29 Nëntori, Nishani bën homazhe: Respektoj ligjin

anazapta

Sot Shqipëria feston 68-vjetorin e çlirimit. Ndërsa opozita zhvillon homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit, maxhoranca e ka konsumuar që dje edhe këtë festë. Në ndryshim nga forca politike prej të cilës vjen, presidenti Nishani ka zhvilluar sot homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” dhe në varrezat e dëshmorëve. I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij për 29 Nëntorin, Nishani u shpreh se “Presidenti duhet të respektojë përcaktimet ligjore dhe Kuvendi ka miratuar ligjin përkatës. Sipas këtij ligji, 29 Nëntori është festa që përkujton çlirimin e vendit”.

“Sot ne kujtojmë e nderojmë guximin dhe trimërinë e të rënëve në luftë. Ata u ngritën pa dallim feje, krahine e ideje në mbrojtje të vendit. Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, ne përkulemi sot para tyre”, tha Nishani.

Data e çlirimit të vendit ka qenë për vite me radhë temë debati mes maxhorancës dhe opozitës. Pavarësisht se ligjërisht 29 Nëntori njihet si Dita e Çlirimit, e djathta që erdhi në pushtet në vitin 2005 nuk e ka respektuar si të tillë këtë ditë, duke i zhvilluar ceremonitë e rastit më 28 Nëntor.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *