteka e … por është bërë cub rrugësh – lavir bulevardi. Këtë fat e zanat e ka nga i ati Barisha (mbiemri berisha vjen nga bari-sha).
Se mos shkruani ndonje gje per ditelindjen e Metes o DITA.
Une jam i mendimit qe ky pizeveng eshte me diktator se vete Berisha! Shifeni si flet ,cfare toni perdor ne publik, dhe nuk hezitoi asnje cast per te vrare njerez te pafajshem ne mes te bulevardit!