Mbi 9 milionë njerëz vdesin gjatë një viti në botë, si pasojë e tensionit të lartë, i cili është kthyer tashmë në faktorin kryesor që rrezikon shëndetin në shkallë globale.
Presioni i lartë i gjakut si shkaktar i numrit më të madh të vdekjeve ndiqet në vendin e dytë nga duhani dhe i treti radhitet alkooli, të cilët repsektivisht marrin jetën e 6.3 dhe 4.9 milionë njerëzve çdo vit.
Rezultatet e mësipërme kanë dalë nga një studim i zgjeruar, i kryer nga specialistë nga të gjitha vendet e botës në kuadër të projektit “Shifrat globale të sëmundjeve – Studim i vitit 2010”.
Studimi në fjalë është publikuar në revistën “The Lancet”.