29-vjeçari ndërron jetë për shkak të ilaçeve

Leda Hysa

 

 

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën për shkak të ilaçeve.

Sipas mjekëve, Arjul Patel ndërroi jetë nga helmimi prej loperamidës, e cila shkakton Imoidumin, që ndodh nga marrja e shumë medikamenteve për shkak të diarresë.

Maksimumi i masës së ilaçit që një individ mund të marrë është 16 mg në ditë, por Patel e kishte kaluar dozën.

“Pacientët duhet ta marrin loperamidën në një dozë të caktuar dhe me përshkrimin në recetën e mjekut. Në të kundërt, mbidoza mund të çojë në raste si të Arjulit”, – shkruhet në raportin e mjekëve dhe të policisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *