Qeveria projekt për të bashkuar Doganat dhe Tatimet në një institucion të vetëm

Saimir Lleshi

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.

Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Burimet e mësipërme shpjegojnë se nëpërmjet këtij bashkimi synohet një rritje e efikasitetit të punës së organeve fiskale, si dhe lehtësimit të burokracive për biznesin, që do të trokasin në një derë të vetme. Nga ana tjetër, janë shumë problematika që duhen zgjidhur, duke filluar nga ato ligjore.

Pasi një bashkim i mundshëm, do të kërkojë ndryshimin e disa ligjeve që rregullojnë aktualisht punën e Tatimeve dhe Doganave, shkruan Ora News.

Problem mbetet edhe mënyra e bashkëpunimit, pasi duke qenë një eksperiencë e re në një periudhë afatshkurtër mund të krijojë probleme. Shkurtimi i numrit të punonjësve është një tjetër shqetësim, që do të sjellë bashkimi i dy administratave. Ndërkaq financat nuk japin afat për konkretizimin e këtij projekti.

Share This Article
4 Comments
  • Nuk eshte i keq si ide ky soj bashkimi i dy institucioneve ekonomike ku jane bere abuzimet me te medha korruptive ne Shqiperi.
    Nuk eshte e veshtire qe te gjendet edhe “ministri” me i pershtatshem per kete “ministri te bashkuar”, thesar parashe.
    Meqe Beqja e reformoi shendetesine e se shpejti do te dale i lire, me te mire se ai per ta “reformuar” doganen e tatimet ne Shqiperi , nuk besoj se mund te gjeje as gazeta Dita

  • Nuk eshte i keq si ide ky soj bashkimi i dy institucioneve ekonomike ku jane bere abuzimet me te medha korruptive ne Shqiperi.
    Nuk eshte e veshtire qe te gjendet edhe “ministri” me i pershtatshem per kete “ministri te bashkuar”, thesar parashe.
    Meqe Beqja e reformoi shendetesine e se shpejti do te dale i lire, me te mire se ai per ta “reformuar” doganen e tatimet ne Shqiperi , nuk besoj se mund te gjeje as gazeta Dita.
    Fundi i fundit, po nuk pranoi Ilir Beqja pasi mbase rreh per me larte, kete pune mund ta kryej edhe eknomisti e specialisti i shquar ………… Andrea Stefani.
    Se mos e botoni ju te Dites kete komentin tim, se do te me prishni si me Beqjen, edhe me Stefanin.

  • Ideja mund te jete e mire por e pazbatueshme ne kushtet e Shqiperise.Dikur policia finaciare u shperbe ne ate doganore dhe tatimore.Problemet e sotme me doganat dhe tatimet nuk jane te reja ka patur situata me te keqija ne vitet 95-96 ku vetem nje dogane kyc ne jug nuk realizonte dot planin as 60%.Problemi themelor(dhe une nuk kam asgje kunder zonjave apo zonjushave) eshte venia ne krye te punes e njerezve me stazh te gjate ne dogana e tatime qe dine mire cdo trick te punes dhe mos shikoni perkatesite partiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *