Izraeli deklaroi se ka goditur dy objektiva në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektivat e Hamasit që shërbenin për prodhimin e armëve. BBC-ja shkruan se sulmit, Hamasi i ishte përgjigjur me hedhjen e dy raketave në drejtim të Izraelit jugor.
Nga sulmi izraelit, një grua shtatzënë dhe një vajzë e re mbetën të vrara, thanë zyrtarët nga Palestina.
Nga ana tjetër, policia izraelite thotë se në Bregun Perëndimor një grua kishte vendosur një makinë-bombë në një pikë kontrolli. Ajo u ndalua nga policia të dielën në mëngjes në afërsi të një vendbanimi izraelit i quajtur “Maale Adumim”.
Nga shpërthimi, gruaja është në gjendje kritike, ndërsa një polic ka mbetur i plagosur lehtë.
“Hamasi është përgjegjës për çdo akt agresioni në Rripin e Gazës,” tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Kolonel Peter Lerner në një deklaratë pas sulmit ajrore të dielën herët.
