Kreu i shoqatës së prokurorëve Shkëlqim Hajdari shprehet se prokurorët shqiptarë duhet të përgatiten që t’u vënë pranga kolegëve të tyre që janë zhytur në korrupsion. Modeli anglo-sakson, sipas tij, do të ishte moduli i parë, që do ta ndihte Reformë në Drejtësi.
“Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do të përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë . Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e jurive”.
Nga ana tjetër, ai e shikon me shumë optimizëm drafti e përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë, të cilat me ndryshimet e duhura japin mundësi dhe parashikojnë ndryshime, të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës.
Për të një Reformë e mirë do të thotë përmbysje e centralizmit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve…
-Duket sikur prokuroria, e cila përfaqëson autoritetin e shtetit si palë në gjyqe, nuk ia arrin shpesh qëllimit, kur është punë për çështje, ku zakonisht interferon politika. Në konceptin tuaj, si duhet të jetë Reforma që ka lidhje me vetë institucionin e akuzës?
Drafti i përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë parashikon ndryshime të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës . Reforma në Prokurori është përmbysje e centralizimit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve. Ndryshimi më i rëndësishëm është krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të jetë organi vendimmarrës për emërimin, karrierën dhe shkarkimin e prokurorëve. Ky këshill do të përbëhet nga përfaqësues të trupës së prokurorëve dhe nga përfaqësues që do vinë nga bota akademike, organet kushtetuese dhe Shoqëria Civile.
-A ka ardhur koha që vetë Prokurori i një çështje të caktuar të ketë përgjegjësi për dështimet. A mendoni se institucioni i akuzës është thembra e Akilit në këtë reformë?
Teorikisht edhe pa këto ndryshime të pritshme, prokurori që heton ose përfaqëson një çështje në gjykatë është përgjegjësi kryesor si për suksesin dhe për dështimin. Decentralizimi i sistemit të prokurorisë i bën realisht prokurorët të pavarur në punën e tyre. Po reformimi i institucionit të akuzës është pjesa më e rëndësishme e kësaj reforme. Është prokuroria që do të hetoje dhe do të çojë përpara Drejtësisë individë apo grupe kriminale të përfshira në krimin e organizuar dhe korrupsionin. Për të qenë më konkret prokurorët kanë sfidën që të çojnë përpara Drejtësisë edhe kolegët e tyre, të cilat janë të korruptuar, gjyqtarët, deputetët, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Është sfidë e madhe por me vullnet dhe mbështetje të aktorëve brenda vendit dhe me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së mund të realizohet.
-Çfarë keni propozuar personalisht për mbarëvajtjen e kësaj reforme?
Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do ta përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë. Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e Jurive. Prokurorët dhe Gjyqtarët e rinj fillimisht duhet të hetojnë dhe gjykojnë jo çdo çështje dhe me kalimin e viteve duke fituar eksperiencë të marrin përsipër hetimin dhe gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë me vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, siç mund të jenë ato të krimit të organizuar , korrupsionin , trafiqet e kështu me radhë.
-Në dokumentet për prokurorinë janë evidentuar vazhdimisht probleme, që shkojnë nga politizimi i skajshëm i procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe mungesa e pavarësisë së prokurorëve në hetim. Promovimi i prokurorëve vazhdimisht lë për të dëshiruar. A e shihni të realizueshme në kushtet e Shqipërisë këtë reformë?
Përsa i përket ndryshimeve që kanë të bëjnë me Prokurorinë duket se të gjithë aktorët dhe faktorët kanë rënë dakord për t’i realizuar këto ndryshime. Reformimi i prokurorisë do ta nxjerri nga politizimi përzgjedhjen dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm . Do të garantojë ligjërisht pavarësinë e prokurorëve në hetim dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykim në të gjitha shkallet . Sistemi i karrierës do të bazohet mbi kritere të forta profesionale, morale dhe eksperiencës së gjatë në punë . Suksesin e kësaj reforme për prokurorinë e shikoj se përveç ndryshimeve strukturore duhet të mbështetet fort dhe me përmirësimin e kushteve të punës, logjistikës, mbrojtjes së jetës së prokurorëve dhe familjeve të tyre , rritjen e pagave, sigurimin e jetës etj… /Birn/

Perseri thirrje nga Hajdaret?E pabesueshme!
E lexova Titullin e Lajmit dheee….
Për një moment, e lash te lire fatazinë, te bente punen e saj te pavarur(nga une!!!)
Fantazia, me nxorri parasysh një tuf me qën dhe bushtra, veshur me të zeza(edhe më zi se ISIS), që nxitonin te kafshonin(arrestonin) njëri/a-tjetrën…..me qëllim ta “çonin” para Zhdrejtësisë Shqiptarçe….
Kur u përmenda, nga kjo Fantazi e Paudhë e nxitur nga titulli i lajmit, pash se Qent dhe Bushtrat e Sistemit të zhDrejtësisë Shqiptare, nuk po e kafshonin njëri Tjetrin…. thjesht Po lëpiheshin me njëri/a-tjetrën..
Aktualisht, jam i përfshirë ne nje proces te ndyr gjyqesor, Ku Korrupsioni i paster i te gjitha strukturave ligjzbatuese ne Shqiperi(Polici gjyqsore, prokurori, gjykate), po paraqitet si luftë e sukseswshme ndaj Korrupsionit, duke denuar njw qytetar komplet te pafajshem……………………
Me vjen keq qe edhe nje pjese e “nderkombetarve”, perjashtuar Amb. Amerikane, e paraqesin problemin ne drejtesine Shqiptare si ceshtje “Perceptimi’ te keq te publikut, dhe jo si nje Realitet i ndyre, apo si nje e Vertet e Hidhur..
Per fat te mir Shqiptarve, eshte Amb Amerikane, e cila e ve gishtin mbi plage, e shikon problemin ne drejtesi si ceshtje realiteti te hidhur e jo si ceshtje te “keq perceptimit”….duke jua plasur ne sy gjyqtarve “Qe nje pjese e mire e tyre duhet te ishin mbas hekurave”….
Gjithsesi, pavarësisht sa keq eshte katandisur sistemi i DreQtësisë ne Shqiperi, eshte shumë e Qarte se;
– Nuk ka asnje shanc qe Sistemi i DreQtesise Shqiptare te reformohet apo ndryshoj nga ATA qe jane pjese e ketij Sistemi te ndyre.
-Sistemi i DreQtësisë Shqiptare nuk mund te ndryshoj nepermjet instrumenteve aktuale kushtetuese, ligjore, nenligjore(qe ofron “Demokracia” Shqiptare).
– E vetmja menyre reale ngelet zerimi(Largimi i te gjith personelit qe ka punuar ne kete sistem te ndyre), Verifikimi dhe sekuestrimi i pasurive te tyre(te vena duke bere Padrejtesi)… shkaterrimi fizik i godinave te tyre te infektuara rende…
…Fillimi i gjithshkaje nga e para me nenpunes te huaj (Britanik, Gjerman,Danez etj.) dhe ne godina te reja..
Po ju cili koleg do te arrestoj.
Ku e ka perkthyesin ky Mark ujku ?
Po Cim Hajdari, pasurine e madhe qe ka si e ka vene valle? Me ndershmeri?
Or,mark uk,leshi i hamamit,po cilidoqofte nese ai ka bere krime dhe ate le ta arestoi nji koleg i tij.Ti,mos vall je miku spartak mgjeles qe me nji shkrim tek tema lexova qe 45,vite shqiptaret pasken jetue nen regjimin E-ISISI-t islam?!!Pra dhe ti me dukesh se je si taku i ngjeles.
Po i bie qe koleget te arrestojne njeri-tjetrin..
Hajduti therret kapni hajdutin.I pari ne liste duhet te jeshe edhe ti o Çimo
Mendoj se propozimi i Z. Hajdari qe vendimi te jepet nga nje juri eshte shume i drejte. Juria duhet te perbehet nga jo me pak se 13 anetare. Kjo per arsye se nuk eshte e lehte te korruptohen te gjithe. Natyrisht perzgjedhja e jurive duhet te behet ne baze kriteresh rigorozisht te percaktuara ligjore.
****Reforma ne drejtesi eshte nje falsite shume i pa moralshem perpara gjendjes alarmante kriminale aktuale ne vend .Sot drejtesia dhe prokuroria shqiptare jane nje organizate kriminale shtet Brenda shtetit .Kete duhet ta kuptoi sejcili shqiptar KETA kriminel qe kane bere shume krime sot jane nene kontrollin e mafjes kriminale te S.Berishes.Çdo vrasje mafioze mbyllet ne kasaforte kriminale te mafjes shtetrore,asnje figure me peshe nuk eshte denuar ne 24 vjet ,asnje kryeminister,ase ministra apo zv/minis,gjykates apo prokuror etj..Keshtu thjesht po behet behet zhurma se do bejme reforem, dhe po i bien daulleve ,pore rezultati do jete zero perseri ato figura te shemtuara kriminale mafioze do mbeten ,si rasti i GJiin GJonit qe kriminali S.Berisha e mbron me fanatizem ne Parlament.Reforme do te thote : Te pastrosh prokurorine ,gjyqesorin ,policine gjyqesore ,ekspertizen mafioze, qe ndryshon provat ne vende ngjarje,ne kriminalistike ,ne balestike,dhe te gjitha ekspertizat ,kerkohet ti kanalzosh dhe argumentoshe me prova shkencore faktet ,jo ti fshehsh e falsifikosh ato si ka ndodhur shpesh ,te krijohen juri ne seanca gjyqesore me te drejte vote ,gjykim me transparance ,me perfajqesim si pale ne gjykate te demtuarve te qeshtjes,jo ti falsifikoje prokurori si te doje dhe ti shese kushe paguan me shume para .Ne zbatim korrekt ne kohe te caktuar te proceseve gjyqesore.Te dhithe qytetaret te jene te barbart njelloi para ligjit ,kjo do jete fitor .Kur te hetohet dhe gjykohet edhe prokurori ashtu edhe gjykatesi dhe me redhe te gjithe kush thyen ligjin,kjo perseri do jete fitore te ngarkohet ligjerisht dhe penalisht dhe te ndeshkohet gjykatesi ose prokurori per korrupsion me rende .Ka te drejte prokurori SHkelqim Hajdari ,qe prokurort bejne sehir,tallan me dosjet e krimeve,nuk gjykojne shpejt per te derguar provat e sakta perpara gjykatesit ,dhe jan shpeshte korruptuar dhe marrin para nga kriminelet per te ndrruar akuzen dhe per te lehtesuar politikanet,mafiozet dhe kriminelet.Vetem shkarkimi masiv dhe futja ne burg do sheronte gjendjen,pra kur te veproje sistemi i ndeshkimit te rrepte atehre do te kemi drejtesi ne shqiperi.SHume politkan, gjykates ,prokuror sot jane shume te çoroditur se e ndjejne se ka ardhur DITA E GJYKIMIT ##########.
shqiptar qarri:Ne fakt jeni te shquar per qen se jo per burra.Gjat rregjimit ne shqiperi kan drejtu E.Hoxha,M Shehu e Haxhi Leshi.Pra hoxha,shehu e haxhi.Cfar i thuani ksaj o q…i sharrit.
po ata qe ngelen kush do ti arrestoje?
O popull boll u tallen me ty.
Keto thirrje, tip Hajdaresh, jane sa per te hedhur lumin nga pushteti.
E vetmja menyre qe marrin vesh keta eshte qe ti futesh prokurorise dhe gjykates me hu ku i dhemb e ku s’i dhemb.
Bllokoni nje dite deren ku hyjne dhe atje shqepini mire e mire.,
Skane nevoje per arrest pastaj.
keshtu si e kane nisur keta do vazhdoje estrade e gjate
Shpresojm qe Nuk jane fjale , duhet nje pastrim rrenjesor ne drejtesi
Po me cfar plehrash e hedhurinash diskuton o Shqiptar sharri,nuk ja vlen te meresh me te,kohe e humbur,se atij nuk i pret timoni,,,,ai eshte nje mize ne bythe te Berishes,kaq di e kaq ben,,,,!
Zoti Hajdari ka te drejte dhe mendime te sakta.
Te filloje puna nga akuza se pastaj gjykatesit dalin vete zbuluar ne vendimet qe japin.
” Sallakja |…hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……….perkthyesi I Ujkut….hahahaaaaaaa.