Shqiptari 34-vjeçar Antonio.H, është akuzuar në gjykatën e Senlisit, në Francë pasi u kap me lëndë narkotike. 34-vjeçari u akuzua për transport të 17 kg kanabis, për të cilat gjykata vendosi 8 muaj burg dhe ndalimin e hyrjes në territorin francez për 10 vitet e ardhshme.
I riu shqiptar ka marrë, gjithashtu, edhe një gjobë doganore prej 28 mijë eurosh. Një shumë shumë më e ulët se ajo që kishte kërkuar prokurori: 85 mijë euro, pra përllogaritja e çmimit të rishitjes së mallit të gjetur.
Të hënën, policia franceze gjeti lëndët narkotike në bagazhin e automjetit, në autostradën A1.
35-vjeçari u tha policëve se kishte ardhur nga Spanja, ku dy persona e kishin punësuar për transportimin e mallit në Belgjikë.
Shqiptari refuzoi të japë emra, por i tha policisë se për këtë “punë” ai do të paguhej 2500 euro.
I riu shqiptar u shpreh se e kishte të vështirë ta refuzonte këtë ofertë, pasi kishte hasur vështirësi për të gjetur punë.
a.m/dita

Koke turku.