300 grabitje në 1 vit në Itali, arrestohen 10 shqiptarë pjesë e bandës së hajdutëve

Herion Mesi

Brenda një harku kohor banda e shqiptarëve ka grabitur rreth 70 banesa, 150 salla video pokeri, bar e lokale publike, si dhe kanë vjedhur rreth 100 automjete. Kaq ka mjaftuar që policia italiane të arrestuar në provincën e Firences, Prato e Siena 10 shqiptarë, anëtarë të një bande grabitëse që në një hark kohor prej 10-12 muaj ka ekzekutuar rreth 300 grabitje në rajonin e Toskanës.

10 shqiptarët e arrestuar janë pa leje qëndrimi të rregullt në territorin italian. Urdhër arresti është lëshuar gjithashtu dhe për një tjetër shqiptar, anëtar i kësaj bande që aktualisht ndodhet në territorin shqiptar.

Gjatë arrestimit Policia italiane ka sekuestruar një pjesë të konsiderushme të objekteve të vjedhura si dhe armë, municione e materiale të përdorura për të kryer grabitjet. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *