Me inteligjencën e… Ajnshtajnit

anazapta

Një 3-vjeçare në SHBA ka të njëjtin koeficient inteligjence me Albert Ajnshtajnin. Vogëlushja, që barazohet me gjeniun më të madh që njerëzimi ka njohur, jeton në Arizona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prindërit e saj, Ian dhe Xheki Martin, nuk dinë në cilën klasë ta regjistrojnë vajzën e tyre të quajtur Alekis.

Vogëlushja është anëtare e klubit Mensa, grup në të cilin mblidhen të gjithë njerëzit që kanë një nivel të lartë inteligjence, që do të thotë 140, ndërkohë që niveli i inteligjencës tek personat normalë, është 100.

Por mes të gjithëve, Alekis është vërtetë një rast shumë i rrallë, mjekët që e kanë testuar atë dhe janë shprehur se vajza ka superuar gjithçka me shumë lehtësi duke e vlerësuar atë me 160, që është niveli maksimal, dhe që është niveli i arritur nga Albert Ajnshtajn dhe Stephen Haëking, dy shkencëtarët më të mëdhenj të këtyre 100 viteve të fundit.

Vajza ka mësuar të lexojë, kur ishte më pak se 1 vjeç dhe në moshën 2-vjeçare, nisi të shkruante, ndërkohë që tani në moshën 3-vjeçare ka mësuar në mënyrë perfekte gjuhën spanjolle, vetëm duke përdorur aplikacionet e iPadi-it të të atit të saj. Memoria e saj është e mahnitshme dhe arrin të tregojë fjalë për fjalë një libër që ka lexuar shumë kohë më parë. Njeh gjeografinë e të gjithë botës dhe di të thotë të gjithë kryeqytetet e shteteve.

Alekis Martin, është cilësuar si personi më inteligjent i të gjithë Shtetit të Arizonës dhe është më inteligjente e 99,9 % të popullsisë botërore. Prindërit e saj, që kanë një inteligjencë normale, janë shprehur se Alekis është një vajzë e qeshur dhe e dashur me të gjithë. / Zeri

Video: http://www.youtube.com/watch?v=s2-NEIj7hLE

Share This Article
8 Comments
  • Qofte e mbrojtur mire nga prindet dhe autoritetet perkatese,ne menyre qe rritja e saj te vijoje e shndetshme ne nje trajektore te qendrueshme.Qenka e bukur si yll.

    • Eshte bukur kur ndonjehere dalin edhe lajme te bukura, qe te japin kenaqesi kur i lexon dhe ky lajm me kete vogelushe, megjithmend qe te shlodh.
      I uroj shendet ne rradhe te pare qe edhe shkenca te kete nje Ajnstajn te kohes moderne.

  • Paste jete te gjate,por shpresoj qe shume shpejt alkooli ne gjak ti bjere ne parametrat normale.Rekomandoj prindet t`i gezohen normalitetit dhe jo gjenjalitetit.Ajnshtajni nuk e zbuloi teorine e relativitetit kur ishte tre vjec,por kur kishte kaluar 25,i ndjeri shkencetar ka mbetur edhe ne klase,ka mbetur edhe per vjeshte,deri ne 30 vjec nuk gjinte pune,mezi e punesuan ne nje zyre patentash ne Berne.Prindet e vajzes te mos harrojne pas 20 vjetesh te shpallin gjenjalitetin e foshnjes se tyre!

    • Me kujtove nje copez nga jeta e Ajshtainit :

      Sapo del nga universiteti i Pristonit merr taksi Ajshtaini. Taksixhiu e pyet ” Ku do te shkoni ?”. Ajshtaini u pertyp ,hapi mbylli canten…dhe i pergjigjet ” Tek shtepia e Ajshtainit. E dini ?”. Shoferi u pergjegj menjehere ” S’ka njeri ne Priston qe s’e di !” Kaloi nje cope rruge dhe shkencetari thote ” Une jam Ajshtaini.Harrova adresen.Mund te me coni ne shtepi ?”. Taksixhiu i pataksuar,ktheu nje here koken e pa me shikim qe shprehte ‘a eshte ne rregull ky’ dhe ju pergjegj ” Sigurisht zoteri”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *