Qeveria shqiptare vijon të ktheje borxhet për biznesin për punët publike të kryera, detyrim i krijuar nga qeveria e mëparshme, duke nisur që nga viti 2005. Sipas Ministrisë së Financave rreth 31 miliardë lekë janë kaluar nga qeveria për detyrimet e prapambetura deri në 11 Korrik 2014. Sipas sektorëve, këto para ndahen për investimet publike, ku janë alokuar 9.5 miliardë lekë, shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime dhe kategorinë të tjera janë alokuar rreth 6.4 miliardë lekë, për rimbursimin e TVSH janë alokuar rreth 10.5 miliardë lekë dhe në sektorin energjetik rreth 4.4 miliardë lekë. Në buxhetin e vitit 2014, në kuadër të kësaj strategjie, është parashikuar të shlyhen 35 miliardë lekë fatura të prapambetura. Në lidhje me rimbursimin e TVSH, pas rakordimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministria e Financave ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 Dhjetor 2013, subjekte për të cilat ka alokuar rreth 10.5 miliardë lekë. Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për investimet publike është proçeduar deri në vitin 2012 dhe po vazhdohet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vitit 2013. Ndërsa për shlyerjen e detyrimeve për shpenzimet korente, aktualisht janë proceduar ato në sektorin e shëndetësisë dhe është në proces shlyerja e detyrimeve për sektorët e tjerë. Në kategorinë të tjera janë proceduar detyrimet e prapambetura për vendimet gjyqësore dhe shpronësimet…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.

A ka Sali Berisha pergjegjesi per keto miliarda leke qe nuk i ka dhene dhe çfare do ndodhe me te? Po çfare mut demokracie eshte kjo qe vjedh sa te duash po te jeshe kryeminister dhe s’te hyne gjemb ne kembe.