Dinastia ‘Kapo’, miti dhe realiteti

anazapta

Eliminimi i Hysni Kapos u bë me helmim të ngadaltë. Sali Berisha ka rolin e vet në këtë eliminim. Ai, duke qenë me një rol të rëndësishëm në agjenturën misionare serbe për Shqipërinë, ishte dhe ka mbetur ende përfituesi më “fatlum” prej saj…

 

Nga Idajet Beqiri

(Vijon nga numri i kaluar)

Vito Kapo ishte një bashkëshorte e denjë e Hysni Kapos. Gjithçka mes tyre ishte perfekte. Familja Kondi e Zagorisë në Gjirokastër ishte me emër dhe me vepra të mëdha atdhetare. Të vetmen “vërejtje” që Hysni Kapo kishte për Viton, ishte fakti që ajo edhe peshkun e hante me thikë e me pirun! Ndërsa Hysni Kapo u besonte duarve kur hante mishin, peshkun, pulën, ullinjtë e madje edhe djathin… Dhe Hysniu shpesh herë, duke bërë humor me të shoqen e tij, Viton, e etiketonte si “borgjeze” dhe “aristokrate”! 1

Eqeremi tregon se Vitua e meritonte këtë” etiketim”. Nëse do të shihje dhe prekje mënyrën e jetesës së saj dhe të gjithë familjes Kondi në Zagori, para çlirimit të vendit nga nazifashistët dhe vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, do të thoshe se në cilën pjesë perëndimore të botës je!

Një ditë, – tregon Eqeremi, – u ngarkova të shoqëroja Vito Kapon për në Zagori. E kishte marrë shumë malli për vendlindjen dhe për shtëpinë e saj. Por ishte kombinuar shkuarja për në Zagori edhe me një veprimtari politike. Udhëtimi me autovetura ishte thuajse i pamundur për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore. Ndaj u vendos që ky udhëtim të bëhej me helikopter. Kur u nisëm nga Tirana, filluam të ngacmonim Viton për këtë udhëtim. I thoshim që po na çonte në humbje të botës. Vitua fliste me pasion për Zagorinë dhe sidomos për shtëpinë dhe gjithë familjen e saj. Madje tha edhe një fjalë të cilën e morëm si të ekzagjeruar, thotë Eqeremi.

“A keni ngrënë ndonjëherë me lugë të florinjtë? – tha Vitua, – sot do ta provoni!”

Kur mbërritëm në Zagori dhe shkuam në shtëpinë e Vitos, – tregon Eqeremi, – vërtetë u befasuam. Një luks i paparë! Vërtetë kemi ngrënë në këtë shtëpi të saj jo vetëm me lugë floriri, se të tilla ishin, por edhe me pjata porcelani që mund t’i hasje vetëm në restorantet nga më luksoze të botës. Për të mos folur pastaj për llojet perfekte të gatimit, për pastërtinë sterile të gjithçkaje. Kjo më bëri aq shumë përshtypje, – thotë Eqeremi, – sa ua tregova në mënyrë habitore kur u ktheva në Tiranë Hysniut dhe Nexhipit, kur më pyetën se si kishim kaluar në Zagori.

“Epo kur i them unë Vitos “borgjeze”, – u tha Hysniu, – ju nuk më besoni mua!”

***

Nexhipi, Eqeremi, Abedini, Naimi, kuzhinieri i familjes Apostoli, Llambrinia dhe i gjithë personeli që shërbenin pranë Hysni Kapos treguan një solidaritet të admirueshëm me Vito Kapon pas vdekjes së Hysniut, duke i qëndruar asaj shumë pranë në çdo çast. Madje për t’i lehtësuar dhimbjen asaj, tregonin pafund histori të bukura që kishin përjetuar me atë njeri të madh që falte shumë dashuri, shumë mirësi, shumë humanitet dhe shumë besim e siguri për një jetë më të mirë.

Vito-ylli-popa-Hysni-Kapo-Fejzi-Hoxha-Sali-Berisha-Sabit-Brokaj-300x189Eqeremi, duke qenë se nuk ishte i organizuar në Parti, ishte më i çliruar, më gazmor, më i guximshëm. Punonjësit e Gardës dhe të Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, aty nga vitet 1970, i ishin borxhli Eqeremit sepse falë guximit të tij, patën rritjen më të madhe të pagës mujore. Eqeremi pati kurajon t’i thotë Hysni Kapos se pagat ishin shumë të ulëta dhe nuk i përgjigjeshin punës me dhe pa orar të tyre, mundit të tyre. Dhe Hysni Kapo, si me shaka, duke përdorur emrin e Eqeremit, e bëri Enver Hoxhën të ndërhynte dhe të përmirësohej gjendja e pagave.

Pastaj Eqeremi ishte edhe “i modës”! Meqenëse i kishte flokët e bukura, kaçurrela të zeza, i mbante pak të gjata. Ishte viti 1974. Lufta kundër shfaqjeve të huaja kishte ngrënë kokat e Todi Lubonjës, Fadil Paçramit e Agim Meros. Në këtë klimë lufte kundër liberalizimit, një ditë, Rita Marko, anëtar i Byrosë Politike, e kapi aty në Bllok Eqeremin prej flokësh dhe i thotë të qethej, aq më tepër që ishte në grupin e shoqërimit të Hysni Kapos!

Eqeremi ia tha menjëherë këtë fakt Hysni Kapos dhe priste që edhe ai ta këshillonte siç bëri Rita Marko. Mirëpo Hysniu i tha: “Mos u mërzit prej fjalëve të Ritës. Ai është mësuar me flokët e shoqëruesit të tij, Isuf Kalluci, i cili i mban të shkurtra. Ti mbaji si ndihesh më mirë!”

***

Vetë Vitua kujtonte dhe qeshte me të madhe me atë ngjarjen e një dite të diel, kur Hysni Kapo sa herë e kujtonte, qeshte me lot!

Kishte rënë një shi i paparë, me erë të fortë. Ishte kohë dreke. Nexhipi iku në shtëpinë e tij për të pushuar pak. Aty, te Vila, la Eqeremin. Nuk menduan se Hysniu do të lëvizte për diku atë ditë të diel. Ndaj dhe Eqeremi “i kishte dhënë drejtim”! Kishte hedhur me radhë disa gota fërnet dhe jo vetëm që i ishte skuqur hunda, por ishte bërë dhe shumë trim.

E thirri Hysniu dhe i tha të bënin gati “Benzin”, pasi donte të dilte e të shikonte dëmet që kishte bërë shiu i rrëmbyer në bujqësi. Eqeremi njoftoi Abedinin, mori një çadër, dhe shkuan dhe e nxorën “Benzin” nga garazhi. Hysniu u vendos në vendin e tij, në të djathtë të sediljes së mbrapme të “Benzit”, ndërsa Eqeremi në vendin e parë. Hysniu u tha se donte të kalonte në Kamëz, në Rinas, në Vorë dhe të ktheheshin. Sapo mbërritën në Kamëz, panë që fushat e mbjella me grurë ishin përmbytur shumë keq nga shiu. Ishte bërë një dëm i paparë. Dhe Hysni Kapo po e përjetonte me dhimbje këtë gjendje katastrofale. Fliste gjatë gjithë kohës për këtë situatë që do të kishte pasoja për prodhimin. Në këtë moment, Eqeremi kthehet mbrapa, dhe si kurrë ndonjëherë tjetër më parë i thotë Hysni Kapos: “Mos u shqetëso shoku Hysni, nuk është kështu si thoni ju, këtë ujë e kanë lëshuar vet bujqit në këto parcela, sepse kjo është orizore, jo e mbjellë me grurë (!) Bujqit janë treguar shumë të mençur shoku Hysni që e kanë lëshuar kështu ujin mbi këtë orizore. Do kemi prodhim të paparë orizi sivjet shoku Hysni!”

