U arrestua për mashtrim me 300 mijë dollarë, lirohet me garanci pasurore ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasa.
Vendimi është dhënë këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës. Hasa ka paguar shumën e 13 milionë lekëve të reja në këmbim të lirisë.
Pas arrestimit të ish-prefektit, polica e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me këtë operacion. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se arrestimi ka ardhur pas një denoncimi nga një shtetas kanadez.
‘Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh”, shkruhet ndër të tjera policia në njoftimin për shtyp.

Germoni edhe pak se do gjeni edhe ma shume mashtrime e sidomos abuzime,germoni edhe do kuptoni pse impianti berlogut,pse shume gjera.