Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e aksionit antiinformlitet në tre javë që ai po zbatohet.
Sipas të dhënave nga tatimet, janë verifikuar në terren 7720 tatimpagues, nga të cilët 1720 tatimpagues janë penalizuar, ndërsa për 250 subjekte është marrë masa e mbylljes së aktivitetit.
Në skemën e kontributeve kanë hyrë 547 punonjës të padeklaruar. Lidhur me fshirjen, tatimet njoftojnë se janë fshirë rreth 754 milionë lekë, apo rreth 5.5 milionë euro.
971 tatimpagues kanë paguar detyrimet e prapambetura. 2563 tatimpagues kanë përfituar nga kompesimi i detyrimeve debitorë me gjendje kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së në vlerën e 81,663,834 lekë
Edukimi dhe informimi
– Shërbimi i tatimpaguesve ka asistuar ballë për ballë 22,042
– Janë zhvilluar 4,558 vizita këshilluese dhe 20 takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit
– 10,596 është numri i tatimpaguesve me të cilët është komunikuar elektronikisht me qëllim nxitjen e vetë deklarimit dhe vetëkorrigjimit vullnetar
– Qendra e thirrjeve ka asistuar më shumë se 5.275 tatimpagues dhe qytetarë
Kontrolli tatimor
– Janë realizuar 5,912 kontrolle kryesisht kontrolle nga zyra dhe vizita fiskale
– 919 tatimpagues kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore
Mbledhja e detyrimeve të prapambetura
– 917 tatimpagues kanë paguar detyrimet e prapambetura
Ka vijuar procesi i fshirjes automatike në zbatim të ligjit të faljes , 2563 tatimpagues kanë përfituar nga kompesimi i detyrimeve debitorë me gjendje kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së në vlerën e 81,663,834 lekë, gjithashtu janë fshirë detyrimet tatimore në vlerën 753,853,648 lekë
Janë verifikuar ne territor 7,720 tatimpagues..
1,720 tatimpagues janë penalizuar.
Për 250 subjekte është marrë masa e mbylljes së aktivitetit.

informaliteti eshte nje sjellje qe ka zgjatur per shume vite ne vendin tone, por me kete vendosmeri per ta cbere nga realiteti shqiptare besoj qe shume shpejt ky aksion do finalizohet me sukses.
eshte koha qe kjo semundje kaq e thelle te hiqet nje her e mir nga vendi, boll me kto fenomene te vjetra me ne fund po merren masa serioze qe jane ne te mire te gjith qytetarve ne rradh te pare edhe ne te mire te shtetit, nqs ne paguajm detyrimet do kete me shume lek ne arken e shtetit qe perkthehen ndryshe ne investime
po ne momentin qe qeveria te thote qe do vi te beje te konsultime me bizneset per te kthyer ne te ligjshme ti pse vazhdon ben te fortin kot? deri tani po shof qe kjo eshte qeveria e vetme qe e ka marre seriozisht kete hap ndaj kesaj kanceri qe eshte perhapur. bravo dhe z.Ahmetaj qe po tregon vendosmeri per ta zhdukur kete fenomen
ky problem sa vjen e po venitet dhe me vjen mire qe shoh lajme te tilla. lufta ndaj informalitetit eshte nje nder lufterat me te egra per cdo qeveri. bravo qeveris qe e ka marre seriozisht per ta zhdukur si fenomen
Kjo nisme duhet te vazhdoje cdo dite dhe jo thjesht me aksione. Paraja informale duhet ti kthehet popullit ne forme investimesh ne infrastrukture, shkolla, kopshte, cerdhe, spitale. Ky eshte shteti qe kemi votuar. Baronet e bisneseve te medha duhet te mendohen mire dhe te deklarojne edhe centin.Boll kane fshehur milionat nen catite e partive.
Ju falenderojme zoti minister per kete ‘ lufte’ qe vazhduat me informalitetin dhe qe po beni nje pune shume te mire. Ju uroj shume suksese dhe nje pune sa me tem bare ne luften kunder ketij fenomeni.
Si gjithmone nuk mund te mungonin komentet e zyres se propagandes se maviosur. Lufta e qeverise kunder biznesit te vogel familiar Shqiptar per sherbimet ndaj oligarkeve qe e kane monopol ekonomine, do perkthehet ne me pak te ardhura ne arken e shtetit dhe heqje mundesie per te jetuar te pavarur per shume njerez, te cilet thjeshte nxjerrin nje rroge mujore me investimin e tyre modest. Por zyres mavi nuk i intereson fare kjo. Ata nuk e kane mendjen per nje politike ekonomike e cila do te rrise mirqenien per shumicen, ne aspektin afatgjate. Jo. I vetmi interes i tyre, eshte qe te pasurohen sa me shume per aq kohe sa ju ka mbetur ne pushtet. Ata e dine qe lopa pushtet eshte provizore, packa se do ta lene pas te ngordhur fare. Ky mentalitet kacakesh e banditesh, fatkeqesisht i ka vrare shpresen per te ardhmen atij vendi.
Dhe ju litemi dite, mos na kollofisni komentet se quhet censure.
Dhe ju lutemi dita, mos na kollofisni komentet se quhet censure.