30 studentë të ekselencës pjesë e MIE, Balluku: Frymë e re në administratë

Bora Basholli

30 studentë të ekselencës kanë përzgjedhur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për t’u bërë pjesë e administratës publike.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, të rinjtë aplikuan në portalin punëtëmbarë.al, të çelur nga Departamenti i Administratës Publike, duke zgjedhur MIE dhe institucionet e saj të varësisë për t’u punësuar.

Balluku, ka zhvlluar një bashkëbisedim me të rinjtë ekselencë, të cilëve u uroi mirëseardhjen, duke theksuar se pritet shumë prej tyre tashmë që janë bërë pjesë e administratës.

Pritet shumë nga ju. Pritet që ju të sillni brenda administratës një frymë të re. Pritet që ju të jeni një pjesë dinamike e zhvillimit që kjo administratë duhet të bëjë në bazë të strategjive dhe prioriteteve që qeveria shqiptare ka, por gjithashtu ne presim që ju të vini dhe të ndryshoni mentalitetin”, u shpreh Balluku.

Ajo e vuri theksin tek krijimi i një fryme të re sa i takon administratës duke i ftuar të rinjtë e sapo punësuar që të përfitojnë edhe nga eksperienca e kolegëve në institucionet ku janë atashuar.

Pritshmëritë janë shumë të larta ndaj mos zhgënjeni veten, familjet tuaja që kanë sakrifikuar për t’ju sjellë deri këtu dhe as ne që presim shumë nga ju.

Presim të na jepni ritmin që keni, dëshirën për punë. Ne jemi skuadër dhe punojmë me frymën e skuadrës. Mirë se erdhët në skuadrën tonë, jemi të kënaqur që ju kemi dhe shpresojmë që dhe të tjerë si ju do na bashkohen”, nënvizoi Balluku.

Zëvendësministri, Artan Shkreli, tha se administrata e MIE-së është e hapur ndaj të rinjve që duan të japin kontributin e tyre.

Duhet të jeni kritik jo në kuptimin për të krijuar problematika me njerëzit që gjeni aty, por për të bërë sugjerimet përkatëse dhe të insistoni tek ajo pjesë që mendoni se është gjë shumë e mirë. Të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin. Të gjithë mund të mësojmë edhe nga ata që kanë filluar punë që nga fillimi”, ka thënë Shkreli

Ndërsa zëvendësministri, Hantin Bonati ka ndarë me punonjësit e rinj të MIE përvojën e tij të përfshirjes në administratën publike.

16 vite më parë isha student dhe unë. Pashë një njoftim në Bashkinë e Tiranës asokohe. Si ju tani që keni aplikuar edhe unë aplikova me skepticizmin tim se mendoja se konkurset, sikurse ishin në atë kohë, mund të ishin me favorizime.

Pas aplikimit fitova mundësinë për tu bërë specialist në një sektor në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj hap pas hap puna ime u vlerësua dhe ndoqa gjithë hapat deri këtu ku jam sot në pozicion të lartë të zëvendësministrit”.

Nga ana e tyre punonjësit më të rinj të MIE kanë treguar ekseriencat e tyre të arsimimit si dhe rrugës që kanë ndjekur për të ardhur deri në këtë moment të punësimit të tyre.

Pjesa më e madhe kanë kanë rrëfyer për pasigurinë dhe mosbesimin që kishte shoqëruar aplikimet në portalin punetembare.al. por më pas gjithçka kishte ndryshuar kur aplikimet e tyre ishin trajtuar me seriozitetin e duhur dhe ata tashmë janë pjesë e administratës publike.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • mbusheni administraten me kalamaq se vetem keta ju binden per ta rjepur me keq kete shoqeri njelloi sikunder keni mbushur te vetquajturin parlament.Keta jane te vetmin qe mund te behen kamikazet e atyre qe i emrojne.

    • fix fare, krijojne llumin mbi te cilin do mbeshteten.
      E pame ate ekselenten te Rudina Xhunga, qe ishte nje cope injorante, e futur nga Ramuti per te sabotuar studentet

  • Në monizëm, të gjithë ata që mbaronin universitetin, në shtet punonin, në atë që quhej ‘në zbatim’ dhe në administratë. Ata me ‘biografi të mirë dhe me miq në sferat vendimarrëse sistemoheshin direkt në administratë, apo në institute të ndryshme, po shtetërore, ose mbas 1-2 vjet stazhi, pavarësisht rezultateve në shkollë. Sigurisht ata që bëheshin anëtarë të partisë kishin më shumë prioritet.
    Rekrutimi i sotëm mbi baza meritokracie, përveçse i mirëpritur, është i vonuar. Por më mirë vonë se kurrë.
    Ndonse pa përvojë, të aftët dhe të ndershmit e gjejnë veten shpejt, duke u bërë kështu të vlefshëm për vete dhe për shoqërinë. Kështu dalngadalë administrata jonë, në qendër dhe në bazë, do të ndryshojë fytyrë, duke u bërë sa më europiane.
    Suksese këtyre, e të tjerëve në jetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *