30 prilli është Dita Ndërkombëtare e muzikës Xhaz. UNESCO ka caktuar 30 prillin, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të 2011-ës.
Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara shënon për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Xhazit, me qëllim “rritjen e vetëdijes për vlerat e xhazit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve”.
Xhazi është një ndërthurje e te shprehurit muzikor laik e shpirtëror e amerikanëve me ngjyrë me elementë muzikore europianë.
Në mbarë botën, në këtë ditë mbahen koncerte dhe ekspozita nga më të ndryshmet.
Ndër emrat më të shquar të kësaj rryme përmendim : Miles Davis, Louis Armstrong, Duke Ellington, John Coltrane, Ella Fitzgerald etj.

j.l./ dita
