300 persona shpërngulen nëpër hotele në qytetin e Durrësit

Leda Hysa

Tërmeti 6.4 ballë rihter ka tronditur Shqipërinë ditën e djeshme, duke shkaktuar mbi 32 viktima dhe 600 të plagosur. Nga lëkundjet e forta të tokës janë shembur disa banesa. Zona më e prekur është Durrësi dhe Thumana.

Bëhet me dije se 300 persona janë shpërngulur nëpër hotele në qytetin bregdetar. Kjo lëvizje, vjen një ditë pas marrëveshjes së arritur nga qeveria shqiptare për akomodimin e personave të prekur nga tëmeti.

Hotelet në Durrës kanë vendosur në dispozicion 1500 shtretër. Ndërkaq, raportohet se do të ketë shtretër të shtruar edhe në stadiumin e qytetit në “Niko Dovana”.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *