3 kg ar atij që vret ambasadorin amerikan në Jemen

anazapta

Tre kilogramë ar të pastër atij që vret ambasadorin amerikan në Jemen, Gerald Feierstein, dhe 23 mijë dollarë për këdo që eliminon një ushtar amerikan.

Kjo është oferta më e fundit e degës së Al Kaedës në Gadishullin Arabik (AQAP) .Oferta është bërë përmes një videoje të titulluar “Xhihadi i një kombi”, përmbajtja e të cilës është shpërndarë nga SITE, rrjeti amerikan për mbikëqyrjen e faqeve islamike.

Oferta e terroristëve islamikë është e vlefshme për gjashtë muaj dhe ka për qëllim “nxitjen e kombit dhe zgjerimin e rrethit të xhihadit edhe në masat popullore”, thuhet në video. / Përgatiti: G. S.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *