Në datat 12 dhe 13 tetor në redaksinë e muzikës në Radio Tirana janë paraqitur mbi 50 krijime për të konkurruar për edicionin e 54-t të Festivalit të këngës në RTSH.
Këngëtarët pjesëmarrës në festival do të jenë: Eneda Tarifa, Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani, Grupi Simbol, Kristi Popa, Entela Zhula dhe Niku, Erga Halilaj, Grupi Revolt Klan, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj.
Në këtë edicion marrin pjesë edhe Egert Pano, Enxhi Nasufi, Dilan Reka, Egzon Pireci, Besa Krasniqi, Edea Demaliaj, Andi Tanku, Nilsa Hysi dhe Aslaidon.
Fituesi i i këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, i cila mbahet në Suedi.

Po kompozitoret kush jane ?
A po do te kendojne kenge labçe?