Dy muaj sa dy mandate!

anazapta
gazeta dita cover

S’besojmë të ketë mbetur njeri pa i rënë në sy intensiteti dhe vendimmarrja e qeverisë në detyrë në këta dy muaj të pas 23 Qershorit. Ndërkohë që populli me votë të pastër pleblishitare kësaj qeverie i hoqi pikërisht të drejtën e qeverisjes e për rrjedhojë të vendimmarrjes deri në uljen në tavolinën e punës të qeverisë së re duket se nga vetë qeveria kjo votë u “përkthe” në vazhdimësi, madje me intensitet të paparë më përpara. Dhjetra mbledhje e qindra vendime mbajnë vulën pikërisht të kohës kur fryma e Kushtetutës dhe morali e ngarkojnë atë vetëm si një qeveri kujdestare. Kaq shumë ka rënë në sy intensiteti i këtyre mbledhjeve e vendimeve sa duket sikur kaq shumë s’janë realizuar as në të dy mandatet bashkë.

Jam i sigurtë se më shumë se numri i mbledhjeve këtë ndjesi për qeverinë në detyrë e krijojnë titujt dhe qëllimet e vendimeve të marra. Asfare nuk do krijohej kjo përshtypje nëse vendimet, qoftë edhe në pakicë, do të kishin karakter social apo infrastrukturor në dobi të shtresave në nevojë apo nevojave imediate të vendit. Vendimet e marra shpejt e shpejt, disa tinëzisht e të tjera tejet të kamufluara, janë një batërdi e vërtetë mbi prona publike, pasuri natyrore apo institucione të ngritura me djersën e popullit.

Vetëm një qeveri e papërgjegjshme dhe aspak e dashur me popullin e vet mund t’ja lejojë vehtes të tjetërsojë, si pa gjë të keqe, prona e kapitale të ndryshme duke i kthyer ato nga me interes publik në prona e kapitale për interesa klanore apo të një grushti njerëzish klientelistë. Mes tyre shkëlqen në dritën e diellit Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë ku si pa të keq dhe me një të rënë të lapsit, totalisht në shkelje të hapur ligjore, ju hoq flamuri kombëtar dhe triumfalisht , në të njëjtin vend, ju vendos flamuri i partisë . Dhe jo të një partie sido kudo por pikërisht të asaj force politike që populli e “dënoi” rëndë me votën e 23 Qershorit. Karshillëk më i madh nuk ka ku gjendet. Një vend dhe institucion simbol i vlerave më të mira të ushtrisë shqiptare me vendim të një qeverie në detyrë, shdrohet në një simbol partie. Tamam për të krijuar një sherrnajë e konflikt të pa nevojshëm e aspak të domosdoshëm në një kohë që shqiptarët, kudo që janë, presin qetësi e mirkuptim për të përmbushur ëndrrën e madhe europiane. Me punë dhe vetëm me punë.

Jo më pak problematika mbartin edhe vendimet e tjera të nxjerra si “ simite” nga sirtarët eca ministrave agallarë që asetet e Ministrive të tyre i nxorrën në pazar si në tregun e gjësë së gjallë. Dhe kur pyeten e u thuhet se pikërisht këto pazare (vendime) do të jenë objekt i rishikimit e rivlerësimit nga Qeveria e re marrin guximin e thonë se për anullimin e këtyre vendimeve ka punë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Besoj kështu duhet të kenë menduar edhe për më të fundit vendim në radhë, kalimin e konviktit të shkollës së Gjuhëve të Huaja për një subjekt privat. Prapë në mes të ditës, në mes të Tiranës. Dhe ky veprim bëhet hapur, pa u dridhur askujt qerpiku edhe pse, siç thonë, më parë këtë objekt e ka kërkuar Universiteti Shtetëror i kryeqytetit.

Dhe, ndërsa ç’do ditë po merr veç vendime që s’kanë asnjë lidhje me popullin, qeveria në detyrë ç’do ditë po anatemon e shantazhon qeverinë e Edi Ramës që pret të marrë detyrën por që akoma s’është ulur asnjë sekondë në poltronin e qeverisjes së vendit.

Si po ndodh këto dy muaj në këtë Shqipërinë tonë të drobitur, as është parë e as është dëgjuar. Vendimet dhe paloqeverisjen vazhdon ta bëjë qeveria në detyrë, e zbuar keqaz me votën e 23 Qershorit, “kopaçet” i ha Qeveria që ende s’është ulur të qeverisë, e ardhur në fuqi me votën plebishitare të popullit. Dhe qeveria në detyrë po punon në të dy frontet: ditën merr vendime e bën ndere për klientët e vet e për vehte, mbasdite i bën opozitë qeverisë që ende s’ka asnjë lidhje me qeverisjen për shkak të Kushtetutës. Kushtetutës që po i kushton jo pak këtij vendi.

 

Më shumë sot në DITA
 

Share This Article
17 Comments
  • Po kuptohet qarte arsyeja pse qeveria ne ikje e paska pas te domosdoshme,per te qendruar ne pushtet,para,gjate e mbas zgjedhjeve per ta kurveruar kete vend deri ne minuten e fundit.Ndihme te madhe ne kete kurverim i dhane edhe perfaqesuesit e “socialisteve”,te cilet ne fakt paskan qene perfaqesues te lukunise te ujqerve te cilet duan ta shqyejne copash Shqypnine,sipas porosive te eproreve te tyre real.Ligjevenesit e ri,duhet sa me pare te ndertojne ligje te tilla qe te pengojne keto veprime para,gjate dhe pas fushates se ardhshme elektorale,si dhe ligje te cilat te rikontrollojne vendimet qe jane ne disfavor te shqiptarve.

  • Te dhemb ne shpirt kur e shikon !.Eshte ajo qe tregon se cfare eshte bere me Shqiperine keto 70 vjet.A do te vazhdoje keshtu? Z Kryeminister i Shqiperise ju lutem shume beni qe shpresa jone se nuk do te ndodhe me keshtu, te mos vdese!Ju drejtohem me shpresen se do te hyni ne histori nese beni te mundur qe shqiptaret te kene mundesi per here te pare me ju qe kur te votojne dhe te zgjedhin te kene mundesi qe te votojne per nje alternative me te mire dho jo gjithmone kunder .Keshtu kane votuar shqiptaret keto 22 vjet dhe kane paguar kete fature qe kane sot mbi shpatulla.Shpresojme dhe duam shume qe me Ju te vije Rilindja e ketij Kombi.

  • Nuk pritej tjetër sjellje nga pd-ja. Nuk ka përse të çuditemi. Fakti që nuk pranuan humbjen si humbje për faj të tyre, por e transferuan shkakun tek “turma e manipuluar” dhe “mosmirënjohëse” tregon principet e tyre të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë qytetare por dhe politike. Hajdutët shkelin dhe njohin vetëm një shteg. Shtegun që i hapi Berisha. Shtegun e vjedhjeve. Shtegun e hajdutëve. Shtegun e ujqërve! Po shqyejnë dhe llokmat e fundit që kanë mbetur nga tokat dhe pasuritë e Shqipërisë. Sepse e dinë fort mirë se rikthimi i tyre në pushtet, do jetë shumë po shumë i vonshëm! Ndoshta kurrë me këto mend dhe veprime që po demostrojnë. Shitja e pronave në minutat e fundit, është sintezë e filozofisë berishiane të gjatë gjithë këtyre viteve tranzicion. Tranzicioni shqiptar i shërbeu në mënyrë flagrante vetëm pozitës dhe pushteteve. Aspak popullit. Bile për popullin ky tranzicion qe i evitueshëm në shumë drejtime për më tepër dhe në kohë.
    Realiteti shumë i hidhur i këtyre ditëve të fundit, i vë kapakun të gjitha ligësive, vjedhjeve, shpërdorimeve, manipulimeve, abuzimeve, fodullëkut, mospërfilljes, arrogancës dhe anti-atdhetarizmit të këtyre paçavureve politike të pd-së. Por nga ana tjetër, është dhe një farë “demostrim force” i hajdutëve të minutave të fundit. Për të treguar se ata bëjnë çfarë të duan me ne. Se ata i kanë në dorë të gjitha. Se ata nuk i tremben verdiktit të popullit! Se ata nuk pyesin as për këshillat dhe sugjerimet e një shteti si Amerika. Se ata qenkan Zoti vetë!
    Por do ti shohim dhe bëmat e tyre se si do të shoshiten në kandarin e drejtësisë. Të paktën ne e duam një gjë të tillë dhe shpresojmë se qeveria e re do ta dëgjojë popullin këtë herë. Kjo do jetë në të mirë të tyre, si dhe tonën.
    NDËSHKIM PA KURRFARË HEZITIMI! Nuk ka rrugë tjetër për hajnat! Berisha mund t’ia ketë shitur “lëkurën e ujkut për të deles” ndërkombëtarëve, por popullit asnjëherë! Prandaj zë vend dhe shprehja popullore se “I zoti e di ku i pikon çatia”. Në këtë kuptim gjithnjë barometri i figurave politike dhe liderëve, gjëndet tek sjellja dhe reagimi i qytetarëve. Ai që shpërfill këtë barometër shoqëror, është i destinuar të pësojë fatin e sistemit berishian. Të hidhet në plehra!
    Qeverisë së re i themi të mos shpërfillë kërkesat e qytetarëve, të mos anashkalojë ndëshkimet mbi krimet ekonomike apo njerëzore. Ligji dhe vetëm ligji mbi këdoqoftë!

  • edi rama ka thene se nuk dote njohe asnje vendim,shitje blerje tjetersim,tender,dicitura shume e pershtatshme per keta qeveritare ne largim kaq te uritur paskan qene mbi keto tipa duhet te veproje ligji nuk ka me denancim tjeter dhe godites faqja e pare e gazetes dita.

  • ashtu si cdo qytetar i ktij vendi uroj qe shteti i se nesermes me lot ne sy ne dac besojeni duhet te vere dore per kto qe po na rrjepin dita dites me shume pak shprese me shume bindje ne vetvete si qytetar jam gati vullnetarisht deri ne piken e fundit te jetes te jap kontributin tim vullnetarisht per pastrimin e ktyre krimineleve te thjeshte dhe te kryekriminelit sali berisha absolutisht duhet te perballet me ligjin atdheu ka nevoje sot me shume se ndonjehere tjeter ky njeri paraqet rrezik per shoqerine tone te mblidhemi te shpetojme shqiperine nga ky palodjall njeri. rrofte shqiperia dhe shqiptaret nje falenderim per stafin e gazetes dita ne vecanti qe ndani me shqiptaret e varfer te njejtat emocione edhe nje here faleminderit

  • Berisha mbetet mjeshter i intriges..Sikur te kishte harxhuar kaq energji ne te mire te vendit,s’do ishim bere WC e “te tjereve”. Me privatizimet dhe ndryshimin e rregjimit te pasurive shtetrore dhe publike po u ben “nder” “opozitareve-pozite” qe t’i perplase me Ramen.Nuk i ben ne favor te tij se s’eshte aq idiot sa t’i kuroje ne fund interesat e veta.

  • Vetem Drejtesia eshte ilaci I vetem per te dale nga kjo gjendje,por jo kjo drejtesi e tanishme e kompromentuar keqazi ne syte e popullit,por ajo qe duhet te fillohet te ndreqet me heqjen e paralitikut nga Keshilli I Larte I drejtesise dhe si Presodent,pasi eshte njeri I keq dhe I korruptuar nga bisha,qe e vuri ne ate vend per ta perdorur me pas sic I do qejfi atij!

  • qeveria e re dhet te anulloje me nje ligj te vecante te gjitha shitjet dhe vendimet e qeverise se vjeter P D.obicave qe nga 23 qershori Dita kur populli shqiptar votoji kunder kesaj lukunie ujqrish

  • Para dhe gjate fushates elektorale shume analiste si Minxhozi,Nazarko,Stefani e shume komentues te gazetave online shtronin nje pyetje :A do kemi zgjedhje te ndershme ,a do pranoje Saliu humbjen apo do kemi perseritje te 97.Nuk mdodhen te parat por skenari i 97. Pse gjukoje keshtu:
    1-Nendor 20012 -Gushte 2013 Shqiperia u pergjak si ne 97. Shihni statistikat e te vdekurve dhe te plagosurve te deklaruar nga organet shteterore dhe shtypi i perditshem .Ne kemi humbur burime njerzore sa ckemi humbur ne 97.
    2-Organet e shtetit dhe segmentet e tij kane dale jashte loje dhe po merren me renimin e ekonomise shqiptare .Dihet se ku shkoje ekonomija shqiptare ne 97 .Kjo qe po ndodh tani na jep njetabllo qe gjendja do te jete me e keqe se e 97.
    3-Ne 97 ushtria dhe policia u shkaterrua dhe lulezuan bandat kriminale qe bene kerdine ne Shqiperi .Po tani. Ushtria eshte kthyer kooperative shitje blerje e rangulliqeve dhe pronave qe ka ne dispozicjon .Policia .Vjen si pordha neper brek se nuk din detyrat dhe pergjegjsin para popullit .
    4-Presidenti.Ka vetem nje ndryshim se ne vend te Saliut eshte ushtari i tij Nishani qe as ta kruan e as ta nduk, thone nga anet tona.
    Bashkohem me shqetsimin e Kostes (komentuesi i dyte ) per gjendjen alarmante .Rama po e tregon hapur se si do te puoje.Rendesi ka qe ne te behemi bllok ne mbeshtetje te ndryshimeve duke denoncuar cdo shkelje deri ne dalje para ligjit .Nuk duhet ti kapi Rama per veshi keta qener qe po e shqyejne Shqiperine .Te ngrihem ne cdo cep dhe tu tregojme vendin kujdo qe ve dore ne ate qe quhet Mema Shqiperi.

  • Berisha ky kriminel ky rrezik kombetar duhet burgosur dhe te “shfryhet” dua te them t.i konfiskohet cdo pasuri e vjedhur dhe te kthehet nje gjendjen e 1992 ku I vesh me borxhe nga kosovaret e Zvicres…asnje meshire per horrin kriminel qe sjkaterroi vendin.

  • berishes i ka mbetur peng qe nuk u be mbret.zogu nuk u gjykua kurre.gabimi me zogun nuk duhet ta beje EDI RAMA.rendojne akuza te shumta mbi berishen dhe ekipin e tij.

  • Z. Rama duhet ta filloje ”Rilindjen” duke pastruar cdo balte e pisllek te Berishovicit ,perfshire edhe vendimet e shpejtuara nga frika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *