Zbardhen mesazhet telefonike të familjes Cali, të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
ABC News ka arritur të siguroj tekstin e mesazhit, që Gjok Cali mbrëmjen e datës 4 shtator, vetëm pak minuta pasi është goditur me armë nga deputeti Armando Prenga i ka shkruar ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Sipas mesazhi, që mban orën 23:46 shtetasi Gjok Cali i shkruan ministrit, duke njoftuar për ngjarjen dhe kërkon ndihmë pasi siç thotë ai policia e Lacit nuk shkon në vendin e ngjarjes.
“Zoti Saimir Tahiri, deputeti Armando Prenga më ka gjuajtur me pistoletë dhe jam i gjakosur, policia nuk vjen fare në vendngjarje. Ju lutem merrni masa”.
Ky mesazh, rezulton se është nisur nga shtëpia e Gjok Calit që ndodhet në Fushë-Kuqe, vetëm pak minuta pas përplasjes me deputetin Prenga në rrugën Patok – Laç. Më pas, referuar materialeve të prokurorisë, Gjok Cali i shoqëruar nga policia dhe pjesëtar të familjes së tij është nisur drejt Komisariatit të Laçit për të bërë denoncimin. Dhe pikërisht këtu, pjesëtar të familjes Cali janë përplasur fizikisht dhe me armë me të afërmit dhe deputetin Prenga, ku për pasojë mbetën të plagosur 7 persona, dy prej tyre me armë zjarri.
Pasi sherri është qetësuar në komisariat, të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Laçit për të marr mjekimet e para dhe më pas drejt Spitalit Qendror të Traumës në Tiranë. Dhe pikërisht në këtë kohë, rezulton se ministri i Brendshëm i kthen përgjigje Gjok Calit, duke njoftuar se kishte marr masat e duhura.
“Do marr masa patjetër. Është angazhuar e gjithë policia”.
Ky mesazh mban orën 01:33 minuta dhe në atë kohë rezulton se gjithçka ishte shuar mes dy familjeve, të cilët ishin nisur drejt spitalit në Tiranë ku edhe u shoqëruar nga policia së bashku me deputetin Prenga.
Por nuk janë të vetmit këto mesazhe që familja Cali i ka dërguar ministrit të Brendshëm, atë e kanë njoftuar edhe gjatë muajt gusht për ndërtimin e paligjshëm që kompania e vëllait të deputetit po bënte në Lagunën e Patokut. Në mesazh, ata i kujtojnë ministrit se për ndryshimin e një tjegulle në çati arrestohen personat, ndërsa për deputetin që po kryen ndërtim të paligjshëm në Lagunë nuk merren masat.
“I nderuar zoti ministër na fal për shqetësimin, por na duket e pa drejtë që policia e shtetit ndalon fshatarët e mi për të ndërruar 2 tjegulla të shtëpisë dhe deputeti i zonës së Laçit vazhdon ndërtimin në mes të Lagunës së Patokut dhe për çudi policia nuk merr asnjë masë por e mbështet në punimet që bënë. Aq më tepër që në vendin ku po ndërtojnë janë sjellë edhe 400 pisha të sapo prera. Me respekt kryetari i fshatit Patok”.
Ky mesazh mban datën 19 gusht ora 8:23 minuta dhe përgjigjia e ministrit vjen në 9:52 minua, fiks 1 orë e 29 minuta ku ministri i thotë se policia po merr masa për të gjithë qytetarët.
“Policia merr në procedim të gjithë qytetarët, pa dallim, që ndërtojnë pa leje. Në këtë rast, i dërgova policisë shqetësimin tënd për të bërë të gjitha verifikimet”.
Si këto mesazhe, familja Cali ka dërguar edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e vënë në dijeni për procesin e tenderit, procedurat e shkelura nga Ministria e Bujqësisë si dhe vendimmarrja për ndryshimin e pronësisë së licencës së shfrytëzimit, nga familjes Cali te vëllai i deputetit Prenga. Por pavarësisht mesazheve të nisura, rezulton se familja Cali nuk ka marr asnjë përgjigje me telefon.

Vazhdon vasalizmi dhe puna leshit te qeverise…
Drejtesi per te gjithe
Kjo eshte drejtesi, dhe shume e mire biles. Ministri Tahiri shume korrekt ne pergjigje.
Ti shkruaje Berishes dhe Mul Nulit, te vinte furgoni ne shtepi, te kepusnin nje te rrahur, dhe i thoshnin gangsterit qe zaptonte, te te kepuste ndonje koqe plumbi ne pabesi, ne erresire.
Ndal privatizimit te bregdetit,lagunave,pyjeve,lumenjve dhe pasurive natyrore te Shqiperise/.Eshte toka jone,te paret na e kane lane,kush te mos i preki.Kete vargun e fundit nuk kam guxim ta shkruaj,se mender e kemi dhjere.
Mire mesazhet, po numurat e telefonit te kryeministrit dhe ministrit ku i gjet ky Cali, se une kam shume kohe qe perpiqem per t’u derguar ndonje mesazh si njerit edhe tjetrit, por nuk kam mundur?
Familja e gangstereve Cali, komunikon vetem me Ministrin e Brendeshem dhe Kryeministrin, kane harruar qe kane qene ne sherbim te SHQUP-it dhe gane bere me lagunen cfare u ka dashur byha, kur dihet qe kjo eshte prone shteterore. Kush mafioz nga SHQUP-i u ka dhene keto numra telefonash, perse ky Qytetar Mafioz, nuk ka ndjekur rrugen ligjore te denoncimit sipas niveleve qe percakton ligji, por direkt me anetare te QEVERISE. Kane hyre keq ne valle dhe kane rene ne Hunde Lesh me familjen Prenga, te gjejne vrime miu e te fshihen si fis, ose te arratisen ne emigracion dhe te mos e kthejne me koken pas, se do te ikin per lesh ashtu sic jane.
Calet qenkan lepuj Mamurrasi
ooobboooo dolen sherifat e rilindjes ,kta pistolieret e pallamentit
o qelbesira te rilindura ,po nr e tel i kane vendosur publike vete ata demagoget qe ju qeverisin
ju sherbejne 24 ore ne dite ,vetem per ju jetojne qe marrshin dhe nga ditet tuaja
ti callme e palare arabie me lart
Calajt lagunen e kane marre nga qeveria e Nanos ,atij pijanecit dhe bizoxhiut , qe iku me ….fustan neper kembe dhe la shtetin ne dore
te Izetit ,a po lexoni ju perdite cfare keni bere dhe po beni ???
Prenga eshte i gjithi lesh ,po harroi qe ka vendos
kallare te kuqe tani
dhe Brukseli i ka qejf kollaret tuaja
Dale mor loku ,dale ,shikoje do kete guxim
ti preki Prenga me Calajt ?????
e shef mire azilin ti dhe ajo partia rruspi ku duartrokisni juve
do e shofesh shpejt kush iken per lesh ,dhe jo si ne 98 ,se ashtu beheni heronj juve ,filloni qurraviteni “fajin e ka saliu”
do ikni keshtu me hekura ne duar ,duke u ber gazi i botes
Plehra e bij llumi , po cfare ka ketu per tu treguar kaq sherifa me
te ngjashmin tuaj , mor maloke te shpifur ???