Hysniu ndjeu erën e fërnetit që të mbyste, qeshte dhe i thosh Eqeremit të kthehej përpara. Eqeremi vazhdonte të fliste e të fliste për “orizoret” në Kamëz dhe Vorë, dhe detyrohej prej Abedinit duke e drejtuar të shikonte përpara, sepse e mbyti Hysni Kapon me erën e fërnetit. Pasi mbaruan këqyrjen e fushave me grurë, u kthyen në Bllok. E gjithë familja po e priste Hysni Kapon. Hysniu i thotë Vitos: “Mbush një gotë të madhe uji me raki dhe çoja përpara Eqeremit për ta pirë. E ka hallall. Ky sot ka treguar vlera të veçanta si specialist bujqësie. Më ka habitur me njohurit e tij për orizoret…!” Dhe qeshte e qeshte. Ky humor mori dhenë në Bllok dhe të gjithë e tregonin çfarë i kishte ndodhur Hysniut me Eqeremin.

Pas disa ditësh Hysni Kapo shkoi me shërbim në Bregdetin e Jonit. Drekën e hëngrën në Llogara. Kishin therur një mish. Hysni Kapo i shkel syrin Nexhipit dhe i thotë: “Xhipe, bishtin të lutem çoja Eqeremit, sepse ai pi raki, nuk më duhet mua që nuk jam i zoti të pi…!” Dhe rikujtonin e qeshnin me shpirt për orizoren e Eqeremit dhe njohuritë e tij speciale në fushën e bujqësisë!

***

Kapo me personel sherbimi

Kapo me personel sherbimi

Në mbyllje theksojmë se nuk ishte e rastësishme ikja me radhë nga jeta, ashtu një e nga një, të ish udhëheqjes së lartë të Partisë së Punës. Madje edhe sëmundja që ju faneps Enver Hoxhës pas vitit 1973, nuk ishte nga Zoti! Agjenturat e huaja, ato që i vunë minat gjysmës së botës, domethënë gjithë Lindjes, kishin menduar dhe vepruan me një plan afatgjatë që të bëhej në kohën e duhur përmbysja e regjimit edhe në Shqipëri. Ishin përcaktuar qysh më parë me një planifikim tepër të studiuar edhe radha e gjërave, kush do eliminohej më parë, dhe kush më pas, me çfarë mjeti do të eliminohej njëri dhe me çfarë mjeti tjetri. Rolin udhëheqës ndër këto agjentura që do të zbatonin skenarin për Shqipërinë, e kishte UDB e Serbisë. Ata shqiptarë që ishin rekrutuar prej kësaj agjenture, sipas peshës, kontributit dhe rolit që kishin brenda UDB, do të merrnin situatën në duar në Shqipëri, në kohën e duhur, kur cikli i ish-udhëheqjes komuniste të mbyllej.

Nëse Beqir Balluku, Petrit Dume, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Kadri Hazbiu etj, u pushkatuan, kjo mënyrë eliminimi ishte e përshtatshme për ta. Sikurse e përshtatshme për eliminimin e Mehmet Shehut ishte vrasja e servirur si “vetëvrasje”. Pa eliminimin e Hysni Kapos dhe të Mehmet Shehut, nuk mund të kishte Dhjetor 1990! Por Mehmet Shehu, që ish shtylla më e fuqishme që e mbante Shqipërinë në këmbë, nuk mund të eliminohej dot, nëse do të ishte gjallë Hysni Kapo. Ata dinin se si ta donin dhe se si ta mbronin njëri-tjetrin.

Ndaj Hysni Kapo u eliminua para Mehmet Shehut.

Hysni Kapo nuk mund të eliminohej dot me pushkatim, si të tjerët. Ai, nuk ishte vetëm numri dy i partisë-shtet të regjimit, por mbi të gjitha ishte i vetmi udhëheqës i lartë komunist që kishte krijuar një “Dinasti”. Klani Kapo ishte dhe ka mbetur deri më sot nga më të fuqishmit, e ndoshta i vetmi në Shqipëri. Të mos harrojmë se brenda kësaj “Dinastie” ishin dhe janë, veç Hysniut, Vitos, Pirro dhe Alqi Kondit, edhe Enver Kapo, vëllai i Hysniut, një kuadër i rëndësishëm i Ministrisë së Brendshme; edhe Gaqo Nesho, Lumturi Kapo (Gjoni) kjo grua e veçantë, motra e Hysni Kapos, edhe Xhelil Gjoni, edhe “Bushatët” e Shkodrës (Medi Bushati dhëndëri i Hysniut), edhe Pëllumb Kapo, edhe Mehmet Çaka, krushku i Hysni Kapos, edhe Dane Mehmeti, edhe mjeku i mirënjohur Lutfi Balili, diplomati dhe specialisti i shquar i sigurisë kombëtare Idajet Hoxha…etj, etj, deri më të rinjtë e sotëm të kësaj “Dinastie”.

Ishte kjo arsyeja që eliminimi i Hysni Kapos u bë me helmim të ngadaltë. Berisha ka rolin e vet në këtë eliminim. Ai, duke qenë me një rol të rëndësishëm në agjenturën misionare serbe për Shqipërinë, ishte dhe ka mbetur ende përfituesi më “fatlum” prej saj. Janë pikërisht këto dy arsye të forta, nga njëra anë të qenurit “Dinasti” e Kapove, dhe nga ana tjetër, të qenurit e Berishës një ndër mëkatarët kryesorë të eliminimit të Hysni Kapos, që ky “Klan” nuk është prekur aspak, pavarësisht përmbysjes së madhe që u bë në këtë vend.

Fund

 

Share This Article
3 Comments
  • O Mileeeeeeeeeeeeeeeeeet !

    U helmuuuua Hysniu ne 1979..por nuk e dime kush e beri..thote nekrologu Idajet..
    +++++++
    Vitin e kaluar kishim ne Dita palo-ushtarakun e KQ të PPSH, Qani Duraj, qe deklaroi … se trupin e Mehmet Shehut e dogji Enveri me Napalm ne 1981….pastaj doli dhe nje Zylyftar…kush po hap keto varre..keto kafka..keto fantazma nga varrezat kur sot I gjithe vendi po kthehet nje varreze ku vetem media dhe televizionet hedhin “valle te gezuara”

    Lind pyetja
    Kush perfiton nga keto editoriale me kufoma,maska te vdekurish,helmime etj etj..
    Pse ky vetposhtrim kombetar..

    Edhe shtete te fuqishme si Amerika ne ato vite kane patur probleme vrasje helmimesh qe dhe sot jane mister si vrasjet e

    -John Kennedy
    -Robert Kennedy
    -Martin Luther King, Jr., civil rights leader.
    -Malcolm X. lider fetar ne USA
    -Che Guevara,
    -Merlin Monro
    -George Rockwell, leader of the American Nazi Party.

    ++++
    Pra pse kjo fushate kanibalesh ne shqiperi..dhe pse pikerisht pas 40 vjetesh hapet kjo fletore qe po e ben me te zeze dhe vete gazeten Dita ?

    Por keto barcaleta gjysem te verteta nuk mund ta njollisin gjithe te kaluaren me drite hijet e saj se historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!

    Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
    Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori.

    Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!

    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale.

    Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme.

    Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
    Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
    Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!..

    ++++

    Pse nuk merren keto “atdhetare” me keto akte naziskine te saliserbit Mikut Rajersonit , Arvizuse & Donaldluse
    pra Kush I zhduku kush I vrau kush I helmoi , kush I nguli thiken nga mbrapa kush vuri bomben me telekomande per:

    1-Kush e zhduku atdhetarin Remzi Hoxha
    2-Kush e dogji te gjalle drejtorin e Shikut Isa Coben
    3-Kush e egzekutoi me telemine gjyqtarin Konomi
    4-Kush e vrau ‘LIVE” Bankierin Artan Santo
    5- Kush e vrau ‘LIVE” deputetin Fatmir Xhindi
    6-Kush e vrau te dera k/komunarin Veseli ne Kukes
    7-kush “sypeshkaqen” egzekutoi Kosta Trebicka
    8-Kush masakroi mender k/ministrin Rama me leva
    9-Pse nuk akuzohet Sali basha per krimin e 21 janarit
    10-pse nuk akuzohet familja krimnale berisha per gerdecin
    11-kush e zhduku fisin e Haklajve..
    12…kush…kush ..pse gazeta Dita boton keto tregime amorfe te shekullit kaluar per te mbrojtur krimet e dinastise berishajve ??

    Keqardhje per te gjithe ata gazetare ,botues dhe barcaleta-tregues qe po bejne biznes mediatik duke lozur me hallet e ketij populli te tradhetuar nga te kater anet..jo vetem nga politikanet,ambasdoret por dhe nga moderatoret e shtypit on line…

  • Titull bombastik ne faqen e psare,nbdersa brenda shkrimi merret me rromuzet e Eqeremit sikur po rrefejne histori psara gotes se rakise!
    Autori Beqiri ka harruar se per cfare eshte nisur te shkruaje dhe ka vazhduar shumicen e shkrimit me muhabete si llogje Kavaje dhe vetem ne fund,ne ca rrjeshta ka hedhur shashken:Hysni Kapon e HELMUAN”!!!
    Po ti kete te thoje qe ne fillim,o Beqir mavria e jo te shkruash mufka tere shkrimin dhe ne fund i fut nje …P….e!
    PO SE KUSH ISHTE “MITI” DHE REALITETI I KLANIT Kapo,PSE NUK E KE THENE O MAVRII ME BOJE KEPUCE??
    E MOREM VESH SE SI AVOKAT QENKE rrumpalle,POR AS SI NXENES FILLOREJE QE BEN HARTIME NUK DITKE???
    Botuesi dhe kryeredaktori Thano te mos kujtojne se me botimin e kaq shume shkrimeve ne faqe te pare per M.Shehun dhe H.Kapon,na e hodhen neve!
    Per mua keto shkrime kane dy spjegime:
    -nuk kieni guxim me te mbroni hallet e popullit,o jeni paguar nga qarqe te interesuara!
    Kete e ka vene re edhe se ju keni heshtur kur ka patur shkrime te shumta per MIELLIN KANCEROGJEN TE SERBISE E RUSISE QE VJEN NGA KOSOVA !!!

  • Berisha eshte Skenderbeu i dyte. Te plasi armiku,dhe te sajoje plot historira me vrasje dhe helmime sa te duash per te ulur vlerat e Sali Berishes.
    Per hir te vertetes, armiku mashtron lehtesisht shqiptaret naive, por kete rradhe me demokracine Shqipetaret po mbeshteten seriozisht nga miqte e tyre tradicionale dhe strategjik. Regjimi i Enver Hoxhes, vazhdoji ne nje fare menyre aksionin shtetar te Ahmet Zogut,por qe rrethanat e luftes s ftohte me intriga te komlikuara bene qe te kishte arritje ne shume fusha por me kosto te larte… Sot spijunazhet fqinje perpiqen qe te mohojne cdo lloj vlere qe kane arritur Shqiptaret pavarsisht llojet e sistemeve, dhe armiku ate pra synon, perplasje,shkaterrim,konfuzion,ne cdo arritje!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *