Ese studimore: “Kur metafizika e Lasgushit është At dhe Mëmëdhesi… jo vetëm Poradeci…”
Atë që trupi sheh dhe e prek kudo… shpirti e ndjen pa fund…
Nga Ilir Paja
Jemi në muajin e një qëllimi kombëtar sepse të thuash dëshirë është jo pak dhe utopi, nëntorin e leximit. Një vlerë e cila ngacmon jo vetëm ndjesi, por mbart realizimin e një kujtese kombëtare. Siç thoshte dhe Lasgushi për poetin, krijuesin, lexuesin ideal, që “Poezia formëson shpirtin e një kombi”.
Ishte viti 1987. Data 12 nëntor. Poeti i cili e kishte cilësuar veten vetëm “zog i qiejve” po shkëputej, po shtegtonte nga toka- dheri mardhur për t’iu ngjitur një foleje. Asaj ku kohë më parë për Nositin, zogun e shenjtëruar të atij liqeri do vuante nga ndarja me të duke hapur plagë zemre më të mëdha se vetë plaga qiell…Ku? Pyesim…Po ngjitej atje ku së paku në lartësitë mbi liqer, qiejve rreth dhe mbi të s’e kishin pranuar asnjëherë vdekjen e tij. Ç’i duhej toka! Atë e kishin bërë të vdekur tri herë. Pa kuptuar se pas ‘ikjes” nga jeta vetëm zyrtare, s’kishin kuptuar diçka. Nuk ishte ringjalluar. Ishte madhështuar dhe më.
Ndaj kur Kadare shkruan se takimet me të ishin ndjesi e së pamundurës, shpjegon vetë se “ç’mikpritje” shpërfillëse i bënte ai kohës. Ishte poeti më idealist i letërsisë shqipe. Poeti që besonte vetëm në një lloj realiteti. I krijuar prej tij. I mirëpritur vetëm brenda vetes. I shenjtëruar vetëm në ato lartësi ku duket se Lasgushi kishte mbërritur para poezisë që krijoi.
Ai ishte bota më metafizike e një bote shqiptare të pashpirt. Së paku kjo duhet pranuar sepse përtej Lasgushit, realiteti “drithmëronte” frikë, pasiguri, përgjim, hijezime, vetasgjesim ku dhe një pagjumësi për të kundruar pafundësi shndërrohej në qeli…
“Vallja e Yjeve” dhe në “Yllin e Zemrës”…
( Imazhi i universit, yje, planete, dielli dhe imazhi duke iu afruar Tokës…duke zbritur në Ballkan, mbi Liqerin e Poradecit).
Në monitor shfaqen imazhe të muzgut i cili vjen duke u errësuar në natë. Por duke ruajtur imazhet dhe ndriçimin e natyrës. Pra. Pamja mbetet.
Poezia. Dhe nisja e recitimit…
Poradeci.
Perëndim i vagëlluar mi Liqe r in pa kufi r.
Po përhapet dal-nga-dalë një pluh ű rë si një hije.
Nëpër Mal e në Lëndina shkrumb i natës që po bie,
D y ke s britur që nga qjelli përmi Fshat po bëhet f i r…
E kudo krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në Katund kërcet një portë…në liqer hesht një lopatë …
Një shqiponjë – e arratisur fluturon në Mal – të – Thatë …
Futet zemr’ djaloshare – vetëmuar mu në fund të shpirtit t ‘ im.
Tërë f i s i , tërë j e t a , r a … u dergj … e zuri gjumi …
Zotëroj më katër anë errësira …
Po tashi :
D y ke nisur udhëtimin mes – për – mes nër Shqipëri,
Drini p l a k e i përrallshëm po mburon prej Shëndnaumi.
Poeti. Me ndjesi të tillë interpretimi qielli do e pranonte dhe një ardhjengjitur deri atje kaq vetmitare. Përjetësia mbetet një shpend malli në kthim.
Cilësuar si themelues i një poezie moderne. I shkëputur nga të gjitha ngarkesat ideologjike të kohës. Jetoi duke ndjerë si romantik, i kujdesur për vargun si parnasian dhe i vetmuar si simbolist. Me yllin, metaforën e e zemrës krijoi një valle të re. Pasi zgjodhi nga vallja yjësive njërin prej tyre, tani me yllin e vet mëkoi hapësirën poetike duke ruajtur një lëvizshëri harmonike , por me qëllimin e një kohe në palëvizshmëri. Kjo është pafundësia e përjetësisë.
Me elemente të jetës, ekzistencës si Qielli, dheu, uji, zjarri e treti veten sepse me këto elemente i mundësoi vetes po “katër” ringjallje njëherësh. E kemi këtë bindje. Sepse ajri është burimi real i metafizikës.
Çabej ka thënë: “Poezia e Tij është mjaft e gjërë, plot gremina dhe tragjedi të vogla, me stil të rëndë dhe zi plot. E krahasueshme në dallime, siç mund të kemi njëherësh përballë muzikën e Bethovenit dhe Moxartit”.
Poezi e kozmogonisë ku poeti ngjizet me origjinën. Koha është mall. Shton distancën, por shkurton largësinë përjetuese.
Nëse do t’i mbeteshim një “interviste” dhe pse s’mund të quhet e tillë për arsye s’e mendimet e Lasgushit kanë rjedhur lirshëm falë një miqësie plot kujdes dhe përkujdesje nga Petraq Kolevica do kuptonim gjithçka po përgatitemi t’jua dhurojmë ku interpretimi i poezisë është testament i vetë idealit poetik.
Lasgushi …: “ Poezinë nuk e bën klasicizmi, as romantizmi, as kubizmi, as izmat e tjera. Poezinë e bën HUMANIZMI.”
Dhe citimi vazhdon: “ Ç’është poezia? Është hyjnore. Prandaj shkruan poezi, duhet të kesh shpirtin të shenjtëruar”.
Duke marrë në studim të thelluar sepse të gjesh “gjurmët” ku shkel metafizika është t’i japësh formë dhe trajtë hapësirës, autorë studiues nga akademiku Rexhep Qosja, prof. Sabri Hamiti, Luan Topçiu, Ymer Çiraku, Ismail Kadare, miku i tij që s’iu nda deri në shtegtimin e fundit Petraq Kolevica do shohim në konkretësi poezinë “Poradeci”. E gjendur në librin e parë “Vallja e Yjeve” ky tekst na dhuron përtej një lirikë peisazhi, ku përshkrimi është në leximin e parë i dukshëm dhe qartësues për nga objektet, diçka ndryshe.
Këtë perceptim të tjetër llojshëm na e shpjegon vetë Lasgushi kur thotë: “ …vargu ka gjithë ato drithmërima…unë pyllin përshkruaj, realitetin, natyrën, por ajo është derdhur e tillë, ka kaluar në njëqindmijë transformime të brendshme METAFIZIKE.”
Me poezinë “Poradeci” të cilën kemi veçuar në këtë raport polivalence do prekim një prirje dikotomie mes realitetit objektiv të ngarkuar plot ide ideologjizmash ku rrymat dhe lëvizjet letrare ishin më së shumti revolta, ku izmat ngriheshin në një “metafizikë” revolucionare, në rastin e lirikut tonë do të mbetet të jetë Rilindja kombëtare. Duket s’e do mbetet shkëlqimi i vetëm ku dashuria për atdheun ishte “për Mëmëdhenë…” Qyteti poetit, Liqeri, Mali, gjithçka aty është falë këtij adhurimi rilindas. Po të kemi parasysh purizmin lasgushian që e shihte veten pasues së Naimit dhe “shënjues” të vlerës moral dhe dije, me këtë lirikë për vendlindjen e tij, poeti gjen formën moderne të përjetimit të Rilindjes.
Por krejt ndryshe. Sepse natyra është dhe s’është. Njeriu gjendet dhe mungon. Vetë polivalenca shumë dimensionale ku natyra është më shumë se art, na ngacmon të citojmë një sintezë mbi cilësimin e vendit tonë kur Lasgushi thotë: “ Fjalën Mëmëdhe e ka bërë Naimi. Atë Atdhe e ka krijuar Asdreni…”
Kështu duke cituar Umberto Ekon në veprën “ Për letërsinë” kemi sintezën si vijon: “ Në perceptimin e unit gjendur diku, hyjnia është quajtur mjegull shumë e ndritshme e heshtjes që mëson fshehtësisht…terr shumë i ndritshëm”. Nga kjo logjikë ku estetika dhe koncepti i së rrokshmes duke iu afruar krijimit artistik një frazë e “Ungjilli sipas Johanit” do e ruante këtë tip kohor peisazhist i cili shpejton të mbërrijë natën, por ngrihet të ndrijë të padukshmen. E cila buron heshtje…Pra. “ Dhe drita ndriti nd’errësirë dhe errësira nuk kuptohej”.
Çfarë ndrit në këtë poezi? Pse poeti pret errësirën të ndjejë qenësinë e tij ku forma e saj e cila ka zë padukjeje; heshtjen vetë do i lëjojë vetes të prekë këtë ndriçim.Që duhet thënë pëson ulje – ngritje duke rrezikuar sigurinë për të qenë gjithçka kudo…
Ndërsa Harold Blumi shkon më tej kur letërsinë e quan: “ Tjetërsim që e fashit vetminë.” Pra ky trillim i natyrës në krijesë arti e kryen këtë “kurë” duke e shpëtuar poetin nga disa realitete. Ku ai jashtë çdo ndjesie të poetit do ishte inkuizitori me i madh i tij. Kështu liriku i thellësive nga ku ngrihet dhe i lartësive nga ku nuk zbret e sheh Poradecin e tij dy trupëzim brenda të njëjtit gjak.
Nëse Lasgushi shprehet se : “ Krijimi poezisë është metafizikë e tërë e pashpjegueshme dhe vargu del në mënyrë të natyrshme si pasojë e harmonisë që duhet të ketë me vrullet e brendshme shpirtërore…[…] Rima është skllave dhe duhet t’i bindesh.”
Letërsia jonë në rrafshin diakronik mbetet në sinkron të vetë qëllimit të saj fillues. Pra, një letërsi misionare. Me prirje dhe doktrinë edukative. Ku historia jonë shihet si model dhe nevojë për dije dhe dituri. Ndaj brenda këtij konteksti në rastin e Lasgushit do “trokasim” ndoshta më heshtur se një portë sepse kërcitja jonë s’mund të prishë jo një gjumë. As dhe prehjen. Qoftë një ëndërr. Sepse dhe pse terr s’ka qetësi. Ka liri dhe një revoltë brenda një refuzimi estetik ku natyra mbetet jashtë të gjitha pagjumësive shoqërore. Ose zgjime me komandë…
Parë nga ky realitet kundërshtues akohor me mrekullinë e të jetuarit mbretërueshëm si Zot qiejsh dhe “at” Nositësh, poeti ka dhe një “fshehtësi” jo pa dukje. E fshehur nën një nga kërkesat e poezisë. Rima. Me mendimin e tij se: “Poezia është mbret. Por pa rimën është mbret pa kurorë”, bindemi se poezia ku brenda Poradecit ka disa gjithësi, rima e saj është kori që ia njeh tingullin dhe zërin vetes sado të ketë largësi…
Në studimet strukturaliste të cilat merren me shenjat gjuhësore ku raporti asonanca dhe aliteracioni përcakton onomatopeistikën e identitetit të tingullit kemi këtë statistikë…aliteracioni, bashkëtingëllorja r është përdorur në poezi 33 herë dhe rr vetëm 3 herë. Nga ky raport 1 me 10 e kuptojmë se vend të parë zë gjendja shpirtërore poetike. Puna me rimën. Përsosmëria deri në shenjtërim. Ku poeti pasi e ka krijuar prekjen e kulmit ia dhuron zbritjes sepse aty takohet “mëmëdhesia e atdhedashurisë…brenda Unit vetanak..Shëndnaumi i Drinit plak…”


Në recitim duke shfrytëzuar me kujdes çdo perceptim tingulli dhe jo intonativitetin e tij shohim se dëgjuesi ose vetë “ri” krijuesi ideal për autorin prek dhe sheh se është i rrethuar nga një fenomen sa i përditshëm dhe jetik. Perëndimi. Është doemos nga imazhet më të “ngjyrosura” plot metafora, cilësime tiparesh, karakteristika eipetesh, lidhje mbi të gjitha me vetë gjendjen poetike të autorit. Ku individualizmi dhe fati përkojnë me vetë zgjedhjet e jetës.
Ajo që na shqetëson dhe njëherazi na mrekullon ka të bëjë me ngacmimin që ky çast, ku mbërritja aty, atje e shpjegon thjesht vetë simbolikën e mbërritjes së natës është përshkrim, ngjyresë, palëvizshmëri apo rrugëtim? Këto pyetje shpjegohen nga vetë rima, struktura e saj. E kryqëzuar në strofën eparë dhe të dytë A,BB,A dhe me thyerje në distikun e mëposhtëm ku fjalia pa pyetje sikur nuk kërkon përgjigje sepse është poeti që vendos, pra kur citojmë vazhdimin zbritës : “ Po tashi”, prekim atë që takon , sheh, bashkëjeton vetë Lasgushi.
Gjithsesi që të mbërrijmë në tezën tonë të cilën do e trajtojmë si risi e një metafizike ku impresionet dhe imazhet na i shtyn tutje dhe një ndjenjë më e lartë siç është at mëmëdhesia, po i rikthehemi një bote shqiptare që mbetet lëvizje ku harmonia është bekim dhe jo lutje shenjtërimi.
Në këtë teksturë poetike kemi dy kohë ku njëra është e zëshme dhe tjetra heshtje. Shenjtërimi formës mistifikon heshtjen. Ashtu siç vetë heshjta kompozon një “meshë” jo lutjesh. Por shenjtërim ku idea e paqes përmes kësaj mbylljeje vetëm sa të surprizon vizionin e një hapjeje ku poeti din të gjejë gjithçka. Jo arrati. Por vetmia përhapet në atë masë ku hapësira dhe pa formë e ka një të tillë…vazhdimësia…
Po të prekim “trupin” e kësaj poezie, ku imazhi lëviz dhe kompozohet në dy kohë, poeti është simfoni shpirtërore bethoviane, i cili e butëson ëmbëlsisht vendlindjen si muzikë e Mozartit…Në një gjendje empatie, siç duket se kjo poezi, kemi një arsye për t’u thelluar dhe më brenda një psikologjie poetike. Mjafton të rimarim raportin e përdorimit të zanoreve ku U –ja për të qenë sa strukturalistë dhe aq simbolistë kulmon në fy fjalë: pluh ű rë dhe shkrumb. Janë dy zanore ku tingëllimi recitues drejtë një përjetimi ideal na dhuron këtë gjendje: një atmosferë ku tretet gjithçka dhe kërkon fshehjen. Një ikje me një zë i cili e shqipton këtë zanore sikur don të krijojë në hapësirë një hon konik. Kjo formë imazhi ka efekt mbrojtës. Poeti po zbret dhe po ngjitet atje ku askush s’ka të drejtë! Hapësinore kozmogonike lasgushiane duket se ka bërë kalimin më estetik deri më tani. Po t’i referohemi impresioneve të Lasgushit për Rilindjen tonë Kombëtare, kuptojmë gjithçka. Ai e ngre atë periudhë jo më pak se vetë “Rilindja Europiane. Dhe poet të parë siç thotë dhe vetë se poezia ka gradë të parë, Naimi shihet se “paraardhësi i tij më i denjë…”
Është kjo logjikë e cila na mundëson një heqje paralele mes panteizmit , kjo doktrinë e lumtur me shkencat dhe pse vjen nga botë e bektashizmës, që dhuron plot modernitet metafizikën dhe simbolikën jo vetëm të natyrës, jetës, njeriut, por të shpirtëzimit të at mëmëdhesisë…
Element me rëndësi “jetike” në poezi është përdorimi i tri pikëshit, pauza. Për të mos rënë brenda shpjegimit të njëanshëm teorik ku citohet se tri pikëshi është si mendim i pa thënë, që vazhdon, nënkuptohet, në rastin e poezisë “Poradeci” ky shenjues grafik i gjuhës së shkruar ka dhe diçka më shumë. Sepse kjo pauzë i rijep po ato lëvizje shpirtërore ku ritmi ruajtës i ka siguruar përjetësinë. Dhe nga ana tjetër mungesa e fjalës në tri pikat ka fshehje gjetkë. Ajo është pjesa horizontale e hapësinuar ku poeti duhet të zgjedhë…Të zbresë apo të ngjitet…!
Ky rol ka një mision. Poetin e mundon një pasiguri. Jo e vetes. Sepse sipas filozofit francez të cituar më lart duket se pas krijimit të imazheve poeti pret të krijojë aktin… në rastin tonë atë e kemi. Atdheu në pritje të Mëmëdheut. Nëse sipas estetikës moderne elementi ujit shihet gjendje “femërore” poetit pas pasqyrimit viziv të qiellit, malit, shqiponjës mbi liqer, pret shkrirjen e të dyjave. Njëri duhet të lëvizë…ndaj poeti ulet dhe ngrihet gjithë kohës. Akti atdhe-mëmëdhe është krijesa e një “dashurie” sa trashëgimore dhe hyjnore.
Pa poetin? Jo. Jemi pa jetën njerëzore të tij. Sepse dhe në këtë vetmi poetike siç morëm poezinë “Poradeci” Lasgushi e kurorëzoi unin e Tokës dhe Qiellit. Sepse Qielli ndalon në Mal dhe toka “zhvishet e dashuruar Liqer…”
Tani leximi poezisë e tejkaloi “ritmin” e saj brenda një ideje interpretuese. Ku ngaherë kemi qenë më shumë brenda lirikës kuptojmë dhe ndjejmë se kjo harmoni e gjithkohshme, hapësinore e cila e rimer lartësinë qoftë dhe tani jashtë atdheut, lexuesi ideal ndjen s’e po “heq” vallen e Përjetësisë…
Dhe pse krahasimi është përngjan si të ishte gërmë njerëzore përballë gjigandit yll, perceptimi imazhit ku kjo tingëllimë e butë është harmonia e përsosmërisë të njëjtën gjendje ekzistenciale shohim në “baticë-zbaticë” formën që herë zbehet dhe rishkëlqen ndriçimi i një ylli.
Ky kundrim i një vëmendjeje joshëse drejtë yjësisë mund të bashkëjetojë vetëm falë rrjedhës ligjërimore ku majat dhe honet, në raport me sipërfaqen e Liqerit fashiten. Sepse mbi dhe nën të reflekton kulluar gjithësia!
Ky ishte “ylli” tokësor-njerëzor-natyrë. Kjo R – ë e një valleje e cila vetëm krijon, rikrijon butësinë ku prejkjet e jetës mbeten rrahje flatrash ëngjëllore. Nëse realiteti melankolik, gririmi, mjegullia, e shtegtojnë deri vetë këtë perëndim, poeti zgjodhi përjetësinë trashëgimore, lumturinë e fhehtësisë së heshtjes përballë një “mikpritjeje” real sociale ku secila prej tyre e kishte mbërritjen të humbur. Sepse mes Liqerit dhe qiellit ngrihej vërtet kjo mjegulli. Por ajo s’mund të ndante shëmbëllesën e qartësuar të secililit prej tyre!
Faleminderit me gas Poradeci…[…]…

Ilir Paja, a i lexon ato që shkruan përpara se t’i çosh për botim? I shkreti ti që beson se je i ditur, kur, jo vetëm që nuk njeh gramatikën, por nuk e ke idenë e formimit të fjalive! Lasgushi do kishte qeshur me këtë çorbë që ke gatuar.
Dhe pse e shfaqur ne tv, ne vete ngjarjen qe e ndjeme si detyrim sa njerezor dhe poetik dhe pas nje urimi nga vete bija e poetit shoh qe je vetem dhe i njejti , i cili me ” guximin” prej te gjori na vihesh nga pas…kur une te kam sugjeruar…mos me lexo!!!