Një ditëlindje që kaloi në heshtje
Vetëm dy ditë më parë, 28 gushti, një ditëlindje e një shqiptari të rrallë u kalua në heshtje totale! Ishte përvjetori i lindjes së At Zef Pllumit. Ishte françeskani i vetëm i mbijetuar nga regjimi komunist. Pas 26 vitesh burg, At Zef Pllumi lirohet në 1989 pak para rënies së komunizmit në Shqipëri. Ai u arrestua në moshën 22 vjeçare në 14 Dhjetor të 1946 dhe u dënua më vjet burg si sekretar personal i Anton Harapit. Pas lirimit i’u rikthye jetës së tij françeskane dhe shërbeu si prift në Shosh dhe Dukagjin. Por në 1967 u arrestua sërish duke kaluar 23 vite në burgjet e Spaçit, të Repsit, Vlorës, Ballshit, dhe Tiranës. Pas lirimit nga burgu, rilindi “Hyllin e Dritës” dhe ju dedikua shkrimit të kujtimeve të jetës së tij.
Ishte nga të parët që nuk foli me patetizëm për demokracinë e brishtë të viteve -90. Nëse lexon shënimet e tij, aty gjen zërin e një shqiptari që ka paralajmëruar fatkeqësi të sotme, zërin e një shqiptari që na thotë të vërtetën për disa dritëhije të forta të historisë tonë 100-vjeçare. Ai sqaron se nuk është historian, por shënimet e tij janë të vërteta sepse nuk u kompromentuan nga asnjë tirani. Vdiq në 25 Shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli në Romë, Itali. U varros në 30 Shtator 2007 në Shkodër. DITA sjell sot per lexuesit disa shenime te rralla te tij:
*****
Histori kurrë e shkrueme
Nga At Zef Pllumi
Me 30 mars 1991 u zhvilluen “zgjedhjet e para të lira”, ndër të cilat Partia Socialiste e Fatos Nanos (ish-Partia e Punës) fitoi rreth 70% të votave. Partia Demokratike e Sali Berishës muer pjesë në parlamentin e ri, pra i njofti legale zgjedhjet. Ndërkaq nuk i njofti populli shqiptar. Ky, i bashkuem rreth flamurit të sindikatave të pamvaruna, e shtërngoi Nanon me dhanë dorëheqjen dhe me zhvillue mbrenda vitit të tjera zgjedhje.
Qeveria e mjekëve
U formue “Qeveria e Stabilitetit Kombëtar” me Ylli Bufin në krye. Me 22 mars 1992 u zhvilluen “zgjedhjet e para të lira” ndër të cilat fitoi Partia Demokratike e Sali Berishës me mbi 60% të votave. U formue “qeveria e parë e mjekëve”. Këta kishin teprue si intelektualët ma të pamvarun. Regjimi i Hoxhës këtyne u kishte lanë me i këqyrë hallet e popullit me nji vizion ma human; disa bile i kishte nxjerrë jashtë shtetit për specializim…
Mos të çuditemi, prandej, që intelektualët ma liberalë të dalun nga shkollat komuniste ishin mjekët. Kishte prej tyne që e kaluen jetën edhe ndër burgje të tmerrshme. Në të vërtetë, mjekët duhen nderue si grupi ma i zgjedhun i inteligjencies shqiptare në kohën e tiranisë, por…
Por ata duhet të jene të vetëdijshëm për njoftunitë që kanë, dhe jo me hi n’e huejën, ku dijnë pak ose aspak. Këtu kje nji gabim i madh. Tue marrë pushtetin, politikanët shqiptarë menduen se kishin fitue edhe dije të reja politike. Qeveria e mjekëve i dha aq liri popullit, sa nuk e njofti ma qeni të zonë. Liri’ feje, liri fjale, liri’ ndërgjegje, liri shtypi, liri tregu, liri… Populli rob shqiptar a ishte i pregatitun për aq liri? Për këtë nuk e çau kryet kush.
Liria e ndërgjegjes u kuptue se individi kishte të drejtë me përmbysë çdo ligjë morale e mos me iu bindë asnji ligje shtetnore. Kështu grupe mafioze të hueja gjetën terren të përshtatshëm për me organizue edhe në Shqipni grupe homologe për kontrabandën e drogës, të femnave, të fëmijëve, për prostitucionin dhe tregtinë e organeve trupore për transplantim. Tregu i vizave pushtoi të gjithë vendin. “Njeriu i ri” shqiptar, i dalun nga farka e kalitjes “të materializmit shkencor”, e gjet tash këtu te “fitimi”, te “parja” idealin e vet. Para këtij ideali materialist u zhdukën të gjitha tjerat e nuk pati ma atdhe, fe, as popull, as kulturë, as përparim, as dije e as art, as ndjenja njerëzore. Administratorët e rij të shtetit shqiptar menduen se kjo kje rrugë e mbarë.
Kjoska “u ba simbol i lirisë…”
Vetëm Tirana u mbush me tetë mijë kioska. Këto u banë qendrat zyrtare të biznesit, madje të “politikës së re” shqiptare. Këtu u puqën si liderët e partive, si “pushtetarët” edhe “opozitarët”, këtu parlamentarët, këtu gazetarët e thashethemeve, këtu kontrabandistat e këtu kriminelat, këtu bahej korrupsioni i madh shkatërrues. Për t’u lëshue vend këtyne kjoskave u prishën parqet e natyrës dhe lulishtet zbukuruese të kryeqytetit. Kjoska u ba simbol i lirisë demokratike shqiptare. Në ketë situatë të bukur lirije u themeluen edhe “Firmat e mëdha rentiere” ose, si po thirren sot, “skemat piramidale”; vështrimi i vërtetë i këtyne emërtimeve, i thanun shqip, asht shoqata mashtruese.
Shembullin e parë të këtyne firmave e pruni në Tiranë “Iliria Holding SA” (Hajdin Sejdia) në vitin 1990-91 e cila, si kujtim të vogël, na la të hapun gropën e madhe në mes të Tiranës, simbol profetik që të tregonte se ku e ma zi se aq do ta çonte popullin shqiptar nji “ekonomi” e tillë.
Këto firma u themeluen me dije e miratim të qeverisë, u mbështetën prej saj dhe iu ba propagandë në RTV shqiptar; disa kjenë pjesëmarrëse edhe ndër delegacionet qeveritare ekonomiko-financiare, kulturore, madje edhe ushtarake, ndër shtete të hueja; veprimtaritë e tyne u inaguruen nga krenët e demokracisë; “Miss Europa” kje manifestimi ma triumfal i këtyne firmave që nganjiherë u nënshkruen edhe si “fondacione bamirëse”; muerën pjesë aktive edhe në blemjen e objekteve të ndryshme shtetnore, por që pothuej të gjitha dergjen aty gjithnji pa shpresë rimëkambje të ndonji vepre industriale me vlerë.
Këto firma nuk muerën ndonji kontratë të madhe me qeverinë për rindërtimin e vendit, për të çilin, me sa u pa, nuk interesohej fort qeveria e mjekëve demokratikë. Kështu deri rrugët e qytetit u shkatërruen ma zi se ato të katundeve; nuk u punue asnji urë, asnji qandër administrative shtetnore, tash pesë vjet vendi mbet pa dritë, pa ujë, pa telefona, pa shërbime komunale, pa pyje, pa miniera, pa banesa, pa shkolla, pa instituçione kulturore. Shqipnia u kthye jo vetëm politikisht e administrativisht, por edhe fizikisht në gjendjen e viteve 1921-1925, ndërsa buletinet statistikore të anuarëve ndërkombëtar raportonin se Shqipnia xente vendin e parë në progresin ekonomik mes shteteve ish-komuniste.
Mjeku “specialist” e çoi Shqipërinë në reanimacion
Por vepra ma e madhe e këtyne fondacioneve ishte akumulimi i të gjitha fitimeve e kursimeve personale të popullsisë shqiptare, tue fillue që nga paret e ndyta, fitue me trafikun e drogës, me grabitjen e shitjen e femnave, e deri te kursimet e vogla të punëve robnuese të emigrantëve. Mbas nji periudhe korrektësie mashtruese, nji pjesë e madhe e shqiptarëve filloi të mendojë seriozisht se kapitalizmi po ishte nji sistem ekonomik në të cilin çdo familje mund të jetojë pa punë, mjaft që t’i vendosë paret e veta ndër inkubatorët e këtyne fondacioneve. Kjenë shumë që shitën edhe shtëpitë e veta (të vogla) për me trefishue kursimet e kështu me jetue sot e me mendue për nesër. Pra, u duk nji shpikje e re, nji sukses i madh i ekonomisë kapitaliste të demokracisë së re shqiptare.
