Ana e errët e Stadiumit të ri dhe e vërteta e Kullës së tij 19-katëshe

anazapta

Në vitin 2011 një Vendim i Këshillit të Ministrave që mban poshtë firmën e Sali Berishës i dha jetë një shoqërie me emrin “Kuq e Zi”.1

Kjo VKM ndau 75% të Ndërmarrjes “Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa” për Federatën Shqiptare të Futbollit (me status privat OJF-je) dhe 25 përqind për shtetin shqiptar, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë.

Njihet nga qarqet e sportit në Tiranë fakti që nënshkrimi i Berishës erdhi pas një lobimi shumë të fortë veçanërisht nga qarku i njohur Frangaj-Duka i biznesit.

Me këtë VKM, “Qemal Stafa” thuajse u privatizua, sepse pjesa private (75 përqindshi) merrte tashmë lehtësisht të gjitha vendimet për këtë Sh.A.

Jo rastësisht Bordi i krijuar pas kësaj VKM-je të Berishës ka për kryetar presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe administrator ish-sekretarin e FSHF-së, Eduard Prodani.

Mori udhë kështu ajo që për lehtësi krahasimi po e quajmë “Versioni 1” i stadiumit të ri.

Berisha Duka e Platini

Berisha Duka e Platini

Asokohe FIFA kontraktoi për shumën 200 mijë euro një kompani që do të bënte fizibilitetin e “Qemal Stafës” ekzistues.

Ky studim sugjeroi që stadiumi i ri mund të ketë vetëm 16 mijë vende të ulura, të cilat pas negociatave FIFA-FSHF u bënë 22 mijë.

Pas këtij studimi, Shoqëria Kuq e Zi deklaroi të hapur tenderin për ndërtimin e stadiumit. U vendos forma Koncesion, miratuar edhe nga FIFA e UEFA.

Ky version parashikonte ndërtimin e stadiumi me Koncesion 35 vjeçar. Pas 35 viteve stadiumi do t’i kthehej shtetit shqiptar.

Në gusht 2013 u mbyllën pranimet e dokumentacioneve nga kompanitë e interesuara dhe u shpallën 3 finaliste të cilat ishin nga Koreja e Jugut, Italia dhe Franca.

Pas tërheqjes së çuditshme të aziatikëve, gjithçka u diskutua midis Bouygues Batiment Internationalinstitucione nga Franca dhe Serenissima Contruzioni nga Italia.

U shpall fituese kjo e fundit.

Ashtu sic veprohet në vende të brishta e të pastabilizuara, firma fituese e Koncesionit për Stadiumin e ri , kërkoi një “Letër-Garanci” nga qeveria shqiptare.

Por ndryshimi politik pas zgjedhjeve të 2013-s e la gjithçka pezull.

I këshilluar nga FMN, Rama nuk e firmosi letër-garancinë për koncesionin 35 vjeçar

Edi Rama që mori drejtimin e Ekzekutivit shqiptar, i këshilluar nga FMN nuk e lëshoi këtë letër-garanci.

Në vend të kësaj, Rama deklaroi në fillim të qeverisjes që “nuk ndërtojmë stadium të ri kombëtar me 50 apo 70 milion euro, por me 20 milion euro do rikonstruktojmë 4 deri në 5 stadiume aktuale”.

Dhe ashtu u bë. U rikonstruktuan Elbasani e Shkodra, ndërsa në “Qemal Stafa” nisi rinovimi i pjesshëm i shkallëve, ambjenteve të ndryshme dhe shtrimi me tapet të ri i fushës.

Por ndodhi diçka e papritur. Shqipëria kualifikohet për në finalet e EURO 2016. Veç të tjerave, u hap rruga për disa miliona euro nga FIFA.

Në këto kushte rihidhet në skenë ideja e ndërtimit të një stadiumi të ri kombëtar me Koncesion.

Por… Historia tashmë ndryshon krejtësisht.

Vimë këtu tek “Versioni 2” i Stadiumit të ri Kombëtar, ose tek debati i ditëve të fundit.

Shoqëria “Kuq e Zi” dhe Qeveria, (ose Duka dhe Rama që përfaqësojnë 75 përqind dhe 25 përqindshin e shoqërisë) “gjejnë” një kompani shqiptare me emrin Alb Star.

Rama, Duka e Platini

Rama, Duka e Platini

Alb Star, që njihet në qarqet e biznesit si “kompania e ish-ortakëve të Olldashit”, premton një investim 40 milionë euro, kurse FSHF dhe Shteti premtojnë të venë 10 milionë të tjerë  për ndërtimin e stadiumit të ri.

Interesante është që ende pa u shpallur fituese, Alb Star porositi një studio italiane për të bërë projektin e stadiumit të ri.

Krahas stadiumit dhe ambjenteve sportive, kontrata i jep Alb Starit të drejtën të ndërtojë të trupëzuar me stadiumin “ambjente josportive” mes të cilave një Kullë biznesi 19-katëshe.

Madje Qeveria i njeh të drejtën Alb Starit të parashesë 25. 200 m2 “pjesë biznesi” në stadiumin e ri.

Edhe pjesa e parkimit nën administrimin e FSHF-së (sheshi aktual përballë stadiumit) i kalon Alb Starit kurse hyrja e stadiumit të ri sipas projektit do jetë tek shesh-pushimi ku më parë ka qenë lokali i njohur si Kolonat.

Koncesioni në fjalë nuk i njeh shtetit të drejtën e rikthimit të stadiumit pas 35 viteve shfrytëzim si në Versionin 1. Stadiumi mbetet përjetësisht privat.

Të mbytura nga zhurma politike, detajet mbeten të errëta për publikun.

Por DITA posedon dokumentacionin e plotë të dy versioneve që provon sa më sipër.

Stadiumi Qemal Stafa

Stadiumi Qemal Stafa

E vetmja pengesë që ka dalë aktualisht është drejtoria që mbron Trashëgiminë Kulturore.

Drejtoresha e kësaj zyre refuzon të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, pasi stadiumi Qemal Stafa është në listën e Monumenteve të Kulturës.

Burime nga qeveria thanë për DITA se drejtoresha në fjalë ka kërkuar shfuqizimin në Kuvend të pjesës së ligjit që e paracakton “Qemal Stafën” si të tillë, ndryshe nuk mund të firmosë prishjen e tij, që ndalohet nga i njëjti ligj.

Jo rastësisht disa ditë më parë, vetë Rama ironizoi zërat që mbronin “Qemal Stafën” si Monument Kulture duke thënë që edhe Uembli i Londrës u prish.

“I cilësuar monument kulture vetëm për shkak të fasadës së tribunës qendrore, ndërkohë që gjithçka ka në pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pisllëku” – tha Rama për Qemal Stafën..

Të ndodhur përballë këmbënguljes së Drejtorisë në fjalë për të mos firmosur dhe ngutit për të proceduar me punimet pa ndryshime ligjore në Kuvend, orët e fundit është gjendur një zgjidhje mbresëlënëse: Fasada e Tribunës Qendrore të Qemal Stafës do “pritet” dhe do “ngjitet” në stadiumin e ri.

Nesër është parashikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit nën drejtimin e Kryeministrit, ku në listën e miratimeve është edhe ky “version 2” i stadiumit të ri kombëtar.

A do kalojë? Mbetet për t’u parë.

Dita

Projekti i parë për stadiumin e ri në Tiranë që nuk u rrealizua kurrë

Projekti i parë për stadiumin e ri në Tiranë që nuk u rrealizua kurrë

Versioni i italianëve të Serenissima

Versioni i italianëve të Serenissima

Versioni aktual me kullë biznesi

Versioni aktual me kullë biznesi

 

Share This Article
1 Comment
  • ‘ANA E ERRET’ NE NJE VEND STERRE!?
    Investimi milionesh per nje sadjum ‘fshat’ eshte pjese e krimit ekonomik 25 vjet ne kurriz te nje populli tashme te shperbere qe ka nje ÇEREK SHEKULLI qe ka marre ‘rrugen per Janine’!
    I vetemi ndryshim pas 25 vjetesh i ketij ‘mender stadjumi’ ne krahesim me tere ‘KESHTJELLAT NE RERE’ qe u kane vjedhur shqipetareve krriminelet kujslinge me imunitet nga ‘RRUGA E KOMBIT’ pa komb,nga tere shkaterrimi i pasuruse mbi e nentokesore e falja te huajve apo shkaterrimi i mjedisit me KISHA E XHAMIJA apo ‘parqe’ me trena qe do hypin ‘Lulat e vocerr’ qe tu dalin zorret me barkun bosh—ky investim ‘STADJUMI’ ndryshon se MILIARDAT na i fal UEFA!?JO PER BUKE PER BARKTHARET POR PER ‘DERRAT E NGINJUN’ QE TE VJEDHIN E ARGETOHEN NE MES TE BATHORES!
    Ky stadjum ne mes te ish Kryeqytetit nuk duhet te ndertohet absolutisht per shume e shume arsye:
    -Qe shqipetaret mos ja lene fatin e investimeve krrimineleve me imunitet e IDJOTEVE qeverritare!
    -Qe ky investim te projektohet e te zbatohet nga inxhiniere pas 25 vjetesh shqipetare!
    -Qe ne kete investim te mos vidhet nga te huajt por te jape kthimin’ e investimit per shqipetare!
    -Qe ky investim te ruaje tere parametrat urbanistike e inxhinierike ne perputhje me planin rregullues te ish kryeqytetit edhe per 100 vjet!
    -Qe ky investim te parashikohet te shlyhet e jo vetem kaq ne raport me tere kerkesat e zhvillimit urban si dhe atij kulturor e sportiv per 100 vjet e jo te ngelet si ‘KULLE FIRAUNI’!
    -Qe te mos kete asgje te perbashket as si vend e as si projekt mbi pasurine artistike monumentale te stadjumit aktual Qemal Stafa’ i cili duhet te mbetet pasuri e pa tundeshme e baskise se tiranes ne aktivitete!
    PS–Per te mos humbur investimet e UEFA ky stadjum qe do ish nje ‘lluks’ kot mund te ndertohet DETYRIMISHT ne PERIFERI te Tiranes si per shembull ne zonen e ish TEGU ku mund te shfrytezohen edhe qendra tregetare ne sherbim te periferise ,argetimit,e ekonomise se SHERBIMIT!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *