300 të burgosur që u liruan për shkak të Covid-19, do të kthehen në qeli, Ismaili: Do futen në sektor të posaçëm

Edlira Shehu

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk do ta rinovojë qëndrimin e përkohshëm të disa të burgosurve në shtëpi, të cilët u dërguan pranë të afërmve nga pandemia covid. Agim Ismaili thotë për Top Channel se janë rreth 300 të burgosur që në fillim të tetorit do rikthehen në qeli, pas aktit normativ të marsit që iu dha leje të veçantë.

“Afërsisht kanë qenë 400 që morën leje qëndrimi në shtëpi, disa prej tyre, 10 apo 12 u është ndërprerë leja e qëndrimit, shumë prej tyre kanë përfunduar edhe burgun, pra afatin e dënimit”, tha Ismaili.

Për të parandaluar përhapjen e infeksionit menjëherë sapo të dënuarit të kthehen në qeli parashikohet karantinimi i tyre.

“Do futen në sektor të posaçëm, pra janë të kalkuluara masat anticovid nëse sillet rreziku me vete. Të identifikohen dhe të trajtohen që të mos impaktojnë te të tjerët”, vijoi më tej Ismaili.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *