Një nga aspektet më të parregullta të listës zgjedhore është ekzistenca e familjeve të tëra fantazmë, të krijuara nga hiçi me persona të cilët nuk jetojnë realisht, pra persona që nuk ekzistojnë fizikisht. Kjo “ lojë“ pretendohet të ketë filluar fillimisht nga familjarë të familjeve të cilët kanë përfituar ndihmë ekonomike, por edhe përfitime të tjera të vogla si ndërrime të datëlindjeve për efekte të ndryshme, martesa, pensione, çështje ushtarake, sporti etj. Mesa duket falsifikuesit edhe me ndihmën e punonjësve te gjendjeve civile, falsifikuan një karakter, pra një vit të datëlindjes, kryesisht duke e rritur atë, apo ndryshuan vetëm një germë të emrit, atësisë dhe mbiemrit. Duke ndryshuar këto karaktere dhe duke i regjistruar, familjet e reja të sajuara në zyra të gjendjeve civile larg vendbanimit të tyre, pra në një tjetër zyrë të gjendjes civile, nga ajo origjinale. I gjithë ky falsifikim me përmasa të tmerrshme është kryer me dijeni dhe pjesëmarrje të plotë të punonjësve të zyrave të gjendjes civile që i regjistruan, por që dyshohet se kanë ndarë me falsifikatorët edhe ndihmën sociale të përfituar nga falsifikimi. Nëse punonjësit e zyrave të gjendjes civile do të kishin bërë detyrën e tyre ligjore, e para nuk do të regjistronin familje me dokumentacion fals, dhe e dyta do të kërkonin se nga është prejardhja e familjes, pra nga ishte transferuar familja, dhe nuk do të kishin regjistruar familje pa origjinë dhe pa transferim, nga një zyrë në tjetrën pa dokumentacionin ligjor përkatës.
Kriminalizimi
Ajo që e bën akoma më të rëndë situatën, është fakti se falsifikatorët duke e ditur se kanë edhe një familje tjetër të regjistruar, dinë se kanë mundësi që të përdorin edhe identitetin fantazmë. Dhe e kanë përdorur atë duke marrë në emër të identitetit fantazmë karta e pasaporta, ku tanimë nuk ekziston personi pasi ai është fantazmë, por ekziston karta dhe pasaporta në duart e një personi tjetër i cili përdor një identitet të rremë. Ky fakt është pranuar edhe nga zyrtarë të lartë të Qeverisë Shqiptare, por si puna e strucit, nën pretekstin se këta persona janë reale. Sigurisht që me një kërkim fare të thjeshtë në regjistra provohet e kundërta. Kjo është një situatë e rrezikshme për sa i përket rendit dhe sigurisë ne vend dhe kemi të bëjmë jo vetëm me një çështje votimesh. Me këto karta të lëshuara në persona fantazmë mund të jenë pajisur me identitet të ri kriminelë e keqbërës të ndryshëm, persona që i fshihen drejtësisë, shtetas kosovarë të cilët kërkojnë të udhëtojnë në vendet Evropiane brenda marrëveshjes Schengen, e plot arsye të tjera nga më të ndryshmet. Lëshimi i këtyre kartave e pasaportave tek persona që nuk ekzistojnë realisht, ka vënë pikëpyetje të mëdha tek sistemi i lëshimit të pasaportave të Shtetit Shqiptar. Kjo vë pikëpyetje të mëdha në marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me të gjitha ato vende të huaja me të cilat kemi marrëveshje të hyrjes dhe daljes së shtetasve shqiptarë. Kjo situatë ngre pikëpyetje të mëdha edhe në vetë koncesionion e dhënë nga Qeveria Shqiptare tek privatët, jo për aspektin e prodhimit por në aspektin e personalizimit të këtyre dokumenteve të sigurisë së lartë, por që zhvlerësohen sapo menaxhohen nga institucione të papërgjegjshme.
Përgjegjësit
Kryeministri në të gjitha daljet e tij të fundit, por edhe dje, pretendoi se i ka elementet zgjedhore, ku hyn edhe lista zgjedhore, nga më të rregulltat në botë, etj, etj,. Si edhe për të gjitha përbetimet e tjera, në çdo fushë tjetër te jetës shqiptare, ai edhe në këtë rast ka përdorur superlativa, por që nuk thonë asgjë tani për askënd. Mesa duket ai ose është i pa informuar, ose kërkon të fshehë realitetin, ose është i vetëkënaqur në mënyrën e vet të të berit të gjërave shkel e shko, ose situata i ka ikur nga dora dhe nuk ka më as kohë e as mundësi ta kapë përsëri atë. Duket është kjo e fundit. Por kjo ndikon negativisht në cilësinë e zgjedhjeve dhe dëmi nuk është më i kryeministrit , ai është i shqiptarëve. Prokuroria e Republikës së Shqipërisë duhet të rifillojë hetimet për të vënë para ligjit falsifikatorët, por edhe të gjitha ato institucione shtetërore që me veprimet apo mosveprimet kanë lejuar që Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Lista e Zgjedhësve të Republikës së Shqipërisë, të jenë dy dokumente të pabesueshëm dhe me probleme skandaloze. Përgjegjësia duhet të dalë. Askush nuk ka të drejtë të tallet me ëndrrën e shqiptarëve për të jetuar në një vend demokratik dhe jo në një vend me tregues nga më të prapambeturit.
Me vjen keq qe ju zoterinjte i bini legenit kot me keto artikuj seriale. Fajtoret per kete mish mash kriminal, qe pervec zgjedhjeve te atij gjatamanit te PS_se prek sigurinekombetare te Shqiperise por edhe te aleateve tane ne NATO. Fajtori kryesor zonjusha Armanda Teliti ish drejtoreshe e pergjithshme e gjendjes civile shqiptare u shperblye nga Kryeministri Berissha duke e katapultuar Kryetare te qarkut te Durresit. Per ti liruar kolltukun zonjushes Teliti u kercenua me dergim ne burgin e grave zonja e nderuar Bekteshi ish kryetarja e qarkut. Ajo dhe doreheqjen duke qare me denese vetem qe Armanda te behej kryetarke qarku. sa per apelinpatetik qe i beni prokurorise mua me beni vetem per te qeshur.O zoti Thano vertet beson ti se nenprodukti i qumeshtit, qe u emerua Kryeprokuror do te hetoje pataten e nxehte, qe quhet gjendje civile dhe pashaporta e karta identiteti biometrike? O zot sa naiv qenke, qe priske integritet dhe trimeri profesinale nga nje canak me dhalle nga Shenepremtja apo Prishta e Gramshit.
Zoterinjte e Dites nuk i bien aspak legenit por kerkojne te na ndricojne sado pak mes ketij terri informativ dhe disinformimi nga mediat qe mjelin lopen me emrin qeveri, qe kullot ne xhepat tane. Faleminderit Dita.
I thone nje fjale :ujku mjegull kerkon”.kjo eshte nje situate e krijuar enkas dhe mbi te gjitha per per efekt te manipulimit te zgjedhjev.Ajo dihet nga te gjithe.Edhe nga pushtetaret e kryepushtetari,prandaj nuk keni pse vini disa alternativa per kryeministrin e di apo nuk e di gjendjen apo i ka kikur situata nga duart.Po te jete per ate, Ai kete gjendje do ” mjegull”Jam dakort me ju kur thoni se kjo gjendje ehte shfrytesuar nga elementi keq beres.Po nuk eshte kjo kryesorja.Kryesorja eshte manipulimi ne zgjedhje.
O JU TE PS-s ! Mos u bindni me brockullat e Berishes qe thote se ” materialet e votimit i kam te rregullta”.Po humbet vigjilencen dieni se ju aka hedhur vendshe.Sala eshte i pa pare per mashtrime e hajdutlleqe.Ka nje armate te tere qe do te punoj per ate.Vetem puna e juaj me perkushtim do ta heqi nga faqja e politikes kete komunist bastard.
Kush mund te kerkoje te dhenat e qytetareve qe kane mare Karte identiteti? A ka te drejte Opozita apo perfaqsuesit e saj ne Kuvend te kerkojne dvd apo cd e ketyre te dhenave? Si do mund te rregullohen manipulimet e kryera nga Guzhina Poni&Teliti? Krahasimi apo mbivendosja e shenjave te gishtave per te nxjerre ne drite te diellit manipulimet, deformimet, pajisjen me disa karta identiteti te personave besnike te pushtetareve te sotem si do mund te zbulohet dhe korrigjohet?
E shikoj te veshtire rregullimin e pretenduar por teper emergjent per nga rendesia.
Redaksine e Dita-s e falenderoj per kete AKSION qe ka ndermare ne kufirin e kohes, por si po reagon OPOZITA?!!