Kjo makinë Ferrari, një prej të rrallave në botë, do të nxirret në ankand në Paris dhe pritet të kape shifrën prej 32 milionë eurosh.
I njohur ndryshe si “eliksiri i të jashtëzakonshmes” apo “ylli përrallor”, Ferrari 355 S, Spider nga Skalieti mund të bëhet makina më e shtrenjtë në botë.
Menaxheri i Shtëpisë së Ankandeve të Makinave në Francë, Mathieu L’amour thotë se ajo është drejtuar nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave…
“Është njëherësh një vepër arti dhe mbretëresha e shpejtësisë”- thotë ai.
Me një motor prej 4.1 litrash që gjeneron 400 kuaj fuqi, Ferrari 335 mund të arrijë 300 km në orë. Nuk ka një rrip sigurimi, fakt që nuk zmprapsi pilotët më të mëdhenj si Stirling Mos, Majk Houthorn dhe Volfgang von Trips
Është po një Ferrari që mban rekordin e makinës më të shitur në botë, në vlerën e 28.5 milionë euro, që u shit në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2014.
