3 milionë euro për kanalin e ujit, prokuroria tjetër hetim për Elvis Rroshin

redaktor
Kryetari i bashkise se Kavajes, Elvis Roshi, duke folur gjate prezantimit projektit te veprave te Kantierit te Rilindjes Urbane te Qyteteve, ne hotel Sheraton. /r/n/r/nMayor of Kavajes, Elvis Roshi, speaks during presentation project Shipyard works Cities Urban Renaissance, Sheraton hotel.

Tenderi 3 milionë euro për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës është bërë objekt hetimi nga prokuroria e këtij qyteti.

Ky institucion është duke hetuar ligjshmërinë e këtij tenderi, fituesi i të cilit është bërë publik vetëm 2 ditë para se Elvis Rroshi të lirohej nga qelia dhe të rrinte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve për dekriminalizimin.

Veprimet hetimore për procedurat e këtij tenderi mësohet të kenë nisur kryesisht nga prokuroria e Kavajës, e cila tashmë ka kërkuar informacion të njihet me të gjithë procedurën zyrtare të zhvilluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kavajës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *