Një ditë pas përleshjeve të dhunshme midis ushtrisë dhe mbështetësve të Morsit, beteja vazhdon mbi numrin e të rënëve: mbi 600 të vrarë është bilanci zyrtar, 4500 për Vëllazërinë Myslimane, e cila bën thirrje për manifestime të tjera. Erdogan kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Mbyllet kalimi për në Rrpin e Gazës
Shifra kundërthënëse
Egjipti është fundosur në kaos: tërbimi i ushtarakëve që qëndroi pezull për disa ditë, vërshoi me egërsi mëngjesin e së mërkurës mbi manifestuesit pro Morsit, të cilët kishin ngritur kampet e tyre në dy sheshe në Kajro, në Al-Nahda dhe al-Adawiya. Bilanci zyrtar flet për më shumë se 600 të vrarë (prej të cilëve 43 policë) dhe rreth 3700 të plagosur. Por mëngjesin e së enjtes Vëllazëria Myslimane deklaroi se të vdekurit janë mbi 4500 dhe të plagosurit 10.000. “Numërimi vazhdon po ashtu edhe identifikimi në tri xhami, tri spitale dhe dy morgje”, shkruan në Twitter zëdhënësi i saj, Gehad El-Haddad.
Tre reporterë ndërkombëtarë dhe të bijat e disa prej eksponentëve më të lartë të Vëllazërisë mendohet se janë vrarë, mijëra të plagosur, po aq të arrestuar, akuza për përdorimin e gazeve letale, Ministria e Financave në flakë, rajonet e policisë dhe kishat kristiane të rëna pre e raprezaljeve, ndërsa në qytetet kryesore është vendosur gjendja e shtetrrethimit dhe në të gjithë Egjiptin një muaj “gjendje e jashtëzakonshme”.
Zv/presidenti egjiptian, El Baradei (fitues i çmimit “Nobel”) i cili ditë më parë kishte mbështetur ushtrinë, pas masakrave të së mërkurës dha dorëheqjen duke deklaruar se situata e krijuar në vend ishte e papërballueshme. Edhe universiteti “Al-Azhar”, institucioni më i lartë fetar i Islamit sunnit, që ditët e kaluara i kishte ftuar palët në një tavolinë paqeje, u distancua nga ushtarakët, ndërsa Banka Qendrore egjiptiane ka pezulluar operacionet bankare dhe Bursa është mbyllur.
Konfuzion dhe tërbim
Dita e gjakut, më traumatikja që nga revolucioni që rrëzoi ish-presidentin Hosni Mubarak dy vite më pare, filloi pas skadimit të ultimatumit që ushtarakët u kishin bërë manifestuesve, të cilët prej një muaji kërkojnë nëpër sheshe lirimin dhe kthimin në krye të shtetit të presidentit Mohamed Morsi. Forcat e sigurisë, të mbështetura nga ushtarë, helikopterë dhe automjete të blinduara nisën aksionin kundër manifestuesve. Disa pamje televizive tregonin ato që mund të ishin efektet e gazit vdekjeprurës kundër grave dhe fëmijëve, por nga ana tjetër televizioni publik transmetonte imazhe të atyre që cilësoheshin si “terroristë që sulmojnë policinë”.
Pavarësisht se regjimi përpiqet të bllokojë sheshet duke transportin publik, zjarri ka përfshirë të gjithë Egjiptin: bëhet fjalë për 41 të vdekur në provincën Minya, 10 në Aleksandri ku u sulmua edhe Bibloteka e famshme, 15 në Ismailya dhe 5 të vrarë në Suez. Hakmarrja e demonstruesve bie edhe mbi minorancën kristiane, fajtore për islamistët pasi mbështeti arrestimin e Morsit: 22 kisha të sulmuara, 7 prej të cilave iu vu flaka.
Kryeministri Hazem El Beblawi, mbrëmjen e djeshme doli me një deklaratë të shkurtër ku theksonte se policia kishte përdorur “përgjegjësinë maksimale”, pavarësisht se asnjë vend nuk mund të tolerojë pushtimin e përhershëm të shesheve të tij.
Reagimet e ndërkombëtarëve
Kanë qenë unanime kritikat dhe shqetësimi për dhunën dhe gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Egjipt nga i gjithë Perëndimi, ku spikat qëndrimi i ashpër i Shteteve të Bashkuara dhe ai i drejtuesve të Bashkimit Evropian, OKB-së, NATO-s dhe nga vendet arabe e myslimane.
Shtëpia e Bardhë financuese e ushtrisë egjiptiane që nga koha e traktatit të paqes midis Izraelit dhe Egjiptit, është distancuar nga aksioni i gjeneralëve duke deklaruar se kasaphana e së mërkurës shkon në drejtim të kundërt me premtimet e pajtimit të bëra nga qeveria. “Ngjarjet e së mërkurës janë të dënueshme dhe bien ndesh me aspiratat e egjiptianëve për paqe. Egjiptianët brenda dhe jashtë qeverisë duhet të tërhiqen, të lejojnë qetësimin e situatës dhe të shmangin humbje të mëtejshme jete”, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Në mbrëmje Uashingtoni mbylli ambasadën e tij në Kajro.
Turqia islamiste e moderuar, e kishte parë me simpati Morsin. Presidenti turk, Abdullah Gul, e përkufizoi represionin si “tërësisht të papranueshëm”, ndërsa mëngjesin e së enjtes kryeministri turk Erdogan deklaroi: “Të gjithë ata që qëndrojnë në heshtje para kësaj masakre, janë fajtorë po aq sa ata që e kanë kryer. Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara duhet të mblidhet sa më parë”./ D.Gjuzi
ku nuk ka stabilitet politik ,istuticional .ku klasa politike mendon vetem per bythen e saj si te pasurohet pa pune ,ku u lihet hapesire forcave te erreta te manipulojne masa te gjera ,ndodhin keto qe po shikojme ne egjypt kur politika eshte zevendesuar nga urrejtja ndarja fetare te nderlidhura fort ,me ekonomine ,ku miliona nuk kane edhe gjerat me elementare per te jetuar ,papunesi e frikeshme mungesat e sherbit shendetesor ,arsimor ,lenia pas dore e miliona milona qenie njerezore te flakur ne rrugen e madhe te con ketu ne gjakederdhje nje pjese e vogel e shoqerise zoteron pasurine me te madhe te vendit dhe nuk leshon asnje cike edhe kur derdhet gjak por edhe injoranca manipulimi kur nje pjese e te rinjeve u behet lavazh truri me lloj lloj dogme e cila bie ndesh me jeten me rendesine e bukurine e saj. levizje shoqerore per mua qe jane pjese e regresit shoqeror ne momente te caktuara eshte edhe kjo qe po ndodh ne egjypt te gjitha levizje me permbajte fetare qe e perziejne me politiken nuk kane fund te mire
kshu esht kur ne pushtet drejtojne satrapet,diktatoret e ajde te flasesh per demokraci ne vende te tilla pastaj,,e njenjta gje ndodhi dhe ne mes te riranes me 21 janar dhe ktu gadafi shqiptar vrau ne mes bulevardit,,i njenjti regjim si ne lindje esht dhe ktu.
sakte xhemal dhe jovan