3.4 mln eurot/ Balla: Lulzim, dil e përballu si burrat

DITA Online

 

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i është rikthyer sërish kapjes së 3.4 mln eurove në dy Toyota Yaris.

Balla akuzoi Bashën se ka takuar vëllain e dy personave në kërkim.

“Nuk e harroj fjalën e Topallit kur thoshte se ky të rren edhe kur e pyet se sa është ora. Ta kam thënë 100 herë, por po ta them dhe sot, Balili në 2009 dhe 2011 ka qenë kandidati yt, i Partisë Demokratike.

Në vitin 2013, 2015 dhe 2017 është miku, dhe anëtari i LSI-së.

Ki burrërinë Lulzim e çohu këtu e thuaj të kundërtën ti rrenacak.

Sa për lidhjet, të martën të pres në Gjykatën e Krimeve të Rënda Lulzim. Personi që është në krahun tënd dhe në zyrën tënde nuk është rastësisht në zyrën tënde. Është vëllai i dy personave në kërkim. Ky ka qenë me dhjetëra herë në Çadrën e Lirisë tënde Lulzim, madje marr përsipër të shpreh këtu dyshimet se dy personat në kërkim kanë qenë edhe sponsorizues të shpenzimeve të mirëmbajtjes së çadrës tënde Lulzim.

Për të gjitha këto të pres të martën, çoje kokën se le nam, vjen në Kuvend dhe nuk e çon njëherë kokën. Çoje kokën dhe të martën të pres në seancë në Gjykatën e Krimeve të Rënda edhe mos bëj siç bëre me rastin e rrugës Durrës-Kukës, të marrësh raport apo t’ia mbathësh për në Hollandë”, tha Balla.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Cfare burrerie more, Lulja eshte kthyer ne moter eshte tranvestite, nuk e kap ligji se ka vjedhur Luli mashkull dhe jo Lulushja fecke.
    Se shpejti do te konkuroj per Miss Albania dhe do t’i bashkohet tranvestites Spanjolle ne konkursin e Miss Evropa.,.
    Keshtu z. Balla, Lulushja nuk ka me nevoje per raporte mjekesore qe nuk pranohen per justifikim mungesash edhe shkolle e jo me ne Gjykate sic ka bere deri me sot.

  • Cfar gamori eshte ky @Arben-i mi noooone… ., nuk ia gjen shoqin ! ! !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *