3 vjet Reformë Zgjedhore, ja 6 vendimet që shtynë veprimtarinë e komisionit

Leda Hysa

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mblidhet me 6 maj për të diskutuar rreth ecurisë së kësaj reforme, sidomos nga momenti i kthimit në komision të opozitës joparlamentare. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e Brukselit për të avancuar në rrugën e integrimit. Po cili është bilanci i punës së komisionit për reformën zgjedhore?

Komisioni ka thyer çdo rekord në historinë e komisioneve të posaçme të Kuvendit sa i përket zgjatjes së fatit të veprimtarisë. Komisioni vijon veprimtarinë prej tre vitesh dhe ende është larg finalizimit të punës me një draft konsensual për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Për shkak të mosmarrëveshjeve politike, largimit dhe më pas kthimit në proces të PD-LSI, kushtëzimeve dhe kërkesave të herëpashershme, më pas për shkak të tërmetit dhe së fundmi covid-19, Parlamenti ka marrë 6 vendime për zgjatjen e afatit të komisionit të Reformës Zgjedhore.

Komisioni për reformën zgjedhore është ngritur me vendim të Kuvendit në 13 tetor të 2017. Në mars të vitit 2018, Kuvendi vendosi shtyrjen e afatit të komisionit me 4 muaj. Në korrik të 2018, me kërkesë të Oerd Bylykbashit dhe Bledi Çuçit, Kuvendi vendosi zgjatjen e afatit të komisionit me gjashtë muaj të tjerë.

Me 21 Janar 2019, Kuvendi zgjati sërish afatin e komisioni me një muaj. Në prill të vitit 2019, Kuvendi zgjati sërish afatin e komisionit për reformën zgjedhore deri në nëntor të 2019.

Në 2019, datën 11 nëntor Kuvendi vendosi të zgjasë afatin e komisionit edhe për tre muaj. Në 16 prill të 2020, në kulmin e pandemisë covid-19, Kuvendi vendosi zgjatjen e afatit të veprimtarisë të komisionit deri në më 30 qershor 2020.

Mbledhjen e parë komisioni për reformën zgjedhore e ka zhvilluar në 10 nëntor 2017. Në mbledhjen e parë të komisionit, në vitin 2017, ish-bashkëkryetari Oerd Bylykbashi tha se reforma ishte e vonuar.

Objekti i punës së komisionit është reflektimi në Kodin Zgjedhor të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017. Por, meqenëse komisioni vijon veprimtarinë, do të trajtojë edhe rekomandimet OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e lokale të 2019, gjithnjë nëse veprimtaria nuk do të zgjatet pas zgjedhjeve parlamentare të 2021.

l.h/ dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Ekujt i intereson reforma zgjedhore!Ne jemi nje popull qe e kemi ndare mendjen o votojme per PS- en o per PD-en dhe as qe pyesim fare as per reforme as per programe as se na mashtrojne sidomos simpatizantet e flakte qe e kane te siguruar ndonje vend pune , o ne bashki edhe se jane te pashkolle o tek ujesjellese qe eshte po i bashkise dhe i tej mbushur megjithse shume pak mund te jene profesioniste dhe shumica s’dine as te te lexojne kontatoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *