Parkimi nëntokësor që planifikohet të ndërtohet tek Parku Rinia ka ngjallur debate në mediat, ku Fatos Lubonja e ka quajtur një krim ndaj Tiranës (link is external) ndërsa opozita është shprehur se do të padisë kryetarin e bashkisë (link is external) për mungesën e transparencës në këto vendime të marra. Që Tirana vuan për parkim, këtë e kemi thënë dhe përsëritur po aq herë sa ç’kemi thënë e përsëritur se Tirana vuan për hapësira të gjelbërta. Ndaj u bëra kurioz dhe po kërkoja të gjej nëse ka sot në botë garazhe të tillë nëntokësorë, dhe nëse është e mundur të kesh një park, me pemë e bar mbi një parkim 4 katësh për 1000 makina.
Arrita të gjej disa shembuj. Më i miri në mendimin tim ishte një projekt i realizuar në Savana, Xhorxhia në Shtetet e Bashkuara. Kam patur fatin e mirë ta vizitoj këtë qytet me koloni artistësh, plot gjelbërim dhe pemë shekullore. Aq të dhënë janë pas hapësirës në Savana sa para pak kohësh, vendosën të shembinin një strukturë mbitokësore të njohur si “The City Market Parking Structure” për ta zëvendësuar me një parkim nëntokësor, mbi të cilin qëndron një park me gjelbërim dhe shatërvanë që quhet Ellis Square.
Parkimi nëntokësor në Savana mban pak më shumë se 1000 makina, pra është pak a shumë njësoj i madh me atë që do të ndërtohet tek Parku Rinia, dhe është funksional që në pranverën e vitit 2008.

Fotoja më lartë është shkrepur gjatë punimeve në vitin 2007. Ndërsa fotoja më poshtë tregon Ellis Square të përfunduar. Shumë imazhe në Google tregojnë sesi ky vend frekuentohet nga famijarë dhe fëmijë që lagen tek shatërvanët në ditë të nxehta.

Një shembull tjetër vjen nga Bruklin, Nju Jork dhe quhet Willoughby Square. Ky projekt është ende në ndërtim, dhe slogani i projektuesve për të është: Park Above, Parking Below. Parkimi në Willoughby Square (link is external) do të përfundojë në vitin 2016 dhe përshkruhet si një vend që sjell sëbashku bukurinë dhe dobinë. Struktura nëntokësore ka 5 kate dhe mban mbi 700 makina, ndërsa mbi të, parku që e quajnë “crown jewel” të projektit të rizhvillimit të qendrës së Bruklinit. Imazhi i vizatuar në krye të faqes është nga ky projekt, ndërkohë që parku mbi garazh parashikohet të ofrojë këtë pamje pas përfundimit.

E mira e parkut në Bruklin është se garazhi përdor teknologji moderne, ku makinat zbresin dhe parkohen me ashesorë të automatizuar, duke reduktuar kështu ndjeshëm gazrat e lëshuar nga mjetet, e duke e bërë më të thjeshtë për drejtuesit të cilëve nuk ju duhet të vijnë vërdallë në labirithin e nëndheshëm në kërkim të një vendi të lirë. Në fund, unë mbetem vetëm një qytetar i interesuar për më të mirën në Tiranë, ku siç thashë, duhen edhe parqet, edhe parkingjet.
Në asnjë mënyrë nuk tentoj të hiqem si ekspert, por duket se zgjidhje si këto nuk janë ekzaktësisht “shpikje shqiptare”, dhe nga sa po shoh, nuk përbëjnë krim mjedisor por zgjidhje moderne që kursejnë hapësirat mbi tokë nga garazhet e larta (që janë të dobishme por boll të shëmtuar) duke i ndërtuar strukturat nën dhe. /Peshku pa ujë/

NJE SHQETESIM.
Nen parkun Rinia te Kryeqytetit, s’ka pse mos kete parkim serioz,te studiuar, per makinat.
Vecan ai ndertim kerkon absolutisht mos fute ujin e shirave,por edhe varjanti ne se hyjne ujrat,duhet te egzistoje per t’ja hequr ujin.
Mjedisi mbi parkim e rifiton perseri gjelberimin e tij ,biles edhe me te sakte.
Nje shqetesim kam, mos valle shpenzimet, duhen hedhur kunder permbytjeve me pare,pastaj per parkim nentokesor????
TIRANA DUHET TE LARGOJE URGHJENTISHT MAKINAT NGA QENDRA E SAJ
dhe t’i hape rrugen zonave per kembesore pa makina kryesisht me nafte si bitum kaldajash qe helmojne papushim kryeqytetin tone mjeran. Prandaj edhe krahasimet me SHBA ku nafta per vetura nuk njihet qe nga Koha e Qepes e Abraham Linkolnit jane qesharake dhe tejet allogjike aq me shume qe parkimet ne SHBA kryesisht nuk jane nen toke por mbi toke me shume kate si ndertesa mjaft moderne. Prandaj edhe nderhyrja me parkim nentoksor ne parkun Rinia te vetem qe ka Tirana jo vetem nuk e zgjidh problemin e parkimit ne kryeqytet, por e nderlikon ate me shume hyrje-dalje te rangallave me nafte qe do te helmojne femijet qe luajne mbi barin e parkut. Tirana ne dallim nga shume kryeqytete te tjera nuk ka zone kembesoresh, pse duhet te ngarkohet qendra e Tiranes me dyndje veturash kur fjala eshte per distanca ne me te shumten 1-2 km qe mund te kalohen me kembe per 10-15 minuta? Kujt i duhet ky tangallek i madh prej BUDALLAI ne nje kohe qe Bashkia do te hedhe badiava miliona eur leka per ndertimin e ketij garazhi si nje KULCEDER injorance pa kurfare haberi ne urbanistiken e qyteteve moderne ne vend qe te investoje per Unazen dhe te devijoje ne kete Unaze levizjet e miletit dru me pre albanez qe edhe ne HALE kerkon te shkoje me veture.
E para ky ANAListi le te prezantohet me emer se kush është kur bën një lajm dhe
flet ne veten e pare. Sa para ka marre per kete propagande dhe kush ja dha.
E dyta mire ben qe na permend parqet e botes, por midis rreshtash shkruan se u prish
nje parking mbi toke dhe u be nen toke, dhe jo e kunderta. Pse nuk prishim tajwanin
ta bejme park dhe nen tij te bejme nje parking. Ky kodoshi anonim thote te bejme more nje here parkingun dhe ta provojme rritet pema mbi beton apo jo. Se ne perpunim kompiuterik rriten jo pemet po cfare te duash edhe gjeli ben vezë. Kurse une i besoj verberisht Lalit.
Rroftë rilindja, Rroftë Ay, Rroftë Zaho
beni theatrin kombetar,te opersa ku njerezit rrine me pallto ne dimer dhe me freskuese ne vere qe jane nje jete sa parku rinia, ku parkingu ka filluar mbi gjelberim nga makinat epronareve
Ceshtja nuk eshte tek realizimi i parkimit dhe problemet e lidhura me projektimin dhe shmangien e nderlikimeve persa i perket permbytjes nga uji. Ceshtja eshte se si ky parkim u dha me koncesion dhe kujt iu dha. Kryederri harroi se si cirrej ne fushate kunder parkingut qe Basha donte t’i jepte me koncesion Ulajt tek Stadiumi Qemal Stafa, tani ky po ben te njejten gje madje edhe me keq duke na e shitur si nje realizim te suksesshem. Mos na i “harasni” kryederrat ne pushtet se keta harruan kur benin te njejten gje kur ishin ne opozite por ama keta ishin derra te races sorosiane.
Mjaftojne keto pamje per te thene se, Lubonja “i gjithesise ” dhe PD-ja , kjo mohuese e çdo gjeje, sado pak pozitive, nuk duhen marre aspak ne konsiderate. Lubonja.gjer sot,nuk kam degjuar e lexuar, ne asnje rast te vetem, nje fjale me vlere pozitive, te bere nga asnje qeveri e asnje bashki ne kete vend. Po ashtu PD-ja,le te shoh me pare keto pamje e kete argument qe, me pas te “rrembeje” armet e te sulet drejt prokurorise,per te denoncuar kryetarin e bashkise. Keto pamje e keta dy shembuj me (te) bindin se sa te drejte ka bashkia per nertimin e parkingut nentokesor pa cenuar aspak Parkun Rinia.
Bota ka kudo te tille parkingje,kush ka qene ne Boston me siguri ka vizituar “Central Park“,nje mbrekulli e vertet,te cilen e shton ndjeshem edhe parkimi poshte tij,habitem si Lubonja,si njohes i gjitheckaje(specialist na vsicki) te bej gafa te tilla,apo ndoshta qe Ai eshte kurdoher kunder te gjitheve.
Ka mija radhe kur parking mbulohet me nje park .
Problemi eshte sa na kushton,edhe a mos duhet te shkojme ka kufizimin e veturave,qofte Duke vu ne disposition hiçi keta ma shume ,apo nje auto lib si ne Pariz,apo Vetura ne form ‘sharing’ ne dispozicion vetem kur ke nevoje …