Sinjale për seancë të dhunshme

Saimir Lleshi

Përdorimi i gazit lotsjellës apo edhe përjashtimi i opozitës nga seanca mund të përsëritet edhe në mbledhjen e të hënës në Kuvendin e Kosovës.

Derisa Kryesia e Kuvendit ka caktuar rendin e ditës me 23 pika, opozita ka paralajmëruar bllokim të seancës pavarësisht burgosjes së shtatë deputetëve.

Analistët kërkojnë dialog  Skenat e dhunës, me gaz lotsjellës, forca policore me maska e pa maska, pritet të shfaqen sërish të hënën në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimin e seancës së rregullt plenare, që në rend të ditës është miratimi i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm si dhe 25 pika tjera.

Rendin e ditës e ka caktuar Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e fundit, ndërsa opozita e konsideron provokim mbajtjen e kësaj seance dhe ka dërguar sinjale për bllokimin e institucionit ligjvënës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga dy marrëveshjet e kontestuara, atë për “Zajednicën” dhe Demarkacionin, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër, mazhoranca duket se ka gjetur solucionin për vazhdimin e punës në Kuvend, duke bllokuar opozitën me policë të njësive speciale. Kështu ka vepruar në mbledhjen e fundit e duket se kështu do të veprojë edhe të hënën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *