I futet me garantë dore në banesë dhe e kërcon se do e vrasë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:30 të mbrëmjes së enjtes, në Moravë të Korçës, ku shtetasi Avdi Mora, 31 vjeç ka kërcënuar me jetë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin E.T., 31 vjeç.
Në orën 03: 30 të mëngjesit të së premtes, shtetasi E.T., njoftoi policinë për kanosjen me jetë që i ishte bërë. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, 31-vjeçari ka thënë se Mora i ka rrezikuar seriozisht jetën. Pas kësaj, policia arrestoi në flagrancë agresorin dhe në cilësinë e provës materiale bëri të mundur sekuestrimin e granatës.
