Edi Rama deshiron të kandidojë për deputet në Vlorë. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se lideri i opozitës me shume gjasa ka zgjedhur të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës. Kjo është hera e parë që kryesocialisti kandidon për deputet, pasi në zgjedhjet e vitit 2009, ai preferoi të mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe të mos ishte në listën e kandidatëve. Kandidimin e tij Rama e theksoi dhe gjatë ditës së djeshme, kur zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. “Në sistemin e sotëm pjesa më e madhe e atyre që janë në parlament, janë deputetë automatikisht. Sepse gara zhvillohet mes palëve, dhe numri i deputetëve që janë mes hapësirës politike, është një numër i kufizuar. Unë patjetër do jem deputet si shumë të tjerë në skuadrën tonë kombëtare”, tha Rama. Po ashtu, Rama ka theksuar edhe faktin që ministrat e qeverisë socialiste nuk mund të mbajnë dy poste, duke u detyruar të japin dorëheqje nga mandati i deputetit. Pikëpyetjet lidhen me vetë zotin Rama, nëse do të lërë mandatin pasi të zgjidhet kryeministër, apo do t’i mbajë të dyja?! Po t’i referohesh historisë familjare të zotit Rama, ai rezulton se është gjysmë vlonjat, duke qenë se e ëma e tij, Aneta, është nga fshati Vuno. Në zgjedhjet e 23 qershorit, edhe kreu i mazhorancës nuk do të kandidojë në Tiranë. Në korridoret e selisë blu ka filluar të flitet se zoti Berisha do të jetë kandidat në qarkun e Durrësit, duke tentuar që të luftojë fort në atë qark, që në vitin 2009 ishte në favor të së djathtës. Në fakt, përveç kësaj, largimi i Berishës nga qarku i Tiranës lidhet dhe me humbjen spektakolare që bëri në zonën e tij në Kavajë, kur dy vjet më parë bashkia e këtij qyteti u fitua nga socialistët. Berisha është deputet i atij qyteti dhe humbja e ka detyruar të zhvendoset drejt Durrësit, për të mos përsëritur një humbje tjetër më 23 qershor.
mjere vlora thuaj…do e shese cdo cm per pallate copa copa sic beri me tiranen..
Emirojn qenke dele e vogel e SAliut.Berisha yt do te ha pataten dhe ngjalat ne qershor. Por ti mos qaj Emirojna vogel. Ti je delja e preferuar e Saliut , ai ty te ka edhe per lesh edhe per mish
Eshte nder per Vloren te jete Edi Rama ne krye te listes se depeteteve te qarkut, por eshte turp per Ramen te kete perballe koke shtremberin Astrit Patozi..
Te kandidoj ne Vlore, Shkoder apo dhe ne Kukes per kreun e opozites nuk perben ndonje sfide madhore perderisa pozicionohet ne krye te listes.
Do te ishte nje vleresim per votuesit e qarkut prania e Rames ne cilindo pjese te Republikes dhe ne kete pike besoj se vlonjatet do te kishin me pak nevoje se te tjeret por do te ishte nje gjest me teper se simbolik(pavaresisht rezultatit) vendosja e tije ne listen rendore nje pozicion pas fituesit socialist te 2009-es. Pra i 8-ti ne Vlore ose i 5-ti ne Shkoder dhe kjo te deklarohet publikisht para se “trimi” me antiplumb te rreshtohet i pari ne Tirane.
Fiton me 10 vota apo humbet me 1000 pak rendesi ka. Ajo qe vleresohet eshte guximi per t’u perballur me kundershtarin ne vijen e pare te frontit, atje ku ke mundesine dhe kenaqesine t’i shkulesh dhe veshin ……..
DEPUTET? Rama deputet shume dyshuese nuk ka mundesi te jete per kete fakt do ishte veshtire qe te jete deputet…
Do te molipozoje Vloren vendin bregdetare ….Sa i mencur akoma do te besh kontrabande mor cun tirone…. po te jene budallejne Vlonjatet le ta votojne per deputet por nuk ma merre mendja qe nuk do llogjikojne pak para se ta votojne ne23 Qershore!
Do e votoje Vlora,pavaresisht se te dhemb shume ky fakt.Tmerri i Sali Vrasesit ka vetem nje emer.Vlore
I paskan lene goxha qytet Rames, do filloje do ndertoje edhe ne det tani, se mbase hapesirat e tjera te lira do i kete zene me kohe.
Turp e tmerr per qytetaret e Vlores qe do drejtohen nga Rama, do ja u betonizoje edhe juve qytetin sic beri Tiranen per 11 vjet te tera. Mania e tij eshte vetem te jape leje per ndertime pallatesh gjigande sa eshte edhe vete.
mos ki merak se kemi mustaqe miun ne vlore qe e betonizoi dhe detin.
Adela mos budallacke e Jozefines. Mos fol shum se te mban goja ere m.. saliu
Duken mbeshtetesit e Rames, injorant dhe ofendues ordiner, mund edhe ta kuptosh qe kjo eshte faqe zyrtare ku secili shpreh pakenaqesite e veta por pa perdoreur gjuhen ofenduese.
Besardi mos bej Derr Der kot po shlko te sala jot dhe bej Beee si dele