Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet t’i drejtohet nesër, të enjte, Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për të ankimuar vendimin e shkallës së parë ndaj tij.
Ai do të kërkojë pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë për të cilën Gjykata e dënoi me 3.4 vite shërbim prove.
Ndërsa nga ana tjetër trupa gjykuese e liroi nga tre akuzat e rënda ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë dhe bashkëpunim në trafik droge. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin.
Gjithashtu, edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, nëpërmjet avokatëve të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës per Krime të Rënda, që e dënoi atë me 3 vite burg.
Çela kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa në Shkallë të Parë u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre. Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për favorizim të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
j.l./ dita

Rri o Tahir 3 vjet bej xhiro me skaf, pastaj futi nje padi, merr disa miliona dhe behu kryeminister qe te tallesh trapin si Rama.
Po tu qep ambasada usa me buke ne traste, si ne shkalle te pare, keq e ke per parajsine shoku.
.