Ndokush hodhi fjalën e ngjalli dyshimin se ky veprim ishte riciklim paresh të ndyta, por Presidenti e siguroi popullin tue deklarue botnisht se parja shqiptare ishte “më e pastra në botë”. Por ja që nuk ecë gjithmonë kungulli mbi ujë.
Mashtrimi duel në shesh kur u fillue kontrolli i depozitave bankare. “Firmat rentiere”, “fondacionet bamirëse”, deklaruen falimentimin; ekonomija demokratike e fajdeve u shemb tue lanë duerthatë nji pjesë të madhe të popullsisë shqiptare. Ndonji nga krenët e mashtrimit u largue me pasaportë diplomatike në drejtim të panjoftun. Populli zbriti në rrugë e ndër sheshe me kërkue paret e veta. Partitë në opozitë gjetën çastin e përshtatshëm për t’i frye zjarrit dhe i banë thirrje popullit që të rrxohej qeveria. Kjo nuk gjeti ndonji rrugëzgjidhje të ndershme e as nuk pati kurajon e gjakftohtësinë për të dhanë dorëheqjen, por nxuer nga librat parimin dogmatik të Hoxhës: “Partia gabon, por ajo vetë i qorton gabimet e në asnjë mënyrë nuk ia lëshon pushtetin në dorë armikut”. Presidenti deklaroi se kurrë nuk do të pranonte koalicion me socialistët.
Presidenti e muer mbi vedi nji pjesë të fajit kur u zotue publikisht se shteti do të paguante nga 56% deri në 65% të depozitave të popullsisë. Çdo politikan asht njeri i gabueshëm si gjithë të tjerët. Por gabimet e politikanit kanë pasoja të mëdha shoqnore dhe nuk kalohen me nji “pardon”. Çdo politikan i ndershëm, kur pranon gabimin, jep dorëheqjen dhe e liron vedin nga politika. Të mos hequnit dorë nga pushteti nga ana e politikanëve të dështuem e ndezi zjarrin edhe ma shum. Partitë politike zbritën në sheshe për ta marrë pushtetin me çdo kusht. Populli i pezmatuem, se tashma kishte humbë çdo shpresë për me jetue pa punue, u çue në revoltë dhe në Vlonë e në Jug, mbas grevës, kapi armët. Parlamenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizoi forcat ushtarake. Me 9 mars Partia Demokratike e pranoi koalicionin me opozitën. Në pragun e nji lufte civile shteti shqiptar u shemb krejtësisht mbrenda pak orëve të datës 12 mars 1997. Tue u zhdukë si krypa n’ujë qeveri, polici, ushtri, forca të ndërhymjes së shpejtë, administratë, zyrë, banka etj. Vijonin me punue vetëm kjoskat! U shkatërruen depot e armeve, deri edhe burgjet;
Pushteti demokratik i “mjekve specialistë” e dërgoi Shqipninë në repartin e reanimacionit.
Mos t’ia vemë fajin kurrkuj përveç vedit…
Veçantitë kryesore të karakterit shqiptar, me sa duket, janë: individualizmi i theksuem si edhe vandalizmi (dishiri për me shkatërrue) ose barbarizmi. Këto janë dy veçantitë ma negative, të cilat i kemi në gjak dhe na dallojnë nga popujt e tjerë, para këtyne dridhemi na vetë, në nji kohë kur nuk e vrasim mendjen aspak për të gjetë nji mundësi shërimi.
Tipari i parë i veçantë i yni (individualizmi) ka të mirat e të këqijat e veta; por shqiptarëve si komb u ka sjellë shumë të këqija. Formimi i shtetit, në vështrimin modern, ndesh tek individualizmi i theksuem nji rezistencë të pakapërcyeshme. Si rrjedhim, prirjet anojnë shumë nga anarkizmi, Kamba e të huejit e pushtoi vendin tonë për pesëqind vjet, por nuk e rrafshoi individualizmin e shqiptarit. Kush nuk iu nënshtrue pushtuesit, muer malet e jetoi i lirë, si uku, tue vuejtë të zezat e ullinit. Ai që bashkëpunoi me pushtuesin, kërkoi me u ba pashë, vezir e sadriazem. Kemi qindra shembuj, por ndër ma të fundit Vaso Pashën, që ndërsa kjante hallin e Shqipnisë, ai vetë bante ligjin në Liban si guvernator i sulltanit.
Fruti i parë i individualizmit asht përçamja, mbi te çilën venë theksin të gjithë shkrimtarët tanë të vjetër. Shumëkush shkakun e përçamjes e kërkoi te nxitjet e hueja e te mendësitë e ndryshme fetare. Por, kush i përçante shqiptarët atëherë kur besojshin në të njajtën fe?
Realitetin duhet ta keqyrim në sy dhe mos t’ia vemë fajin kurrkuj përveç vedit. Shkaku i përçamjes së shqiptarëve asht intrinsecus dhe joextrinsecus. Sigurisht që intrigat e jashtme e gjejnë derën hapun për me prishë unitetin kombëtar, sikur ky të ekzistonte.
Falë individualizmit të theksuem, çdo shqiptar nuk e pranon kurrë mendimin e tjetrit, aq ma pak sundimin. Për ketë na mungon shumë zhvillimi i ndjenjave sociale e gadi edhe i aftesisë shtet-formuese. Në ketë vështrim, mund të thohet se gjindemi gjithnji në fazën e nji primitivizmi shoqnor dhe duhet ende nji punë programatike, edhe për shumë kohë, shoqnue me nji etapë edukimi durimgjatë, për të mujtë me lavrue nji kulturë të shëndoshë e të gjithanshmen në rininë e ardhshme shqiptare, si edhe me formue ndjenjën e sociabilitetit.
Politikanët shqiptarë kanë ngut për kolltukë… Luftat e rrepta e plot inate për të xanë kolltukun qeveritar, i cili ka aq shumë punë e përgjegjësi, formon historinë e popullit shqiptar, që ndërlikohet kot ndër aventura të mundimshme, të frytshme për ate vetë dhe atdheun.
Të shumtën e herës, njerëz të caktuem, që thirren “lider”, formojnë klane e grupime, që thirren “parti politike”, por që mund kenë edhe substrat fisnor a lokal. Veprimtaria e devotshme e antarit të klanit ndaj këtij lideri shpërblehet o me post qeveritar ose me nji shtjelm dikund atje mbrapa. Klanet e partive zakonisht veshin petkun e nji programi ambicioz, të frymëzuem nga ndonji ideal tërheqës. Por realizimi i premtimeve dhe efektet shoqnore, gjatë periudhës sundimtare, janë treguesi ma i mirë nëse ato ideale janë me të vërtetë demokratike apo vetëm shprehje demagogjike; me dy fjalë të popullit: “dhandrit i shifet puna e jo guna”.
Sikur, në këtë prizëm, t’i lëshojmë nji sy vendit tonë çep e më çep, nuk asht nevoja me të tregue kush se ku asht kufini shtetnor, sepse ai dallohet që në pamjen e parë. Kurrnji vend i Europës nuk asht si yni: këtu ndryshojnë malet e fushat, katundet e qytetet, rrugët e zyret, shkollat e fabrikat e, po ashtu, edhe politikanët shqiptarë për faj të të cilëve vendi ynë asht nishan i shkretnuem tash tetëdhetë e pesë vjet.
Tipar i dytë i randesishëm ndër veçantitë tona kombëtare asht barbarizmi, vandalizmi ose qejfi me shkatërrue, ndoshta plaga ma e randë e kombit. Kjo na ka lanë pothuej pa kurrnji monument kulture, pothuej pa kurrnji monument arti, pothuej pa kurrnji monument qytetnimi. Ky truell u ba shkrum e hi vetëm prej nesh. Kush mujti nga ky popull, iku zemërplasun tue lëshue mallkime.
Ditët e Marsit ’97 do t’mbeten ndër ditët ma të zezat e ma të turpshmet e historisë kombëtare të shqiptarëve, sepse u shkaktuen, u udhëhoqën e u realizuen prej vetë politikanëve shqiptarë, të cilët me cinizëm e paturpësi gërvallen tue i lypë “votën e lirë” popullit të mjerë e të terrorizuem.
Për zhdukjen ose së pakut, ngushtimin e kësaj plage duhet nji punë e gjatë edukative, jo vetëm ndër shkolla, por në familje, në shoqatat rinore e deri n’ushtri.

Nji Histori pa-imagji-naate Nr:2
Mbasi ta leconi njiket ngjarje , do ta kuptoni pse ene At Zef Pllumit i ishte neverit Sala. 😉
Nji dit te nxet Gushti 2014 Sales nga haberet qi vinin nga takimi i Edi Rames ne Berilin,rruges per ne shpi nga presioni i nalt,.. i kishte hyp lezetin me bo dashni.
Sa hyni brenda ke Vila e Lalsit ku po veronte , hapi deren e kuzhines dhe ju krekos te shoqes.-Sot e kom vendos me t’vizitue-.Nuk me thon kot Doktor BIR-ishash,
Ajo e injoroi tonin autoritar te se shoqit dhe vazhdonte qi t’ pregadiste dreken.
Vizitat e tuja nuk pin uje ma ke mue…,se ti je bo pulitikan , ene m’len rehat por shko boji te SHQUP-ja ato vizitat tash,- ja kthen tan nerva Lirija.
Sapo hangri dreken Saliu niset krejt rrembim ke Selia e Partis Demokratike dhe i shkon ne zyre Lulushes.
Mir se erdhe Doktor,u ngrit Luli ne kamb tan mirsjellje.
Lene mo se jom terbu krejt,-i peshperiti Sala ke veshi.
Pse çfar ka ndodh-e pyti Luluja duke ngritun vetllat i habitun
Prap me ate te gjatin.??
Qysh kur bona dorheqjen nga PD prej gati 1 viti nuk bojm mardhonje intime me time shoqe.Jom tu eksplozu ma keq se tritolit naper shtyllat elektrike qi urdhum te bohen vjet-por ajo osht kok serbi,nuk trehiqet po nuk bombardoj NATO.
..Nuk di si tja boj bre Lul,-a po m’jep ti nonji menim.?-ju lut ai dhe u ul ne kolltukun perball tij.
Lulus i shkoi goja long dhe musklatura e valvules mbyllse ne trup ju lirue krejt.
Po noshta asht ma mire qe te boni seks ne ndonji vend tjeter Doktor,ta nryshoni ambjent,se ju e keni shtepine plot me niper e mbesa dhe zonja juaj qi tani ashte dhe gjyshe ndoshta nuk ndjehet rehat kur femijet tju degjojne kur tundet krevati-i foli Luli me zerin e tij te embel.
Un do te te keshilloja te provonit te shkoni ne zyren e Fondacionit te saj Bamires,ku ajo punon dhe i perkushtohet me aq pasion.Aty do te ishte vendi ideal qe ju te rigjenit dashnin tuaj-fliste Luli tan pasion.Me kujtohet se ajo dikur ka thon,- se osht shume e dashurume me zanin tuaj kumbues.Me sa di une ajo do te jet neser duke punar aty tek Fondacioni dhe shkoi dhe boja surpriz Doktor.Sa te hysh ne ndertes,.. un do bisedoj me ato CEZ.it dhe do ti shkepusim dritat.Futu brenda dhe thuaj veç kto fjal- Gruja jeme kom ardh me te bo te lumtun.
Mir e ke pasha baba-Tomorin kom me ja bo ket surpriz neser mbroma.Hej t’falemnders bre Lul kam pas besim tek ty gjithmon ,.se Partia Demokratike ka me u bo nji force magjistare per te depurtu kudo ku kena qef ene deshir.
Te nesermen rreth oren 7 te akshamit Sala mbasi e kishta kalu diten i vetem ne zyren e tijduke duke shkrujt mesele kundra Rames ne Fejs Buk,..u nis ke zyrat e Fondacionit Bamires te se shoqes.Sa u fut ne korridor u fiken te gjitha dritat.Heu bre ala na bindet ÇEZ-i ne mendoi duke vu buzen ne gaz nga krenarija.Trokiti ke dera dhe foli me zo te nolt.Mos u frigo ,..- Saliu jot jom.
Hyr-degjoi ai nje zo te mekur. ti pergjigjej.Hapi deren dhe nji siluet e bukur rrinte mbeshteun ne parvazin e dritares.
Shpirti jem kom ardh me derdh ca ndihma te grumbullume brenda meje, veç per fundacionin tat..
E parandjeja,…futmu ka mbrapa – ..degjoi zerin e se shoqes qi vinte nga ersina
Saliu sa hap e myll syt ju afrua i ngriti fundin, duke i puth qafen me afsh t’modh ,Pasha perenin te due ma shum se PD gulçonte ai gzimi.Pas 30 minuatsh perpelitje djersitje-knaqsi qiellnore qi perjetoj,i tha:- tash due me te tregu se kom me u kthye prap ne krye te PD,- me fal por para PD nuk due ASKOND.
Qetsia absolute pushtoj tan ersinen e zyres se mobilume tan gusto.
Edhe mu m’fal qe te genjeva,… se s’jam Lirija….,por Luli.- ju pegrjigj zani i siluetes qi rrinte ne dritare,..Me doren e majt po hiqte paruket ene me doren e djathte pastrontet sekrecionet blu,qi rreshqitshin posht kombvet te tij bardhoshe. .ashtu si dikur ne Holland.
Njikshtu osht e verteta e Kryetarit de Jure ene Kryetarit de fakto te Partis Demokratike ,por mos shpresoni shum ke Lulushja ju demukratet e vertet por shifni ka FRD e Bamir Topit,ajo ka shancin te bohet opozita e vertet qi i duhet Shqypnis.
Kur ben komente je fantastike, por ky koment nuk duhej bere ketu. Thjesht per respekt te At Zef Pllumit.
I pavdekshmi At Zefi,ka lindur ne bjeshket e veriut,diku midis Boges dhe Thethit ,pra jo ne Shengjin..Penda e tij, jo vetem eshte shume e holle,por mbi te gjitha eshte e vertete,konkrete,mjafte e qarte dhe e drejteperdrejte si dhe shume e fuqishme.Lum ai qe ka pase “fatin” t’ja shkruaj emrin kjo pende ne doren e te madhit at.Zef Pllumi.I perjetshem dhe i pavdekshem KY emer i madh.
BRAVO AT !!!
Pse duhej pikerisht ata qe vuajten terrorin enverist te paralajmeronin edhe terrorin banditesk te Sali malokut.Para ca ditesh na nxorret ketu Mirush Kabashin,nje kone e perkedhelur qe i lepihej sekretareve te diktatures dhe lake patetiko-heroik i Sali Berishes.Perse vatha e intelektualeve te diktatures u shnderruan ne sallonin e permanentit te regjimit te malokut?Perse pikerishte keta Laco shkrimtare,Kabashe aktore,Balliu gazetare nga llustrues te regjimit kriminal te Enver Hoxhes,u shnderruan ne make-up per malokun,na e shiten sapunin per djathe?Perse duhej te sakrifikonte perseri at Zef Pllumi dhe at Simon Jubani per te paralajmeruar qe me 1992 katastrofen e sotme?Nuk e donin keta jeten?Vlente me pak jeta e tyre se komoditeti i sharlatanit proverbial Fari Balliu?As Reshat Kripa,As Amik Kasoruho,qe i sherbyen bishes se Vucidolit,nuk krahasohen ne vuajtje dhe ne qendrese me at Zef Pllumin dhe at Zef Simon Jubanin.Ky i fundit cdo jave ne burgun e Burrelit perfundonte ne biruce per ndeshkim,ku therriste emmrat e spiuneve te burgut,qe Saliu i beri me pushtet dhe me prona.
Ore Zoterinj !
Me falni qe nuk di te shaje njerez, po realiteti thote qe Shqiperia nga nje vend komunist ne ekstrem ne vitin 1992, sot eshte nje vend kapitalist dhe kjo nuk eshte nje gje qe mund te vihet ne diskutim.
Mire apo keq, bardh apo zi, dora kryesore e ketij ndryshimi edhte PD dhe per hir te vertetes edhe dora e PS (ne plan te dyte)
Kaq ishte roli i PD dhe i Berishes.
Duhet ta kuptoni qe ky eshte kapitalizmi shqiptar, ashtu sic ishte edhe komunizmi shqiptar.
Te shkruash “Mjeku “specialist” që çoi Shqipërinë në reanimacion” dhe ta botosh sot si kofini pas te vjelurave eshte kollaj.Njerezit e medhenj i thone gjerat ne kohen dhe vendin e duhur.
Nese nuk kam te drejte, athere titullit po i bej nje shtese:
“Mjeku “specialist” që çoi Shqipërinë nga morgu në reanimacion ”
Nuk jeni dakort ?
EPO EDHE UNE MUND TE MOS JEM DAKORT ME TESTAMENTIN E “Pipino il Breve”
Vetem nje patriot qe i dhimbset atdheu mund te shkruaje ne kete menyre. Te qofte dheu i lehte At Zef Pellumbi! Sikue te kishte Shqiperia dhjete si ty nuk do te ishim ne kete gjendje.
Njerezit e denuar si At Zefi, jane ata qe na bejme te turperohemi per cfare ndodhi gjate diktatures.