Katër vite më parë, pikërisht në fundin e muajit shkurt 2009 tre burra mirditas, por me qëndrim në Tiranë, shpeshtuan ardhjet e tyre në Mirditë. Misioni i tyre ishte i madh dhe kudo shfaqeshin entuziastë. “Boll na e hëngrën hakun në shekuj ne mirditasve, por tashmë kjo mori fund”, artikulonin në kor kudo që shkonin dhe me këdo që takonin. “Jemi të sigurtë në nismën tonë, pasi këtë e ka bekuar Zoti, pra e ka bekuar dhe Ai, kryeministri”, artikulonin të ardhurit nga Tirana. “Një ditë më parë kemi qenë në zyrën e tij, na ka dhënë sigurinë se do të mbështesë bashkimin e trojeve të Mirditës të copëtuar në disa krahina të tjera kryesisht nga komunizmi, por edhe nga qeveritë para ardhjes së komunizmit”.
Ata ishin profesor Luigj Gjoka, ish-deputet i Mirditës, i ndjeri Zef Përpjetri (Noci) ish-i dënuar gjatë nga regjimit komunist, dhe z. Filip Gjomarkaj, përfaqësues i kapidanatit të mirënjohur mirditas.
Fushata po temperohej derisa një ditë në sallën kulturore të Bashkisë Rrëshen u realizua “bashkimi” i Mirditës me protagonist këta të tre, por që herë pas here këmbëngulnin se ishte mbështje e fortë e Kryeministrit. Ftesat, serioziteti, por edhe arsyeja bëri që aty të mblidheshin shumë pjesëmarrës, ndër ta të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave mirditase, që janë jashtë kufirit administrativ të Mirditës, dhe ata brenda kufirit administrativ. Në atë takim u thanë shumë fjalë, u mbajtën shumë fjalime, u kënduan këngë, pse jo, pati edhe ndonjë pikë loti, sidomos nga atë ardhurit nga “diaspora”.
Paneli i dominuar nga treshja e ardhur nga Tirana u bënë heronjtë e ditës, ndërsa pjeswmarrësit nxitonin të shkruanin emrin e tyre dhe të firmosnin në peticionin që fotokopjohej pa mbarimisht për t’u çuar në zyrën e Kryeministrit, siç kishte kërkuar. Gjithccka është e dokumentuar në shtypin e katër viteve më parë, por edhe në websiten e Bashkisë Rrëshen.
Edhe pse ishte koha kur Partia Demokratike përpiqej të merrte mandatin e dytë qeverisës, shumë besuan se kjo nismë ishte rastësore dhe e domosdoshme, ndaj nxituan të firmosnin peticionin, me shpresë se kishte ardhur koha të vihej në vend padrejtësia e madhe ndaj Mirditës, me të cilën është vepruar siç vepruan fuqitë e mëdha ndaj Shqipërisë, duke hequr pjesë nga trungu i saj e duke ia dhuruar shteteve fqinje.
Po kështu u veprua ndaj Mirditës etnike, ku pjesë të saj iu dhuruan rretheve të tjera, konkretisht Vigu dhe Mnela iu kalua Shkodrës, Gjegjani, Fushë-Arrësi deri në Qafën e Malit iu dhuruan Pukës, Kalori dhe Ungrej iu bashkëngjitën Lezhës, ndërsa Bajraku i Rrazës me Bazin dhe Ulzën etj u kaluan në administrimin e Matit.
Katër vite më vonë…
Jemi sërish në prag zgjedhjesh, ndërsa pas atij takimi dhe pas nënshkrimit të peticionit profesori i nderuar z. Luigj Gjoka nuk është dëgjuar më. As pas një muaji siç u premtua në tubim, as pas një viti dhe sot pas katër vitesh nuk është ndërmarrë asnjë nismë. Them “nismë” në sensin e deklaruar nga tre protagonistët, sepse pikërisht pas atij tubimi me mbështetje kryeministrore, pas mashtrimit deri në ditën e votimit, nisi një fushatë e shfrenuar qeveritare, jo për bashkim trojesh, por për shkatërrimin e atyre që ishin trashëguar.
Në pak muaj Mirdita u shua edhe si rreth, u larguan të gjitha institucionet shtetërore, u ndërprenë fondet dhe rrugët u lanë në mëshirë të fatit. U largua edhe policia, duke e kthyer në një postë të zakonshme, duke krijuar hapësira për krimin, ku ndodhën ngjarje nga më të rëndat, të padëgjuara më parë. Pra, ai takim “bashkues” ishte preludi i një “thike pas shpine” për Mirditën dhe mirditorët, aq sa emri “Mirditë” u shua nga çdo tabelë e rrugës, ndërsa ndërhyrja ishte po aq djallëzore dhe në sistemin elektronik, teksa kudo që shkruan Rrëshen, të del ngjitur fjala Lezhë, dhe jo Mirditë.
Z. Luigj Gjoka, ish-deputet i Mirditës
Ka ardhur koha t’u thoni dy fjalë mirditasve dhe të gjithë atyre që iu premtuat dhe morët firmat për t’ia çuar Kryeministrit. Ka ardhur koha të tregoni se ku shkoi ai peticion, ku shkuan firmat e qindra vetëve aty, ku shkoi firma ime? Ka ardhur koha të kërkoni ndjesë përse mashtruat publikisht, ka ardhur koha e një reflektimi, pse u tallët apo pse u tallën me ty ata që ta ngarkuan këtë mision të gënjeshtërt? Kujt i shkoi ndërmend të prekë në atë pikë të rëndësishme për çdo mirditas brenda dhe jashtë Mirditës administrative? Ka ardhur koha që gjithë atyre të zgjedhurve, drejtues tw bashkisë dhe komunash që i detyruat të mbanin fjalime në atë sallë dhe të jepnin “besën” e bashkimit, t’u thoni të vërtetën.
Por, ka ardhur koha që edhe mirditasit të jenë më vigjilentë, të mos mashtrohen nga ndonjë shpikje tjetër e ngjashme, sado që protagonistë a leva mund të jenë profesorë dhe akademikë.
Artikulli eshte mjaft domethenes dhe argumentues. Ne kohe fushatash premtimet rrjedhin lume, por realisht asgje nuk realizohet. Nuk arrij te kuptoj pse Mirdita po ngelet gjithnje e persekutuar si ne kohen e komunizmit dhe ne kohen e demokracise. Mirdita jo vetem emrin ka te bukur,por edhe histori te lavdishme.Ajo kaqene kurdohere mbeshtetese e lufterave per pavaresi e çlirimin kombetar nga pushtuesit e huaj.
Artikulli eshte nje propagante ne favor te PS-se,me demek se me dhimset Mirdita.Artikullshkruesi eshte nje mirditor i mire qe i dhimset Mirdita por qe po perdoret keq.Une kam firmosur ate peticion si shume te tjere te inicuar prej Zef Perpjetrit,por qe vertete ka patur mbeshtetje edhe nga Luigj Gjoka.Nuk ka pas te bej fare Kryeministri,per faktin e thjeshte se krymeinistri nuk organizon peticione kunder vetes.Mirdita eshte bere cope e grime, i dashur Aleks,nga komunizmi dhe dihet se ksuh jane perfaqesuesit e drejtperdrejte te tyre ne politiken shqiptare.Shif se kane akoma te njejten gazete “Ze(h)ri i popullit”.Mirdita nuk ka nevoje me e vajtuar sot.Mirdita,prej atij kryeministrit qe nuk te pelqen ty,perfshkohet nga mbi 70 km autostrade mes permes.Mirdita e mori plagen e dyte me Kushtetuten e 98-es,me ndarjen e re administrative o Aleks.Nuk ka qene vetem ajo perpjekja e gurpe intelektualesh e njerezish publike per Mirditen.ka patru here pas here organizime te tilla.Do te kete edhe ne te ardhmen.Por te perfolish nje model deputeti si Pr.Luigj Gjoka eshte njerane.Ky deputet,foli per Mirditen,punioi per Mirditen,ndershmeroj Mirditen dhe do ngelet njeriu me i respektuar qe nga themelimi i pluralizmit.Ti kujton se i mbush mendjen kujt se me Rilindjen e rames do rilind edhe Mirdita.Aleks,Mirdita ka rilind me 22 Mars 1992 e tash ka nevoje per bashkim vlerash,vrasjen e egoizmit te marre qe kane mirditoret ne mes veti e pastaj demokracia ka rregulla.Kush don te bashkohet nga pjeset e ndara eshte referendomi Aleks i dashur.Por jane te veshtira punet,nuk jane propagande.Te uroj seksese!
Z. Ndre….(ke vetem emrin ndersa une jam me emer dhe mbiemer) Une kam fol qarte dhe me fakte…E kam nis shkrimin me titullin “Ku shkoi firma ime”. Me vjen mire qe ke firmos edhe ti. Pra edhe ti duhej ta nisje shkriin tend me te njejeten pyetje, se edhe firma jote paska ik per lesh…Mos beni si ushtare te pa ndreqshem, se ajo firme nuk ka qene per ato 70 km rruge qe nisin me “Kukes” qe ne Skuraj dhe mbarojne po me Kukes ne tunel…Hapi mire syte kushdo qe je, dhe meqe merr persiper avokatine e nje mashtruesi, na thuaj ti, ku shkuan ato firma te peticionit….Leri perrallat me anti-komuniste apo me parti. E vetmja gje qe e lidh me partite kete pune, eshte fakti se ajo konference u be ne prag te zgjedhjeve te para kater viteve. Dhe pergjigjen meqe e ke merak po ta jap po politikisht…Ne zgjedhjet vendore partine tende dhe te ketij mashtruesi e nxorem ne vendin e 7-te…Do ta tregojme edhe kete rradhe…mashtruesit e kane vendin aty ku e meritojne…
aaaa….harrova edhe dicka….mua babai fatkeqesisht me ka vdekur…..pra nuk mund te ma arrestoni…..per menyra te tjera hajdeni dhe provoni…jam perballe…
….ne fakt shkolle ka vetem njeri (profesori i gjeometrise) se dy te tjereve ua ka pas hanger dhia librat me kohe….