2Pac është parë gjallë, jeton në fshehtësi në Kubë

Ornela

Njerëzit po marrosen me idenë se ikona e repit Tupac Shakur, i njohur edhe si 2Pac, është shfaqur në jetë pas 19 vjetësh jete të fshehur. Reperi që do të ishte tani 44 vjeç, u qëllua me armë në makinën e tij në Las Vegas në 7 shtator 1996. Por sipas uebsajtit Reporterz, Tupac është gjallë dhe ka jetuar një jetë sekrete në Kubë.

 

tupacsnoop_2652785a

Në artikull thuhet se, “Tupac Shakur i cili mendohet se është vrarë në moshën 25 vjeçare është fshehur gjatë gjithë kësaj kohe. Në vitin 1996, u raportua se Shakur ishte i pranishëm në një event special në Las Vegas dhe më pas u vra brutalisht. Një ditë më pas iu bë autopsia dhe trupi iu dogj menjëherë. Nuk pati as funeral, as një memorial… Tani e dimë me saktësi pse ka ndodhur kështu, sepse Tupac Shakur nuk u vra kurrë dhe është e paqartë se përse po fshihet”.

 

TS_2652788a

 

Në artikull përfshihet një foto e legjendës së hip popit me yllin e popit Rihanna, shkruan The Sun. Pretendimi sensacional ka marrë reagime të shumta në mediat sociale. Ka pasur disa teori konspirative përgjatë viteve pasi fansat refuzojnë të besojnë se 2Pac ka vdekur. Mesa duket ai është parë duke u relaksuar në një resort në Zelandën e Re vitin e shkuar, ndërsa të tjerë e kanë parë në një video në Kubë.

 

Pronari i kanalit DAHBOO777 në Youtube pretendon se ylli është kapur nga kamera gjatë “Occuppy Movement” në 2011-ën ku mbante të veshur një mushama të verdhë. /DITAShak_2652786a

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *