Një shtetas nga Malësia e Madhe u arrestua nga policia pasi kishte 250 euro false. Luan Jaçaj, 25-vjeç, banues në fshatin Vajush, u prangos pasi ju gjetën 5 kartëmonedha 50 euroshe.
“Ky shtetas ka qenë duke i përdorur për blerje karburanti 5 (pesë) copë kartëmonedha euro me prerje 50 (pesëdhjetë) euro secila në total 250 (dyqind e pesëdhjetë) euro në momentin e kapjes në flagrancë nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër”, sqaron policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. /Dita/

Doemosdo ai duhet denohet. Ndersa Fullani qe vodhi 7 miljard te shpallet nderi kombit!!
Po Fullani.është ne dijeni per kete çeshtjen e parave fallco?!
Se mos ka i biri nej 500 euro qofte larg fallco?!