Në Republikën e Shqipërisë rreth 98 mijë e 800 familje u trajtuan mesatarisht çdo muaj me ndihmë ekonomike dhe rreth një e shtata e tyre (14. 83%) janë në qarkun e Dibrës .
Sipas dokumentacionit të çertifikuar në qarkun e Dibrës këto tre vitet e fundit janë trajtuar me ndihmë ekonomike përkatësisht viti 2010 – gjithsej 13 963 familje ( Dibër 7328, Bulqizë 2725 dhe Mat 3960) , në vitin 2011 nujmri i familjeve shkon në 14 421 ( Dibër 7400, Bulqizë 2835 dhe Mat 4186 ) dhe në vitin 2012 ky numër shkon në 14 653, 31% e gjithë familjeve të qarkut me fond rreth 43- 48 milionë lekë në muaj.
Numri i familjeve të trajtuara me këtë ndihmë është rritur me 690 që nga viti 2010 ( nga 13 963 familje në vitin 2010 në 14653 familje në fund të vitit 2012) që tregon se shkalla e varfërisë vazhdon të rritet dhe numri i familjeve në ndihmë ekonomike po barazohet me atë të vitit 2005.
Nga 31 komuna në 13 prej tyre ( 11 në Dibër , 1 në Bulqizë dhe një në Mat ) sasia e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike krahasuar me totalin është nga 40 % deri në 80.33% dhe konkretisht : komuna Fushë Çidhën , trajtuar me ndihmë ekonomike, 435 familje (40%);komuna Kastriot trajtuar me ndihmë ekonomike 754 familje (41.2%); komuna Kala e Dodës (53%); komuna Sllovë (66%); komuna Zall Reç, (80.33%); komuna Zall Dardhë 53,4 %);komuna Lurë (60%); komuna Arras ( 53.1%); komuna Muhurr ( 43.9%); komuna Luzni (50.1%); komuna Selishtë, (58.1%).
Duke pjesëtuar numrin mesatar mujor të familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike me fondin mesatar mujor të shpenzuar për secilën familje rezulton se secilës familje i takon mesatarisht 2982 lekë në muaj ose 99 lekë në ditë për familje.Sipas ligjit 2600 lekë duhet të marrë kryefamiljari dhe nga 600 – 700 lekë personat në ngarkim të tij , ndërsa mesatarja për familje të cilat mund të jenë me 2, 3, 4, 5 a më shumë persona rezulton të jetë vetëm 2982 lekë në muaj që do të thotë se në asnjë rast nuk janë zbatuar qoftë dhe këto kritere monstruoze të vendosura me ligj e VKM .
T’i japësh një familjeje 99 lekë në ditë e barabartë me një kilogram miell dhe nga ana tjetër të thuash se ndihma ekonomike është pesëfishuar , “tallje” dhe “ lëmoshë” janë fjalët më të buta për të dhe më të kulturuara që mund të përdoren ndaj një cinizmi ekstrem.
Email nga adresa: [email protected]