34 vjeçari shqiptar arratiset nga burgu italian… sërish

Edona Llukacaj

Një shtetas shqiptar është arratisur të hënën nga burgu “San Giuliano” i Trapanit, në Siçili.

Siaps mediave italiane, 34 vjeçari Lekë Luca vuante në këtë burg dënimin për trafik droge.

Luca raportohet të jetë arratisur duke kapërcyer murin rrethues të burgut rreth orës 15:00, me orën lokale, kur orari i ajrimit ishtë në përfundim.

Gardianët, që kanë shkuar për të ridërguar të burgosurit në qeli, kanë vënë re se Luca mungonte.

Me dhënien e alarmit të menjëhershëm, janë vënë në lëvizje shumë patrulla policie, ndërsa i dënuari mendohet të jetë pritur nga dikush me makinë, jashtë mureve të burgut – raporton Dita.

Kjo është hera e dytë që Luca arratiset nga burgu.

Akti i tij është konsideruar “spektakolar dhe akrobatik” referuar mediave italiane.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • hahahaha –Hajde tip hajde –Ky duket qe eshte grabitqar, si skifter lol

    Qenka I papare—Kujdes mor dreq se mos te zene –Tregohu I zgjuar deri ne fund ,
    mos na turpero

    Hajde shifemi ! lol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *