Hetimi ndërkombëtar për CEZ, Muçmata i PS-së: Antikushtetues!

Saimir Lleshi

Në komisionin e Ligjeve po diskutohet hetimi ndërkombëtar për të ashtuquajturën “afera CEZ”. Demokratët kërkuan që Kuvendi t’i hapë rrugë hetimit.

Për Oerd Bylykbashin, nuk ka asnjë pengesë kushtetuese për këtë.

“Është nën akuzë kryetari i Kuvendit. Asnjë hetues shqiptar nuk i shkon deri në fund hetimit, ndaj na duhen hetues të huaj. Nëse e rrëzoni, ky është vendim politik”, është shprehur Bylykbashi.

Por, deputeti i Partisë Socialiste, Vexhi Muçmata tha se ligi për hetimin ndërkombëtar të CEZ bie ndesh ne kushtetutën. “Ligji për hetimin  ndërkombëtar të CEZ bie ndesh me kushtetutën, e cila shkelet në nenin ku thuhet se Prokuroria përcaktohet si organ hetimor. Asnjë institucion tjetër nuk mund t’i ketë kompetencat e hetimit. Kërkohet të ndryshohet një ligj me 3/5 përmes një ligjit të thjeshtë. Ky ligj, për hetim ndërkombëtar të CEZ duhet të rrëzohet”, u shpreh Muçmata.

Ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje për një tjetër hetim ndërkombëtar, që ti qëndrojë kohës dhe për këtë duhet parë kodi i procedurës penale. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *