3 mijë lekë shtesë për të marrë patentën

Dita

Vizita e mjekut okulist apo otorino-laringologut, nëse bëhët për efekt raporti mjeksore për leje drejtimi apo veprimtarinë me armët, duke filluar nga 1 prilli është bërë me pagesë edhe për të siguruarit.

Me anë të urdhëri të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që mban datën 29 mars 2016, vizitat tek këto dy mjekë specialistë do të bëhen kundrejt pagesës prej 1 500 lekesh për secilën.

Deri tani, për aplikimet paguhej vetëm një raport prej 1 mijë lekësh, i cili mbetet gjithashtu në fuqi.

Urdhëri i Ministrit është shpërndarë në të gjitha poliklinikat e specialiteteve në kryeqytet dhe në rrethe.

Në këtë mënyre, raporti mjeksor, pavarësisht nëse aplikanti është i siguruar, do të kushtojë në total 4 mijë lekë.

Klan raporton se keto pagesa konsiderohen si tarifa administrative për një shërbim që ofron shteti dhe nuk kanë të bëjnë me sëmundshmërinë apo parandalimin.

Paratë e mbledhura shërbejnë si të ardhura dytësore per poliklinikat.

Pagesa për vizitën e mjekut okulist dhe otorino-laringologut si pjesë e raportit mjeksor për leje drejtimin apo veprimtarine me armët, aplikohet për herë të pare për personat e siguruar.

Share This Article
2 Comments
  • Ky asht shtet qe dine vetem e vetem me i rjep deri ne palc votuesin e vet.kinse jemi shtet.Ne institucionin qe merret patenta ekziston nji aparat per cilesin e te pamit te synit anash,si djathtas dhe majtas.Kaq,dhe pa asnji pagese.Nuk ju vjen turp te mbushni buxhetin me vizita qesharake.Sepse nuk ja keni haberrin se ndertohet shteti ne favor te popullit.Por te xhepit te buxhetit.

  • OPO VAZHDONI, Q…… MAMANE KETIJ POPULLI, SE JU THOTE BABA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *