Tre gola për fitoren e parë, Gjermania “likuidon” Australinë për Kupën e Konfederatave

Gazeta Dita

Gjermania ka likuiduar sot për Kupën e Konfederatave Australinë me rezultatin 3-2 duke marrë 3 pikët e para në Grupin B, po aq sa ka dhe Kili. “Panzarat” pavarësisht se zbritën në fushën e lojës me lojtarë të rinj në përbërje, arritën t’a dominonin kundërshtarin duke ‘nderuar’ trajnerin Joakim Lëv.

Gjermani me anë të Stindll zhbllokoi shifrat e para që në minutën e 5-të, por kur pritej dyfishimi i rezultatit, Australia gjen forcat të barazojë në minutën e 41-të. Katër herë fituesit e Botërorit nuk dorëzohen dhe 1 minutë para se t’i drejtohen dhomave të zhveshjes rikthehen sërish në avantazh falë Drazler që realizoi nga 11-metrat.

Me fillimin e pjesës së ditë ishin përsëri gjermanët që shënuan me anë të mesfushorit të Shalkes, Gorecka në minutën e 48’. Një gabim i Ter Stegen, portierit të Barcelonës, do rihapte takimin në të 56-ën, por vetëm kaq pasi takimi mbyllet me shifrat 3-2.

Për 90 minuta me “panzerat” luajti edhe mbrojtësi i Arsenal me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *