Rregulli 1: Mbani në mendje që jeni…të barabartë!
Brenda marrëdhënies midis dy të rinjve, nuk ka arsye që djemtë të gëzojnë më shumë vëmendje nga vajzat. Kjo vlen për të gjitha aspektet e marrëdhënies, përfshi dhe marrëdhënien seksuale. Kur ju e mendoni dhe e trajtoni njëri-tjetrin si të barabartë, takimet tuaja do të jenë më të gëzuara, madje, edhe më seksi. Kjo është shumë e thjeshtë për ta kuptuar.
Nuk ka arsye që djemtë të jenë të gjithëfuqishëm në një marrëdhënie. Pse iniciativa duhet të jetë gjithnjë privilegj i djemve? Pse vetëm ata duhet t’u telefonojnë vajzave dhe ti marrin ato në takime? Pse, vetëm, djemtë duhet të paguajnë në çdo takim? A nuk do të ishte më mirë që gjërat të ishin më spontane dhe me më shumë dashuri?
Pikëpamja e vjetruar, se djemtë e fillojnë takimin, bën që takimi të mos jetë më një aventurë krijuese e veçantë. Marrëdhënia është më e balancuar, kur vajzat ndjehen të lira që, ashtu si edhe djemtë, të sugjerojnë një takim, veçanërisht, kur djali është “pakëz i ndrojtur”.
Pra bëni mirë të tregoheni të sjellshëm dhe të sinqertë. Sa më të ndershëm dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin, aq më të këndshme do të jenë ditët tuaja së bashku. Mos harroni: Askush nuk dëshiron të jetë i përdorur.
Rregulli 2: Mos shkoni menjëherë drejt martesës
Dashuria është gjë e mirë, por, kur ju dashuroni dikë, kjo nuk do të thotë se do të qëndroni bashkë për gjithmonë. Ju nuk duhet të bini në dashuri me çdo person me të cilin takoheni. Po u “zuri qymyri” me të gjithë ata që takoni, ju do të lëndoheni emocionalisht shumë herë.
Në qofte se ju të dy, e konsideroni veten si një çift, në një moshë të re, kjo nuk është e këshillueshme. Çiftëzimi i hershëm i rrit gjasat për martesë të hershme, por njëkohësisht dhe për divorc. Ju nuk jeni emocionalisht të pjekur dhe nuk keni eksperiencën e mjaftueshme, që të dini se me kë duhet ta kaloni gjithë jetën tuaj. Madje, juve u duhet akoma shumë kohë që të njihni veten tuaj.
Disa adoleshentë çiftëzohen dhe martohen, pak vite pas mbarimit të gjimnazit. Disa nga këto martesa, pa dyshim, janë të suksesshme, por shanset janë kundër tyre. Edhe pse gjithkush mendon se ai do të jetë një përjashtim, statistikat e divorcit nuk gënjejnë. Ato tregojnë se martesat e hershme përfundojnë më shpesh në divorc.
Të gjithë do të bënin mirë të prisnin deri nga fundi i të njëzetave, ose më shumë, pastaj të mendonin për martesë. Harrojini rregullat e ngurta morale, që shumë edukatorë dhe moralistë duan t’u imponojnë, pasi kanë rënë viktima vetë.
Rregulli 3: Mos nxitoni për seksin me penetrim
Cilatdo qofshin marrëdhëniet tuaja, prisni të bëheni 18 vjeç, pastaj provoni interkursën. Me këtë nuk dua të them se ju nuk jeni seksualë pa u bërë 18 vjeç. Por duhet të dini se marrëdhëniet seksuale kanë disa stacione. Këto vendqëndrime janë: Puthjet, përkëdheljet, masturbacioni, extracoursa. Të gjitha këto japin shumë kënaqësi dhe kanë më pak rreziqe nga interkursa.
Në vartësi të moshës tuaj dhe të nivelit të seks-edukimit që keni marrë, ju do të bënit mirë, të prisnit për të filluar interkursën deri sa të jeni gati emocionalisht dhe të jeni plotësisht të informuar për rreziqet e seksit. Kjo, zakonisht, nuk ndodh pa arritur vitet e fundit të adoleshencës, ose me fillimin e viteve të njëzeta.
Njerëzit ndryshojnë, për arsye të bazës së tyre familjare dhe të nivelit të dijeve dhe eksperiencës që kanë, por më besoni: Për disa nga ju edhe mosha 21 vjeçare është shumë e re për të filluar interkursën.
Fizikisht mund të jeni gati për interkursë që në moshën 16-17 vjeç, madje edhe më herët. Por, nuk jeni akoma gati për përgjegjësitë dhe pasojat që mund të ketë interkursa, përfshi edhe pasojat e saj në gjendjen tuaj emocionale. Kjo do të thotë se ju nuk do të jeni gati për seks vaginal para se të bëheni , më së paku, 18 ose 19 vjeç.
Ju të gjithë jeni seksualë!. Unë e them këtë me zë të lartë dhe shpresoj që ju do të më kuptoni drejt. Ju duhet të kuptoni dhe ta mbani mend mirë, se nuk janë , vetëm, interkursa dhe seksi oral, aktet seksuale që japin kënaqësi.
Shumë nga prindërit dhe mësuesit tuaj bëjnë gabim, kur e barazojnë seksin me interkursën. Seksi përfshin edhe akte të tjera kënaqësie, siç janë: Puthjet e thella ose franceze, masturbacioni, extrakursa (fërkimet erotike pa penetrim, zakonisht, mbi teshat), stimulimi me duar i gjinjve, i gjenitaleve. Të gjitha këto janë akte seksuale dhe mund t’u çojnë, lumturisht, deri në orgasma të shëndetshme, që do t’u çlirojnë nga stresi.
Ju do të jeni në gjendje të evitoni shumicën e problemeve seksuale, vetëm, duke zbatuar në praktikë dijet e shëndosha seksuale. Përfytyrojeni jetën tuaj seksuale si një tren, që përshkon një rrugë të gjatë me shumë stacione. Seksi duhet të jetë një magji inspiruese, edhe kur putheni dhe përkëdheleni për orë të tëra, edhe kur eksperimentoni sjellje të tjera seksuale më intensive. Të kërceni në një marrëdhënie seksuale të thellë, shumë larg dhe shumë shpejt, duke i kapërcyer stacionet seksuale, është gabim.
Kur flitet për seks rastësor, ju duhet t’i rezistoni tundimit për të shkuar tej nivelit të gatishmërisë tuaj emocionale, tej dijeve tuaja seksuale dhe tej intimitetit tuaj seksual. Duhet të dini, gjithashtu, se vajzat që fillojnë të bëjnë herët, para moshës 18 vjeç, më vonë sëmuren më shpesh me kancerin e qafës së mitrës.
Adem Harxhi – Dita
ndoshta ke t drejt
ishalla fjala jote ne vesh te vajzave te mira o doktor
se shumica mua me duket qe kane rreshqitur
jane vetem “qenie seksuale”, dhe ashtu e shohin veten
nuk dine te jene me shume se kaq
shyqyr qe kane ate sendin mes kembeve qe te marrin vemendje apo te nxjerrin ndonje leke me te
per me shume se “sendi mes kembeve” nuk munden
Une jam nje djal 14 vjeç dhe kam nje pyetje qe ia bej shpesh vetes:
A duhet te masturbohem apo jo, ndoshta me ben keq ne zhbillimin ti?
Disa gjera nuk qendrojne, po s’ka gje, meqense je doktor i drejtes seksore, ta fal. Dhe e para eshte se djali dhe vajza nuk jane kurre te barabarte. Femra ka nje boshllek te krijuar, ndersa mashkulli nje stergjatim te krijuar, pra femra ka diçka mangut ne trupin e saj, ndersa mashkulli ka diçka teper nga femra. Si mund te quhen te barabarte. Ketu qendron dhe supermacia e mashkullit. Pra ate pjese trupi qe ja ka heq femer, ja dhene mashkullit qe kur te bashkohet me femren ta mbushin boshllekun. E more vesh Profesor?
Kerri!
Meqe filozofove.
Jam kurioz te di qe kur te bashkohen sic thuqa dhe Ti.Cili nga keto te dy e ka brenda qe te mos jene te barabarte.
iklir !
Vrejtjet i ke me vend.
Por kur nuk shohin mundesi tjeter jetes.Vejne zogun ne pune per bzines me rendiment te larte,hyn e del e dukut e mos u ban i padashur.Harxhojne pak energji per te mos than hiq dhe akumulojne te ardhura per ti patur lakmi.Pse te mos cfrytezohet kjo dhunti per te mbijetuar,peshqesh nga natyra.
Sot nuk pyet kush per prostituta e jo ap nuk je prostituta.Je e zonja te mbijetosh.Jeto e mos u tund fare nga vendimarrja.
Seksi ka dhe favore.Te rinon,te heq stresin,te jep mend,te rrite humorin etj etj.